E premte, 29.03.2024, 02:20 PM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: Sot e 17 vjet më parë ju vunë themelet Shoqatës ’’Trojet e Arbrit’’

E diele, 13.06.2021, 09:41 AM


Foto e Shoqates ne Prizren, 23 Maj 2020

Sot e 17 vjet më parë  ju vunë themelet Shoqatës ‘’Trojet e Arbrit’’

Nga Nue Oroshi

Pikërisht sot e 17 vite më parë në Hamburg të Gjermanisë mbajtëm sesionin e parë shkencor. Aty ju vunë themelet Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë ´´Trojet e Arbrit´´ që për 12 vjet me radhë me plotë suksesë e udhëhoqi prof. dr. Muhamet Shatri që e falënderojmë për nje punë të madhe përkushtuese. Gjithashtu falënderojmë të gjithë ata studius,veprimtar,akademik e profesor të cilët kush më shumë e kush më pakë na ndjekën me përkushtim për 17 vjet me radhë. Për këto 17 vite Shoqata´´ Trojet e Arbrit ´´i mbajti 20 sesione shkencore të rregullta dhe të vecanta, në te gjitha viset etnike shqiptare,10 akademi përkujtimore dhe shkencore në Evropë. Frytet e këtyre sesioneve shkencore sollën 20 vepra enciklopedike me mbi 14. 000 mijë faqe materiale shkencore. Me punimet e tyre kush më shumë e kush më pak u angazhuan dhe botuan mbi 300 studiues shqiptar nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora atdhetare në Evropë dhe Amerikë. Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´më, 28 Nëntor 2020 e vendosi në Prizrenin e Besëlidhjeve shqiptare Monumentin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, duke e rikthyer Kastriotizmin në Prizrenin historik pas me shumë se pesë shekujve.  Këtë vit planifikojmë botimin edhe te pesë titujve të rinj shkencor. Po ashtu më 18 Korrik në Qendër të Drenicës në Skenderaj do ta mbajmë sesionin gjithëkombtarë shkencor me temën:´´Masakrat serbo-malazeze dhe të tjerve në trojet shqiptare 1912-1999´´. Ku e kanë paraqitë pjesëmarrjen shumë studiues, dhe ku dita dites kemi rritje të numrit të pjesëmarrësve. Këtë vit do të fillojmë edhe aksionin për Muranën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren. Gëzon fakti se Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´është shënderruar në një Akademi Shkencore dhe kombëtare ku për cdo vit po botojmë libra me vlerë historike dhe enciklopedike. Shpeshherë nga të gjitha viset e Shqipërisë Etnike më pyesin se si po mundeni ti dilni në krye një vëllimi kaq të madh te punëve shkencore dhe atdhetare ku një punë të tillë nuk po munden me arritë as Akademitë e Shkencave dhe Institutet e Historisë, edhe pse financohen nga buxhetet e shteteve në Shqipëri dhe Kosovë. Kurse Shoqata ´´Trojet e Arbrit´´ po arrin të kryen projekte shkencore dhe atdhetare, për cdo vit. Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Idealizmi për arritjen e një qëllimi kombtarë shpeshherë ka mposhtur veshtirsitë qoftë materiale apo veshtirsitë e tjera që nuk janë të pakta dhe që po na dalin në rrugë. Por jemi mësuar që për keto 17 vite ti largojmë me kujdes nga rruga edhe shumë cungje që po na dalin kohë pasë kohe. Pa e zgjatur shumë deshiroj ti falënderoj të gjithë ata intelektual,veprimtar e personalitete kombëtare që për 17 vite me radhë na u gjetën afër dhe na ndimuan që historia jonë e vërtetë te dalë në dritë. Në mblodhëm historinë tonë të shpërndarë në të katër anët e botës dhe e bëmë bashkë në librat enciklopedik që po botohen tash e 17 vite me radhë. Po ashtu dua të falënderoj të gjithë ata donator që na ndihmuan dhe na përkrahën tash e 17 vite me radhë. Për përkrahje financiare që ju është bërë Shoqatës ´´Trojet e Arbrit´´ nga donatorët  idealist dhe atdhetar ju jemi mirënjohës dhe falënderues për jetë të jetëve. Përkrahja e juaj financiare ka bërë që të dalin në dritë mijëra atdhetar të harruar dhe të përsektutuar e të masakruar shqiptar. Veprimtaria e tyre tash ka hyrë në analet e historisë. Gjatë këtyre 17 viteve na shkuan në amshimë edhe shumë studieus e veprimtar atdhetarë. Ata dhanë kontribut të cmuar. I kujtojmë me dhimbje të madhe. Shumica e tyre pervec që ishi studiues ata ishinë edhe atdhetar të mirfilltë. Ndihem i privilegjuarë që pata fatin te punoj shumë vite me ta. Ata e shkruan dhe e dëshmuan historin por edhe vet mbetën në histori. Shtatëmbëdhjetë vite nuk janë pak që te mbahet një organizim intensiv dhe i pandalur asnjëherë në formë vullnetare,edhe unë kur e filluam për herë të parë këtë organizim isha 17 vjet më i ri në moshën 34 vjeqare e tash veqse i kam kaluar 51 vite të jetës.

Ne jemi nisur gjithmonë nga motoja se punët duhet kryer me përkushtimin më të madh profesional dhe atdhetar. Asnjëherë nuk kemi shikuar se si mendojnë dhe se si e interpretojnë të tjerët punën tonë. Historia është ajo që do të dëshmon për punën e të gjithëve. Motoja e jonë është „Të punojmë ngadalë e punët ti kryejmë shpejt“. Çka do të thotë kjo?Kjo do të thotë se duhet punuar ngadalë dhe me perkushtim. Duhet punuar çdo ditë nga pak dhe punët kryhen shumë shpejt. Urime studiues e studiuese idealistë e idealiste dita e lindjes se Shoqatës ´´Trojet e Arbrit´´. Ju ishit ata që për 17 vite na përkrahët dhe e ngritet shoqatën ´´Trojet e Arbrit ´´në një shoqatë gjithëkombëtare e cila nuk ndalet asnjëherë në arritjen e qëllimeve për shkrimin e historisë tonë. Kësaj radhe dua ti falënderoj edhe  televizionet, mediumet e shkruara dhe elektronike, që e prezentuan punën tonë. Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´është e nisur nga studiuesit idealist dhe urojmë që ky koncept atdhetar të vazhdoj edhe për shumë dekada dhe shekuj  sepse është koncept i pastër kombëtar i cili rrënjet i ka në burimine  ujit të pastër të krojeve arbërore.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora