E hene, 18.10.2021, 09:57 PM (GMT+1)

Lajme

Reagim i shoqatës "Trojet e Arbrit" lidhur me vonesat që po i shkakton Ministria projektit të Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren

E diele, 06.06.2021, 06:33 PM


Reagim i shoqatës "Trojet e Arbrit" lidhur me vonesat që po i shkakton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës projektit të Muranës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren

Shoqata e Intelektualëve shqiptar"Trojet e Arbrit" si iniciuese e projektit kombëtar për Muranën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren,njofton opinionin e gjërë gjithëshqiptar se kanë kaluar gjashtë muaj që e kemi dorzuar të kompletuar projektin për ndërtimin e Muranës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ne Prizren, në Ministrinë e Kulturës,Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, për marrjen e lejës në qëndren historike të Prizrenit dhe vëndosjen e Muranës.

Projektin e kemi dorzuar pas përfundimit të një debati një mujor i cili ka qenë shumë interesant dhe mjaftë frytdhënës.Në këtë debat me këshilla dhe sugjerime patëm mijëra të interesuar që dhanë propozimet e tyre që do të mirren parasysh në të ardhmën.Por fatkeqësisht ka gjashtë muaj që edhe ministrja e kaluar Vlora Dumoshi edhe ministri aktual Hajrullah Çeku janë duke e neglizhuar dhe duke e vonuar në pafundësi marrjen e vendimit lidhur me kërkesën e kompletuar të Shoqatës" Trojet e Arbrit" lidhur me Muranën e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren.Shoqata "Trojet e Arbrit" për shkak të ndërrimeve që janë bërë në këtë Ministri do të presë edhe disa muaj përgjigjjën dhe nëse ne injorohemi dhe nuk marrim përgjigjje pozitive nga ana e Ministrisë do të fillojmë me planin tonë rezervë i cili do t´iu bëhet i njohur me kohë opinionit gjithëshqiptar.

Ne nuk do të lejojmë asesi që një shtet tjetër, të përzihet në marrjen e vendimeve në institucionet e Republikës se Kosovës  të ndalon e të bllokon projektet e figurave tona madhore gjithëkombëtare.Në këtë periudhë kohore kemi marrë mijëra mesazhe urimi nga të gjitha trojet etnike shqiptare lidhur me këtë projekt i cili do ti jep madhështinë qytetit historik Prizrenit ku në një sipërfaqe të afërt do të gërshetohen tri periudha historike ajo e mesjetës me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun,ajo e kohës se re me lidhjen shqiptare të Prizrenit me figurat udhëheqëse të kësaj Lidhje, si dhe periudha e kohës më të re me Adem Jasharin komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Çdo ministre apo ministër duhet ta dijë shumë qartë se pozitat që ata bartin në institucionet e Kosovës janë kalimtare kurse figurat tona historike janë të përhershme sa do të ekzistoj shqiptaria. 

Në emër të  150  Intelektualëve shqiptar të shoqatës"Trojet e Arbrit"reagon Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Arbana Xharra: Nderroi jete nena qe iu vrane pese djem nga serbet Alma Lama: Edhe nje deshtim spektakolar i ministres se puneve te jashtme “Kosova është Serbi dhe Palestina shtet”, palestinezët mbajnë protestë në Beograd Fjalimi i Kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu për Kosovën, 1999 Organizata e Gruas Shpresë & Paqe: Mbështesim kandidaturën e Z. Agron Shehaj për Kryetar të PD në Shqipëri Video editorial i “Koha Jonë”: Plani kriminal i Rilindjes, 100 mijë banesa do shemben pas zgjedhjeve Ipeshkvijtë e Shqipërisë: Kush e shet votën, ka shitur dinjitetin e vet Ibrahim Hajdarmataj: Takime me zgjedhësit në Tropojë Mbyllja e Agon Channel/ Rama merr për fushatë gjobën 110 milionë euroshe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Gjesti dhe prekja fizike e gazetares Edona Haklaj nga Kryeministri, një rast i paprecedent Arbana Xharra: Sherim te shpejte mik, Kosova nuk e meriton guximin dhe perkushtimin tend! Kristjan Dukaj: Pakicat në Mal të Zi nuk duan getoizim Ramush Haradinaj: Arbën Xhaferi mbetet udhërrëfyes i brezave! Nebil Çika: Çnderimi i Skraparit! Vjosa Osmani, më parë: Kurrë nuk vij në Vetëvendosje Frashër Demaj: Biznesmenët shqiptarë nga diaspora duhet të investojnë në Kosovë Abuzojnë me foton e tij, reagon shkrimtari i njohur, Kristaq Turtulli Isa Mustafa: Vranë Enver Malokun, por jo veprën e tij të madhe Këngëtari i mirënjohur, Selami Kolonja: Edhe unë jam Çam! Takim përkujtimor: Gjenocidi dhe masakra serbe e 1.520 banorëve me 1921 në Prapashticë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora