Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjergj Kabashi: Intervistë me Ibrahim Kelmendin - Çështja e shamisë (2)

| E hene, 14.06.2021, 09:00 PM |


“Shamiat” janë si prangat që i përdornin në mesjetë për t’i diciplinuar skllevërit

Bashkëbisedoi Gjergj – Bajram Kabashi - Drini.us

Edhe kësaj rradhe me z.Ibrahim Kelmendin biseduam për të ashtuquajturën “çështja e shamisë”.

Në vijim do të bisedojmë për tema të tjera rreth islamit politik që me dhjetëvjetsha vazhdon tu imponohet shqiptarëve.

Drini sërish do të bashkëbisedoj me shkrimtarin dhe aktivistin e njohur të çështjes kombëtare, z. Ibrahim Kelmendin, autorin e një vargu të veprave publicistike e letrare, si dhe të librit të famshëm studimor ISLAMI, Religjion agresiv (?!). Për fat të keq në morinë e islamistëve të panumërt politik në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e banuar prej shqiptarëve, Kelmendi është i vetmi që e ka dhënë dhe vazhdon ta jep përgjigjen më të plotë dhe ndihmesën e vet sqaruese – kulturore për pasojat rrënimtare të Islamit të rrethanave të “fshatit global”, i cili nuk është më ai i islami i shqiptarizuem i fshatrave shqiptare pas vitit 1912 , qyshkur përfundoj pushtimi i kalifatit islamik të Perandorisë Osmane, por është ideologji politike e fetare që e ka synim parësor islamizimin, pra asimilimin e kombeve, sikurse edhe të shqiptarëve dhe shndërrimin  e tyre përmes propagandës së pandërprerë islamike si pjesë të “umetit islamik”.

Sidomos pas çlirimit të Kosovës në qershor të vitit 1999 , Turqia neoosmane e filloj aty ku ishte e detyruar ta linte në vitin 1912 në viset shqiptare, që ti meremetonte e ti ndërtonte xhamitë e tjera, në mënyrë që popullit shqiptar t’ia jipte imazhin (pamjen e jashtme) të një populli islamik. Efektet e investimeve të këtilla të pandalshme religjioze të Turqisë, të mbështetura edhe prej agjenturës serbe të mbetur në Kosovë, po vërhen për ditë e më shumë jo vetëm në sjellje, në të folur, propagandat publike islamike, faljet dhe iftaret publike, por edhe në ndërgjegjën muslimane të një pjese të popullit, që po shtohet pasi xhamizimi i vendit po e bënë të vetën.

Në kuadër të kësaj propaganda e efekteve të saj , tashmë e kemi edhe të ashtuquajturën “çështja e shamisë”, si pjesë e simbolikës politike panislamike!

Pavarësisht se Vasa Çubrilloviq, autori i elaborateve për zhbërjen e popullit shqiptar në forma e metoda të ndryshme dhune e presioni, – e sidomos me përhapjen dhe nxitjen e identifikimit islamik të shqiptarëve, ka vdekur qyshkur, për habinë e gjithkujt rrugën e tij po e vazhdojnë imamët e panumërt të “Arnautllukut”, si dhe “politikanët shqiptarë”.

Për këtë arsye sërish Drini vendosi të bashkëbisedoj me shkrimtarin Ibrahim Kelmendi.

Drini: Imami Labinot Maliqi, në një konferencë shtypi të organizuar në Prishtinë (17.05.2021), tha: Se ka diskrimin në Liritë Fetare në Kosovë thuhet edhe në një raport të përgatitur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Aty përmenden edhe raportimet e tij (Imamit Maliqi), kur dy nxënësve të shkollës fillore, njëra në Fushë Kosovë e tjetra në Gjakovë iu ishte ndaluar hyrja në shkollë për shkak të mbajtjes së shamisë. Për arsyet e tilla, po kërkohet nga Ministria e Arsimit që ta largojë këtë ndalesë. Madje, që kërkesa panislamike të duket më e besueshme, u tha: “Ambasada amerikane mbështet kërkesën tonë për largimin e këtij udhëzimi administrativ dhe Zyra e Avokatit të Popullit e mbështet qëndrimin tonë, se kjo është diskriminuese. Ne kërkojmë që kjo të largohet por kufizimi i moshës, deri në moshën 11 vjeçare, fetarisht namazi, shamia, bëhet obligative në moshën madhore. Ne kërkojmë nga Ministria e Arsimit, nga zonja Nagavci që ta largoj sa më parë këtë ndalesë, që i pengon ato të ndjekin mësimin në shkollë. E kanë mundësinë që një padrejtësi prej 1 dekade, të largohet dhe ndalesa të jetë deri në moshën 11 vjet”. Po e zëmë që është kështu …, andaj pyes: A duhet Shqiptarët si komb unik të lejojnë indoktrinime të këtilla religjioze, pavarësisht se kush kritikon për “mosrespektimin e lirive fetare”, duke i pasur parasysh pasojat rrënimtare për kulturën shqiptare që nga përfunimi luftës së vitit 1999 e deri sot?

Ibrahim Kelmendi: Rëndom, kemi dy mënyra qasjeje për zgjidhjen e probleme shoqërore, fetare, politike. Është ajo e demokracisë dhe e diktaturave të llojllojshme. Meqë praktikojmë sistem demokratik, duhet qasje demokratike.
Për ata që pakuptimshëm hyjnizojnë e mitizojnë lirit individuala të njeriu, në rastin konkret liritë e praktikimit të lirë të religjionit, cilindo qoftë. Në përditshmëri, për hir të shoqërisë dhe individëve, në kemi shumë përkufizime të lirive individuale. Ta zëmë, janë shumë nxenës që nuk do të dëshironin të shkonin në shkollë, por shoqëria ka miratuar ligj që shkollimi 9-vjeçare është i detyrueshëm, nuk respekton lirinë as të fëmiut as të prindit; në rast se do me ndal prindi një djal të tij, sepse i duhet si bari apo për punë, shteti nuk e lejon, siç nuk do ta lejonte ndonjë prind mysliman që do ta ndalonte vajzën të mos e frekuentonte shkollën, për arsye fetare. Kemi lloj-lloj kufizimesh të lirive individuale të lëvizjes në komunikacion, për hir të mbarëvajtjen se komunikacioni.
Edhe çështja e lirive të mbulimit me “shami” të vajzave e grave, nuk vendoset duke u thirr në liri individuale, sepse liria i përkufizohet cilindo njeri që do të dilte cullak në publik, duke u thirr në lirinë individuale. Që do të thotë, kemi të drejtën demokratike të praktikojmë ndalesa për mbulim me “shami” në ambiente e institucione publike e shtetërore.
Arsyetimi me të drejtën kushtetuese për liritë fetare nuk ka të bëjë me “shami”, sepse “shamia” nuk është rekuizit i domosdoshëm mysliman, por është rekuizit diskriminues e skllavërues i vajzave e grave, i imponuar nga burrat muhamedan, kur jetonin në sisteme diktatoriale, fashistoide, duke e arsyetuar atë detyrim me norma islamike, që në fakt nuk gjenden në Kuran. Përndryshe, siç besojnë ca maço muhamedanë mendjetredhur, shpejt do të kërkojnë klasë të ndara për vajaza e djem, apo të ndalojnë fare frekuentimin e shkollave të vajzave “madhore”, e vajza “madhore” për këta të pjerdhur, janë vajzat qysh nga mosha 6-vjeçare, duke u thirr në “martesën” e Mohamedit me Aishen.
Në USA dhe ca shtete perëndimore, për hir edhe të njëfarë liberalizmi snobist, por më shumë për të shpërdoruar si model paraqitjet skllavëruese të femrave të mbuluara myslimane, që ato të shpërbëjnë si referncë krahasuese, se ka edhe më keq se padrejtësitë sociale në shoqëritë liberale, i tolerojnë “shamitë” në variantit e saj sa më groteske.
Ne nuk e kemi atë luks, sepse jemi shtet e komb i brisht dhe po toleruam këtë agresivitet islamik, të kamufluar fillimisht si liri fetare individuale për mbulim me “shami”, që do të pason me kërkesa deri edhe zëvendësimin e Kushtetutës tonë demokratike me Sharia islamike!

Drini: Literatura e shkruar për përhapjen e shamisë në Pakistan, Iran dhe vendet e tjera arabe-islamike, tregon qartë se ka ekzistuar programi i qartë i përhapjes graduale të saj. Edhe në Iran, Pakistan, Turqi e gjetiu para 30-40 vitesh kanë qenë raste të rralla që e kanë tërhequr vëmendjen e publikut të atyre femrave që kishin vendosur apo i kishin detyruar të vendosnin për ta bartur shaminë apo mbulesat e tjera edhe më ekstreme religjioze të kokës dhe trupit. Në kohën e Zylfikar Ali Buto-s në Islamabad dhe të Reza Pahlavit në Teheran, ishte krejt ndryshe, ashtu sikurse edhe ne Afganistan. Islamizimi tashmë jo vetëm që ka marrë formë, por ai është bërë formë dhe mënyrë e jetesës. Në të gjitha këto vende ekziston urrejtja e dirigjuar shtetërore kundër jo-muslimanëve, kundër hindusve, hebrenjve, të krishterëve apo “të pa feve” në përgjithësi. Njejt edhe në Turqinë erdoganiste, e cila e mori përsiper “ta rikthej lavdinë e dikurshme osmane” duke bërë investime enorme religjioze në vendet që dikur ishin të pushtuara prej saj, sidomos në viset shqiptare. Sado që mund të mos duam të shohim se çka ka ndodhur ndërkohë, pas xhamizimit që e bëri e po e bënë (kryesisht) Turqia neoosmane në të gjitha viset shqiptare e sidomos në Kosovë, tashmë gjendja ka ndryshuar dhe numri i atyre femrave që bartin shami dhe jo vetëm shami , por edhe hixhab e niqab, po shtohet dita ditës. Çka duhet bërë e që nuk është bërë deri tash për ta penguar procesin antihistorik e antishqiptar të islamizimit të kombit edhe përmes shamive?

Ibrahim Kelmendi: Të falënderoj për paraqitjen e zhvillimit të disa shpeteve islamike, ku ka sundua e po sundon dikatura dhe babarbaria muhamedane. Ndonjë mënyrë tjetër nuk kemi, pos kundërvënies demokratike, me disiplinim të islamistëve, duke ua treguar vijat e kuqe.
Fatkeqësisht, edhe shumë vajza e gra të emancipuara e liberale, po tregohen tepër naive, duke rrezikuar humbjen e lirive të tyre, prandaj nuk po mbajnë qëndrim kritik nga KM Kurti, i cili po koketon me islamistë, për hir të ca votave të dhiera të tyre.

Drini: A nuk jemi në situatë absurde si komb: pas të ashtuquajturës Luftë Nacional Çlirimtare të njohur si “koha e partizanëve”, partizanet malezeze e serbe e kishin marrë për detyrë emancipimin e femrës shqiptare, duke i detyruar ti heqin ferexhet e mbulesat e kota e të silleshin në mënyrë përafërsisht moderne, jo të mbuluara… Tash është duke ndodhur e kundërta: islamistët politikë dhe imamët janë ngritur në këmbë që të luftojnë për “cështjen e shamisë” në shkollat fillore, duke filluar pas moshës 10 vjece?! A të ngjanë situatë e ngjashme me atë në Pakistan, Iran, Turqi e vende të tjera të një bote të largët në shumë aspekte për ne?

Ibrahim Kelmendi: Gjithandej shoqërit reaksionare islamiste ngjajnë mes tyre si pikat e ujit, sepse kanë për bazë të njëjtën platformë fashistoide muhamedane.
Në korrik të vitit 1998, kur kryeshefi i CIA-së për Ballakanin, i shoqëruar me veprimtarin e shquar shqiptaro-amerikan Rexh Xhakli, më vizituan në Këln të Gjermanisë, për t’u informuar për konceptin e përcaktimet ideopolitike të LPK-së dhe UÇK-së. Njihja Rexhën qysh nga vera e vitin 1982, kur isha për vizizë pune në USA, por nuk e njihja atë kuadër të CIA, i cili kamuflohej si “biznesmen” që mund të na ofronte sasi të madhe të armëve moderne… Në një rast ia thash shkurt e shqip: “Nëse nuk do të kisha zgjidhje tjetër, pos të zgjidhja mes sundimit fashistoid të Millosheviqit apo sundimit sheriatik muhamedan, do përcaktohesha për atë të Millosheviqit, sepse është më përparimtar e më njerëzor!” Në shtator 1999, ai “biznesmeni” dhe Rexhë Xhaklin i ritakova në Hotel Grand në Prishtinë. Tashmë u dekonspirua misioni i bisedimeve në verë 1998 në Këln. Të dy e kishin mbajt mend deklarimin tim të prerë, se para do pranoja sundimin millosheviqian se sa mohamen, nëse nuk do kisha mundësi të ta fitoja lirinë.
E kujtova këtë rast, që të tregoj se më shumë do preferoja misionarizmin e partizaneve serbe dhe malazeze, se sa të islamistëve fashistoid!

