Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shyqyri Fejzo: Kryetari i Komitetit

| E premte, 04.06.2021, 06:04 PM |


Kryetari i Komitetit

Nga Shyqyri Fejzo

Emrimi im ekonomist në Komitetin Ekzekutiv, mbas mbarimit të shkollës së lartë u bë pothuajse në një kohë me ndërrimin e kryetarëve të atij Komiteti.  Ish kryetari Latif Shehu, njeri puntor, i drejtë dhe i respektuar nga populli i Gramshit u transferua në një përfaqësi diplomatike në Hungari.  Në vend të tij u emrua Irfan Celkupa,ish kryetar I Komitetit Ekzekutiv të Tiranës.

Është normale dhe e zakonëshme që shpesh kuadro të këtij rangu shoqërohen dhe me ngjarje e ndodhi nga jeta e veprimtaria e tyre. Një lloj prezantimi ky që shoqëron e vesh areolën e tyre me një civi të pa shkruar, por që ekziston e shëndetëshme në popull.  Për kryetar Irfanin nga thënie të njerëzve që e kanë njohur dhe  ato që ka treguar Irfani ka tregime të bukura,plot humor.  Do ndalem nëdy prej tyre të cilat i kam dëgjuar nga tregime të vetë ish kryetarit në rrethana krejt shoqërore.

Me ish kryeministrin Mehmet Shehu, kur ishte kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës ka pasur takime, mardhënie e biseda të cilat mbahen mend gjatë.  Ai e njihte mirë dhe që nga lufta Irfanin.  Kishte dëshirë ta ngacmonte publikisht, se e dinte që atij “nuk i mbante goja arra” në cdo situatë.  Publikisht në prani dhe të personalteteve të tjera, para se të fillonte një mbledhje, i drejtohet. ” Hë,more Irfan! Ke kohë që të njoh dhe kështu, të dobët të mbaj mend, të hollë të lehtë, si gjemb.  Ja dhe kryetar i Tiranës nuk ke vënë pikë dhjami.  Cuditem me ty? Me se ushqehesh?” Kjo është e vërtetë shoku kryeministër.  Po më lejo pa u zemruar, të tregoj dicka me këtë dobësinë.  “Hë more kryetar, folë, cfarë do na tregosh. ” Dhe Irfani vazhdoi:” Një pasanik dikur thirri qehajain e tij dhe i tha:"Dëgjo këtu.  Po tëjap këtë qingj që sot peshon 10 okë.  Dua të ma mbash mirëdhe pas një viti kur ta kërkoj unë, të jetë po 10 okë. ” Dhe Qehajaj e mori qingjin, e ushqente mirë e mirë dhe pas cdo jave i nxirte një ujk që e shikonte me lakmi.  Qingji tmerrohej kur shihte ujkun dhe bënte një okë firo.  Dhe kështu ai e mbajti qingjin një vit dhe ja dorëzoi pasanikut po 10 okë.  Ku të shtoj peshë e të vë dhjamë unë këtu në Tiranë,kur na thërret në raportime,na merr në telefon cdo javë e më tepër. ” Kryeministri atë moment i drejtohet i nxehur. ”Po pse more Irfan, mua ujk më bëre ti?”.  “E kishim fjalën pa zemruar, për shëndoshjen, shoku Kryeministër. ”

Në një rast tjetër në Gramsh kishte ardhur një gazetar I gazetës “Bashkimi”, me të cilin njiheshim prej shkollës mesme dhe të lartë,F. Shahinllari.  U takuam me mall dhe u ulëm në turizmin e Gramshit të pimë nga një kafe.  “Jam orientuar të shkruaj një shkrim kritik për rrethin e Gramshit, ndaj kam ardhur. ” tha midis të tjerave Gazetari.  “Kështu, i dashur Fiqri, ndryshon puna. ” i them.  Mendoj të shkojmë të takojmë kryetarin e Komitetit njëherë. Pastaj ti vazhdo punën. ” Kështu bëmë.  E njoftova kryetarin  dhe më tha, “ejani menjëherë  brenda”.  Kur mori vesh se gazetari do të shkruante një shkrim kritik, Irfani u mbush me frymë, psheretiu dhe në koefidencëiu drejtua Fiqriut me atë tiranësen e tij karakteristike.  “Me shkru ti o cuno një artikull të të tillë, mua që të nesërmen kanë me më ardh nga 25 rrethet 25 zarfa ku të jetë futur artikulli juaj.  Se  pothuaj se të gjithë drejtues të rretheve më kanë nga një borxh. Se unë, c’është e vërteta i kam ngacmuar shumë.  Pastaj ti paske dhe shokun tuaj, Shyqyriun. Dhe ky shkruan.  Gjeni një temë tjetër për rrethin tonë të vogël. ” “Dakord. Bindem. ” tha Fiqriu. ”Pome një kusht shoku Irfan.  Për ju tregojnë shumë ndodhi, gati në nivelin e barcoletave për jetën tuaj, për kohën që ke drejtuar si kryetar i Tiranës. Na trego vetëm një prej tyre të lutem. ” Dhe ai filloi.

