Mendime
Përparim Hysi: Opinioni dhe realiteti
E enjte, 10.06.2021, 06:39 PM
OPINIONI DHE REALITETI
Mirënjohje,
për DOKTORIN OKULIST,ALI TONUZI!
(ese)
Nga Përparim
HYSI
Opinioni
është një mendim që,kur zotëron vlera të epërme, bëhet mbizotërues apo
kategorik. SHEKSPRI e ka quajtur opinionin"zonjë të suksesit" dhe
BLAISE PASKAL"mbretëreshë e botës". Meqë po futem në
këto"hulli" ku nuk është fort e lehtë për të shkelur, do mundohem për
të dhënë ndonjë mendim që,sado pak, të cekë një opinion.
* *
*
Parabol
Ka
historianë që janë orvatur që ndonjë mendim të tyre ta "shesin" si
opinion. Po historia është mëdyshur e ka pranuar dhe nuk e ka pranuar atë. Kur
them kështu, e kam fjalën për CEZARIN. Ditën kur i bën puçin,- tregojnë,- një
grua,andej nga fundi i turmës,i bërtiti:-CEZAR,kjo letër ëshë për ty.
CEZARI,-thonë,- e mori letrën dhe tha:- CEZARI hallet e tij, i shikon në fund.
Mendimi që shetiti si opinion,por nuk u bë"mbretëreshë e
botës",është:Nëse CEZARI do lexonte letrën (aty informohej për puçin që i
mori jetën), jo vetëm do kishte shpëtuar, por dhe historia nuk do kish qenë
ashtu siç ndodhi pas vrasjes së tij.
Po
nga historia e largët një mendim që nuk vuri dot domenin si opinion. Ka
historianë që hodhën mendmin që,nëse RASPUTINI, do kishte shpëtuar, REVOLUCIONI
I TETORIT nuk do kish ndodhur.Mendim pak radikal dhe,po kaq hipotetik.
Sidoqoftë,
ka mendime individësh që kthehen në opinione. Ka individë që krijojnë një
opinion dhe ky opinion kthehet në një"kështjellë" që është zor ta
rrëzosh. Kështu ndodh,pak a shumë, me opinione për shkrimtarë,poetë,
shkencëtarë,për burrështetash,për
mjekë,artistë dhe lista është paksa e gjatë. Natyrisht, opinioni për individë
që gjallojnë krahas nesh, nuk është gjithmonë në shkallë të epërme si çdo lloj
vlerësimi që,në fund të fundit, është relativ. Por para se të jap ndonjë
shembull konkret e të jetuar, vlen të theksohet se opinioni për iks apo ypsilon
në fusha të ndyshme të jetës,kurrë nuk është i "palakueshëm" apo
si"mbretëreshë e botës".
Njeriu
fiksohet pas një opinioni dhe e sheh"mbretëreshën e botës së
tij",gati si shenjt dhe të pacënueshëm. Individi është kthyer në"opinion"
se në fushën ku operon,ka dhënë prova të mëdha suksesi. Dhe kështu,pak nga
pak,krijohet një opinion i mirë për të dhe,që të gjithë rreken që,edhe kur e
lakojnë si emër, të mbushen mirë me frymë me shenjë respekti.
Pak
më afër:
Në
vitin 1965,duke qenë ushtar me shërbimin e detyrueshëm ushtarak,m'u desh të
operohesha në SPITALIN USHTARAK TË TIRANËS. SPITALI USHTARAK me një kontigjent
të zgjedhur mjekësh specialistë të dorës së parë,të gjithë të specializuar
jashtë shtetit. STAFI i mrekullueshëm i këtyre mjekëve,kishte në krye një mjek
duarartë si KOLONEL JUL KOLIQI. Ai qe OPINIONI! Mua më operoi,po një
duarartë.si KOLONELI,DOKTOR NAZMI SHEHU dhe nuk harroj as atë dhe as dy
doktorët që vinin pas tyre:PETRAQ XOXE dhe ISMAIL FETA! Të gjithë këta dhe shto
dhe mjekun SELFO BATALLI qenë një ekip që meritonin t'u shkruaje poezi. Dhe jo veç për njërin,por
për secilin. Por,sidoqoftë, DOKTOR JUL KOLIQI qe shefi që krjonte opinion.
Dhe
opinioni,ndonjëherë,kthehet në"ilaç" apo dhe të mbushë me shpresë
Dhe
më afër; në vitin 1966, HEROI i Popullit,Kolonel MYSLIM KETA, në afërsi të
FUSHË_ARRËSIT u aksidentua me makinë.Qeveria dërgoi një elikopter me MJEKUN
KIRURG,KOLONEL NAZMI SHEHU,për t'i ardhur në ndihmë të plagosurit që mezi
priste. Treguan, mandej,që ashtu gjallë e keq, ka hapur sytë dhe ka thënë:- Nuk
paska ardhur JULI?! Dhe dha shpirt.
* *
*
Përsiata
ca si larg,vetëm e vetëm për të "shitur" një opinion timin. Jam duke
"shitur" një ndodhi të vërtetë që më ka lënë mbresa.Eseja ime ka në
epiqendër një mjek të ri,okulist. MJEKU OKULIST quhet ALI TONUZI dhe është jo
vetëm duarartë, por të shëron jo vetëm me shërbimin aq të kujdeshëm,por dhe
trajtimin aq njerëzor që i bën çdo pacienti.
Imeshoqe
po mbush 80-vjeç dhe i qe dobësuar aq
shikimi,sa mund të verbohej. Rasti dhe fati sikur u bënë si ata "binjakët
siamezë" dhe më shtytën që një listë specialistësh,pa e njohur
fare,zgjodha këtë:ALI TONUZIN. E operoi timeshoqe nga të dy sytë dhe, kur pashë
që imeshoqe shkonte perin në gjëlpërë, ndjeva aq gëzim,sa,po ta kisha doktorin
afër, do e përqafoja ngrohtësisht. Kam filluar që në mars dhe vazhdoj me ilaçe
e rivizitime dhe,kur shoh që rishikimi i saj është i plotë, nuk kam si mos e
"shes" mendimin tim si"aspirant" për opinion:-Nuk ka si
DOKTOR ALI TONUZI dhe stafi special i tij, tek KLINIKA"HALILI" në
TIRANË
Pa
modesti të rreme, unë jam paksa poet dhe me vargje,dua ta falnderoj,DOKTORIN
OKULIST ALI TONUZi:
"
SYTË e gruas sime,janë në terezi
Mirënjohe
të thellë, o DOKTOR ALI!
Po
humbnin shikimin, Ju u dhatë dritë
Unë
e imeshoqe ju urojmë me shpirt.
Dhe
si një mendim që dua të kthehet në opinion, dua të"vjedh" pak
MAJAKOVSKIN që dikur tha:-Shkoni ku të doni,unë do shkoj tek ARKA E KURSIMIT!"
Unë
do thosha:-Ju që kini nevojë për të mjekuar apo operuar sytë,shkoni tek DOKTOR
ALI TONUZI!