Drini: Në Kosovë ka pasur edhe demonstrata të burrave e të grave për “të drejtat e muslimanëve”, sidomos për “të drejtën” për bartjen e shamisë? Si janë sjellë institucionet shkencore (jo vetëm të Kosovës) ndaj ketyre dukurive të rrezikshme, gjithsesi antishqiptare, pasi udhëheqësit shtetëror dhe mediat të thuash u shndërruan në shërbëtor të islamistëve për ta islamizuar dhe fetarizuar jetën publike të shoqërisë?
Sigurisht që i keni vërejtur edhe iftaret që shtrohen në studiot e RTV21 për “muslimanët” dhe femnat “namuzlinka” me shami?

Ibrahim Kelmendi: Para 7-8 vjetëve që organizuar protestë e madhe në Prishtinë. Propagandohej se do vinin karvanë të gjatë të autobusëve me myslimanë nga Makedonia, Shqipëria, Lugina. Kërkesa kryesore liria e mbulimit me “shamia” të vajzave në shkolla. Rastisi të isha në Prishtinë. Po e prisja me ankth protestën, sepse prisje të bëheshin mbi 100 mijë islamistë. Fatmirësisht nuk u grumbulluan as 2.500 veta! Por, edhe aq, shumë ishin, sepse thuhet me një lug kos e tharb një deti me tamel.
Qysh atë ditë u relaksova që të mos i frikësohem me tepri agresivitetit të islamistëve të politizuar, por të kujdeshëm duhet të jemi. Masat preventive kundër agresivitetit të islamistëve mercenarë janë më racionale, se heshtja dhe tolerimi tyre, meqë rrezikimi dhe pasoja nga agresiviteti i tyre do t’i kemi më të vogla.

Drini: Duke iu përgjigjur pyetjes, se: “Cili është obligimi i ynë si shoqëri muslimanësh karshi vajzave që përjashtohen nga shkolla për shkak të mbulesës?” ish-kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, Justinian Topulli, shprehimisht e thotë: “… është e nevojshme që të aktivizohen në këtë drejtim edhe organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si dhe avokatë të zotë, për ta mbrojtur çështjen e shamisë në mënyrë permanente derisa ajo të marrë zgjidhje njëherë e mirë.” Këtë kërkesë të pastër politike – islamike e ka thënë 23 maj 2014, e cila në forma të ndryshme është edhe më e pranishme sot dhe ndaj së cilës nuk reagon askush. Pse heshtë shoqëria shqiptare, si është e mundur të jenë kaq oportunist intelektualët shqiptarë në përgjithësi, z. Ibrahim Kelmendi?

Ibrahim Kelmendi: Për deklaratës e atij kleriku për herë të parë po informohen nga Ti. Si unë duhet të mos jetë informuar shumica e madhe në Kosovë e gjetiu. Ndërsa në Shqipëri intelektualët e preferojnë injorimin e të tillëve, si metodë më efikase për t’i shumëzuar me zero, sepse duke i kundërshtuar zhurmshëm, ata faktorizohen.

Drini: Shkrimtarja novegjeze dhe sudjuesja e islamit politik në botë, Hege Storhaug në hyrje të librit të saj për ndikimet politike të shamisë tek gratë, vajzat dhe femijët e shkollave fillore (E mbuluar . E zbuluar Një qërim hesapesh me naivitetin norvegjez), thotë: “Shamia është e kundërta e lirisë, medoj une. Shamia është një nënvlerësim i femrës, një shenjim i saj si njeri me të drejta të kufizuara”. Në hyrje të librit të saj e citon shkrimtaren franceze – iraniane Chahdortt Djavann, nga libri i saj: “Hudhe shaminë!”: “Qyshkur isha 13 vjeçe e derisa u bëra 23 vjeçe, une isha me shenjë. Une isha e dënuar për të qenë një grua muslimane, e shtypur dhe e mbyllur pas errësirës së shamisë. Që nga mosha 13 deri në 23. Askush ndonjëherë nuk mund të më bindë se ato ishin vitet më të lumtura të jetës sime”. A e vëren “luftën e shejtë” të Shqiptarëve e Shqiptareve të muslimanizuara për Shaminë, këtë simbol të islamit politik e të shtypjes së femrës …?

Ibrahim Kelmendi: Të vjen keq nga ata që ende nuk janë të informuar që “shamia” janë si prangat që i përdornin në mesjetë për t’i diciplinuar skllevërit. Të paktën mosha jonë do të duhej të reflektonte. Nana ime, edhe pse praktikonte Islam “tradicional” dhe mbulohej më pak se tani me “shami”, megjithatë ishte e skllavëruar dhe e poshtëruar, në bashkëshortësi, familje dhe shoqëri. Në vitin 1974 pati fat t’i vdes burri, gjegjësisht Babai im, dhe aty e tutje filloi të frymonte me lirshëm, deri sa në vitin 1975 prishi edhe agjërimin, për hir të fëmijëve, sepse as ajo as ne nuk ndiheshim mirë, ajo të agjëronte e njëkohësisht të përgatiste ushqimit për neve.
Për gratë e vajzat, që gjoja me vetëdëshirë mbulohen me “shami” islamiste, duhet ndie e shpreh keqardhje, por asnjëherë respekt!

Drini: Femra e mbuluar , sipas islamistëve politik, imamëve dhe fanatikëve të tjerë religjioz, është femër e ndershme, femër që ka “fytyrë”, moral dhe që e ruan nderin e burrit, të familjes, rrethit, fisit … Nuk është “kurvë”, sipas rojeve të islamit “famëlartë”. Po ashtu në librin e Storhaug, theksohet se: “Në rajonet franceze të dominuara prej muslimanëve, milicia religjioze, nganjëhere e armatosur, shkon derë më derë në mjediset e caktuara që mes tjerash të kontrollojnë se a janë gratë shtëpive të mbuluara.”. Kontrolle të tilla në forma më “të buta” i kemi gjithandej trojeve shqiptare. Shoqëria shqiptare duket jo vetëm e papërgatitur nga sfidat që i ka me islamin e rrethanave globale, por ajo duket e hutuar fare, apo jo?

Ibrahim Kelmendi: Po të kisha kondicionin revolucionar, si dikur, nëse do shihja polici të tillë të “moralit”, do i përbuzaj si paramilitarët e Arkanit, nëse nuk do të kisha guximin për t’i vra, si vrisnin trimat e UÇK-së marioneta millosheviqiane!
Mbaj mend në vitet e 1970-ta, motra frekuentonte shkollen e mesme në Pejë. Vëllai më i moshuar, që dhuronte Babain për moral fanatik muhamedan, pat flakareshë Motren pse e kishte hetuar duke u kthye nga shkolla me në shok klase. Pata reaguar irracionalisht: “Hera e fundit që sille si polic morali ndaj saj! Më mirë të bëhet kurvë, se skllave e moralshme si Nana jonë!” Fatmirësisht më toleroi, edhe pse ishte pesë vjet më i moshuar dhe ishte fizikisht më i fortë.
Francezët tashmë janë ndërgjegjësuar. Presidenti Macron i ka kërcënuar: “O do respektojnë ligjet e shtetin laik francez, o do të dëbohen!” (parafrazim) Fakeqësisht e ka problem për ta realizuar kërcënimin, sepse janë shumë myslimanë bukëshkal. Por, nëse nuk e kuptojnë rrezikun, në Europë mund të riciklohet edhe një hitler, tashmë kundër islamistëve…