”Kur isha kryetar i Tiranës do ndeshesha me shumë probleme.  Një ditë në listën e pritjes pashë dhe emrin e një ish partizani që e njihja heret.  I them asaj shefes së shërbimit pritjes që më sollilistën, ky person të vjë menjëherë dhe tani.  Hyri i qeshur. U takuamme mall. E ula në një kollutuk aty në anën e tavolinës së ulët që kishim për raste të vecanta.  Këmbyem fjalët e fillimit dhe i thashë:”Hë! Fol, si e ke hallin?” Më tregoi ku punonte, aidhe e shoqja. Më tha se kishte martuar vajzën dhe djalin.  Kemi një hyrje dy dhoma dhe një guzhinë” Nuk qënke dhe keq” i them. se strehimi në Tiranë ka shumë probleme. Në një hyrje si jotja dy dhoma e një guzhinë kemi jo vetëm dy kurorë po edhe tre. Popërpiqemi me ndërtimet e reja” I them.  Kam një problem shoku Irfan. Më ngacon ai djall stomaku dhe nxjerr shumë gaze, pordhë shqip muhabeti.  Ndaj të lutem, shikoni të më shtoni dhe një dhomë. ” E donte një përgjigje të kripur.  I them”Dëgjo o mik I vjetër. Do e kem parasysh një zgjerim për të ardhmen për ty. Po një gjë duhet të dish. Si Komitet Ekzekutiv nuk kemi dhënë asnjë herë qoftë dhe një dhomë apo njëaneks  për të pjerdhur. ” Kështu mbaroi ajo pritje. Të nesërmen merr në telefon Kryeministri.  Më thuaj shkurt cfarë po bëni me strehimin o Irfan? Fillova ti raportoj.  “Po për të pjerdhur a kini dhënë zgjerim?” “A,dikush e ka nxjerrë këtë secret, se unë nuk e kam biseduar me njeri. ’” I u përgjigja.

Ishte muaji qershor 1968. Na thirrinë zyrë Hyqmet Bylykun ish kryezoteknik i rrethit dhe mua.  “Njoftoni barinjtë e Gribës, Sojnikut që më 15 qershor, në vartësi dhe të motit, të bëjmë një takim në kullotat alpine të Gribës.  Ata atje i kanë tufat me dele tani. Ti Hyqmet përgatit dhe disa fletë me problemet që kemi përpara dhe si duhet të punojmë për përmirësimin racor, sigurimin e ushqimit etj. ”Dakord shoku Kryetar, po atje në kullota nuk ka rrugë automobilistike, kështu që do të udhëtojmë në këmbë mjaft rrugë. ” “Ah more të shplaftë mortja. Pse pak mushka ka në Gribë e Sojniku, ore!” Dhe kështu më 15 qershor, një ditë e bukur me diell u nisëm dhe sosëm që në mëngjes në Gribë. Aty në Lilaj ka na la makina, kishte dalë Dike Veliu (Ish kryetar I këshillit popullor të Gribës) një njeri me një zgjuarsi natyrale për tu admiruarsi dhe 3-4 vetë të tjerë me 4-5 mushka.  Hipëm në kafshë dhe muarëm rrugën drejt kullotave alpine.  Natyrë shumë e bukur me variacione, pyll, kullota, maja që bien pingul, një ujëvarë e mrekullueshme ndante dy pjesë të shkëmbit gjigand.  Pas dy orë udhëtim me kafshë,më në fund arritëm në një vend ku mbaronte pylli i ahut përzier me p;ishë e rrobull dhe fillonte kullota alpine.  Spiër, deri në horizont e afër majave të maleve, në pllaja mund të kullosnin disa tufë me dele. Takuam barinjtë me rradhë. Aty ishin disa barinj titullarë, si Teme Rika, Veis Qose, Baze Tarko, Hodo Rika e të tjerë.  Kur e pa Dike Veliun me Teme Rikën që kishin kapur e mbanin  një hell me një mish të pjekur dhe po shkonin në një hije ku kishin vendosu disa batanie e do qëndronim për drekë,Irfani ju drejtua Dikes. ”Dike more të shplaftë mortja po si ore kini therur goxha qingj! Pse ore ndaj kemi ardhur ne të shtojmë kështu bagëtinë!” Dikja ndaloi, shikoi njëherë për rreth dhe tha: “O shoku Kryetar! Ne deshëm ti marrim vetëm një shpatull, po ai nuk jetonte dot dhe e therëm fare. ” Plasi një e qeshur ngjitëse që i zu të gjithë.  Më pas u bë takimi ky Hyqmet Bylyku foli për zhvillimin e të imtave dhe rezervat kullosore të maleve tona.  Barinjtë në diskutimet e tyre ngrinin probleme, po kishin shpesh dhe ndonjë dozë ironie.  Shpesh dalloheshin fjalët; “ju nuk e dini sa vështirësi kemi ne! “Dimri këtu është i ashpër. ” Ne gëzohemi që na erdhët këtu”.  Ta dini ju se sa i vështirëështë zanati I cobanit. ”, “Ju jinni zyrtar dhe nuk e njihni jetën e bariut…” etj.  Atëhere si përgjigje e tyre e merr fjalën dhe Irfani. Shkurt e konkretisht u ndal ai. Pastaj ju lut Teme Rikës e Veis Qoses.  “Ato aty lart janë tufat tuaja?” Po” u përgjigjën ata.  “A do më lejoni që tu fishkëllej njëherë deleve tuaja?” Oh!Qoftë e bërë ore kryetar po të kesh dëshirë. ” thanë ata gati një zëri.  Irfani u ngjit mbi një gur aty afër dhe fishkëlleu vetëm tri herë.  Dhentë ngritën kokën dhe u turrën duke blegërirë drejt nesh.  “Po ti u fishkëlleve si ne kur u shtiem kripë në gjollë” foli Baze Tarkoja.  “Ah more ju shplaftë mortja. Po edhe unë bari kam qënë. Ju më shikoni me këto poture sot, po gunën e kërrabën kam mbajtur më parë dhe unë. ” Ishtë një befasi që në atë takim la mbresa.  Kryetari I Komitetit kishte takuar kolegët.