E enjte, 25.04.2024, 01:59 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Erdogan shquhet për korrektësi, respekt, burrëri e sinqeritet

E diele, 06.06.2021, 09:43 AM


Mbi marrëdhëniet shqiptaro-turke  dhe mbi vizitën e  Kryeministrit Rama në  Turqi

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës së tij më të fundit në Turqi: 

“Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

-Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik.

-Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë.

-Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma”.

Shteti turk dhe Presidenti i tij Edogan shquhen për korrektësi, për mbajtje dhe respektim marrëdhëniesh e marrëveshjesh, për burrëri e sinqeritet. Turqia prej vitesh është shteti më humanitar në botë, dhe që mban peshën kryesore të krizës së refugjatëve duke strehuar me miliona sirianë dhe që përballet edhe me terrorizmin.

Në Turqi kanë gjetur strehë,përkrahje, liri dhe janë integruar në jetën ekonomike,politike dhe në  atë më të lartë shtetit turk shqiptarët që janë deri dhe me miliona,të cilët prej mbi 150 vite e gjatë tyre janë përndjekur e dëbuar nga trojet etnike të tyre nga kolonizatori genocidist serbo-rusosllav, dëbuar prej rreth 700 fshatrave të Toplicës dhe nga Kosova, Maqedonia e Greqia.

Ashtu edhe si më herët qe gjatë shekujve të Perandorisë  Osmane ku shqiptarët jetonin lirshëm dhe gëzonin privilegje, poste e detyra nga më të lartat shtetërore në tërë Perandorinë. Dhe nisur nga këto fakte marrëdhëniet shqiptaro-turke kanë edhe simbolikën e vecantë si marrëdhënie mes popujsh miq dhe padyshim edhe se shumica shqiptarëve janë muslimanë. Turqia ky supershtet i fuqishem nuk ka nevojë për ndihmë as nga Shqipëria e as nga Kosova,por vetëm sa shqiptarët marrin ndihma dhe kanë mbështetjen e Turqisë në rrugën e shtendërtimit dhe të zhvillimit.

Përkatësia fetare dhe zgjedhja e besimit është liria dhe e drejta e parë universale e njeriut prej nga e kanë pastaj burimin liritë dhe të drejtat e tjera të njeriut. Se si dhe në cfarë besojnë shqiptarët muslimanë, ata nuk kanë pse pyesin as europianët, as islamofobët  shqiptarë dhe askënd tjetër dhe as nuk ka pse t’u marrim pëlqimin apo mospëlqimin e tyre, ashtu sikurse edhe popuj europianë, amerikanë  dhe ata aziatikë  qe kanë të drejtën e tyre për të zgjedhur besimin e tyre.

Turqia prej 100 vitesh është shtet modern dhe nuk është shtet dhe as perandori   osmane. Prandaj vetëm dashakeqësit, injorantët dhe islamofobët e shohin dhe e keqinterpretojnë miqësinë shqiptaro-turke  duke gërmuar e gjetur “justifikime”, duke edhe  fabrikuar fallcohistorira  dhe genjeshtra mesjetare, dhe duke intriguar me hipokrizi për  kërcënimin neootoman.  Historia e Lavdishme e Perandorisë Osmane ka qenë një histori e nje perandorie shumëetnike, ku ishte normale se edhe ka pasur edhe konflikte,luftra e kryengritje dhe vetëm në shekullin e fundit të ekzistencës së saj u zhvilluan luftra për pavarësi dhe për shtete kombëtare të cilat  cuan në shpërbërjen e Perandorisë, ku edhe vetë turqit u shkëputën nga osmanizmi dhe formuan shtetin e tyre kombëtar që është sot, Turqia. 

Po të veprojnë sipas kësaj logjike të gjitha kombet e shtetet e sotme, ato të cilat kanë pasur përplasje, luftra e konflikte mes vete në të kaluarën,pra po të  shikonin prapa në histori nuk do të kishte pasur marrëdhënie Britani-France të cilat kanë qenë 100 vjet në luftra të përgjakshme; nuk do të ishin aleatë  në NATO, SHBA ,Britania e Franca  me Gjermaninë; nuk duhet të kishte   aleancë amerikano-japoneze; dhe po të  paragjykohen gjërat nga pikëpamja  fetare  nuk do të kishte pasur as aleancë p.sh. amerikano-saudite.

Kështu edhe Turqia e shteti turk karshi marrëdhënieve shqiptaro-turke kanë mbajtur qëndrim korrekt dhe jo konjukturash  dhe  pa  paragjykime, pasi Turqia, shteti dhe autoritetet turke kanë respektuar gjithmonë shtetin shqiptar dhe shqiptarët  pa marrë parasysh se cila parti politike  apo kush ka qenë kryeministër e president  në Shqipëri qoftë Berisha, Nano, Meta, Moisiu, Majko, Nishani  dhe tani Edi RAMA.

LEXONI:

REXHEP SHAHU: PUSHTIMI I "BUTË" AGRESIV TURK NDAJ SHQIPTARËVE



(Vota: 22 . Mesatare: 1/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora