Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Enver Bytyçi: Çfarë i tha padishahu ynë i madh Euronews-it të Serbisë?

| E shtune, 12.06.2021, 02:20 PM |


Enver Bytyçi:

Cfarë i tha padishahu ynë i madh Euronews-it të Serbisë? Shqiptarët dhe serbët duhet të pajtohen në modelin e Gjermanisë dhe Francës!

Po asokohe në Gjermani nuk e kishte pasuar Gebelsi pushtetin e Hitlerit, siç në Serbi e ka pasuar Gebelsi i Milosheviçit!

Asokohe Gjermania nuk u soll me arrogancë kundër Francës, përkundrazi i kërkoi ndjesë asaj për krimet e Hitlerit. Ndërsa ky Gebelsi i Ballkanit nuk le rast pa lavdëruar Milosheviçin dhe pa akuzuar viktimën Kosovë  "për krime" kundër agresorit!

Asokohe Gebelsi i Hitlerit shkoi në litar, ndërsa sot Gebelsi i Milosheviçit është presidenti i Serbisë, padyshim edhe miku më i mirë dhe më i madh i kryeministrit të Shqipërisë.

Prandaj Edi Rama bën avokatinë e Gebelsit të Miloshit! Dhe ndaj Aleksandër Vuçiç nuk pranon të kërkojë ndjesë për krimet dhe genocidin serb në Kosovë!