E premte, 29.03.2024, 12:47 AM (GMT)

Mendime

Enver Bytyçi: Sikletet e Blinken dhe sfidat e mëdha të Sali Berishës!

E marte, 08.06.2021, 07:11 PM


Sikletet e Blinken dhe sfidat e mëdha të Sali Berishës!

Nga Enver Bytyçi

Sali Berisha nuk ka lindur për t'u qaravitur. Ai nuk ka lindur as për sfida të vogla, me të cilat përballen gati të gjithë banorët e planetit. Sali Berisha bën gabime, por nuk bën gabime, të cilat e mbajnë peng në jetën e tij. Kjo sepse ai është krenar, mbart vlera, konservon një lloj integriteti, që rrallë kush mund ta marrë me mend. Prandaj ai është i destinuar të ballafaqohet me sfida të mëdha. Zoti i sprovon të fuqishmit, ata që kanë në dorë të japin mësimin e madh për shoqërinë njerëzore me siglën e të vërtetës!

Për këto arsye sekretari i Shteti,t Antony Blinken, ka gabuar kur mori vendimin e shpalljes së Sali Berishës non-grata. Madje jo aq me shpalljen e vendimit, sa me arsyetimin e atij vendimi. Nëse Blinken do ta dinte se do përballej me kongresmenët në Komisionin e Jashtëm, zor se do ta kishte marrë atë vendim. Sali Berisha do të bëhet shkak dhe pasojë e zbulimit të aferave midis Soros dhe Blinken e stafit të tij në Departamentin e Shtetit. Sepse në pamundësi të japë prova dhe fakte për arsyetimin e vendimit të shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Berisha, ai do të joshë senatorët, kongresmenët dhe median amerikane që të investigojnë se çfarë fshihet prapa atij vendimi. Kështu është kur i beson birit në shpirt të Sorosit, me emrin Edi Rama!

Berisha e nisi sfidën me padinë e tij në gjykatën franceze. Ndërkaq Blinken u tregua aq i verbër aq sa të mos mësonte se ish-kryeministri i Shqipërisë është mik i spikatur i familjes së madhe Bush. Dhe dihet se miku i "të zotit të shtëpisë" nuk dëbohet nga shtëpia! Këto që po ndodhin në Uashington janë një ogur i suksesshëm për Doktor Berishën, që ai ta fitojë sfidën e tij për dinjitetin. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar dikë që të përballet kaq guximshëm si Sali Berisha në emër të dinjitetit. Kongresmeni Lee Zeldin vetëm sa e nisi betejën e së vërtetës. Dhe e vërteta, edhe nëse vonon, ajo nuk zhduket, nuk asgjësohet.

Do të rrojmë e do të shohim se si ish-Presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, do të ringrihet, jo më në pushtet, por në dinjitetin e tij njerëzor dhe me këtë sfidë ai do t'i bëjë një shërbim të jashtëzakonshëm njerëzimit. Do të dëshmojë se e drejta dhe e vërteta nuk mund të kontestohen, se mashtrimi dhe intriga nuk janë të përjetshme! Me qëndresën dhe kuajon e tij Sali Berisha nuk do të shënojë histori vetëm për kombin shqiptar, por do të shënojë një akt historik edhe përtej kombit tonë, në vlerat e qytetërimit euro-amerikan, perendimor!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora