| E premte, 04.06.2021, 06:04 PM |
Kryetari i Komitetit
Nga
Shyqyri Fejzo
Emrimi
im ekonomist në Komitetin Ekzekutiv, mbas mbarimit të shkollës së lartë u bë
pothuajse në një kohë me ndërrimin e kryetarëve të atij Komiteti. Ish kryetari Latif Shehu, njeri puntor, i
drejtë dhe i respektuar nga populli i Gramshit u transferua në një përfaqësi
diplomatike në Hungari. Në vend të tij u
emrua Irfan Celkupa,ish kryetar I Komitetit Ekzekutiv të Tiranës.
Është
normale dhe e zakonëshme që shpesh kuadro të këtij rangu shoqërohen dhe me
ngjarje e ndodhi nga jeta e veprimtaria e tyre. Një lloj prezantimi ky që
shoqëron e vesh areolën e tyre me një civi të pa shkruar, por që ekziston e
shëndetëshme në popull. Për kryetar
Irfanin nga thënie të njerëzve që e kanë njohur dhe ato që ka treguar Irfani ka tregime të
bukura,plot humor. Do ndalem nëdy prej
tyre të cilat i kam dëgjuar nga tregime të vetë ish kryetarit në rrethana krejt
shoqërore.
Me
ish kryeministrin Mehmet Shehu, kur ishte kryetar i Komitetit Ekzekutiv të
Tiranës ka pasur takime, mardhënie e biseda të cilat mbahen mend gjatë. Ai e njihte mirë dhe që nga lufta
Irfanin. Kishte dëshirë ta ngacmonte
publikisht, se e dinte që atij “nuk i mbante goja arra” në cdo situatë. Publikisht në prani dhe të personalteteve të
tjera, para se të fillonte një mbledhje, i drejtohet. ” Hë,more Irfan! Ke kohë
që të njoh dhe kështu, të dobët të mbaj mend, të hollë të lehtë, si gjemb. Ja dhe kryetar i Tiranës nuk ke vënë pikë
dhjami. Cuditem me ty? Me se ushqehesh?”
Kjo është e vërtetë shoku kryeministër.
Po më lejo pa u zemruar, të tregoj dicka me këtë dobësinë. “Hë more kryetar, folë, cfarë do na tregosh.
” Dhe Irfani vazhdoi:” Një pasanik dikur thirri qehajain e tij dhe i
tha:"Dëgjo këtu. Po tëjap këtë
qingj që sot peshon 10 okë. Dua të ma
mbash mirëdhe pas një viti kur ta kërkoj unë, të jetë po 10 okë. ” Dhe Qehajaj
e mori qingjin, e ushqente mirë e mirë dhe pas cdo jave i nxirte një ujk që e
shikonte me lakmi. Qingji tmerrohej kur
shihte ujkun dhe bënte një okë firo. Dhe
kështu ai e mbajti qingjin një vit dhe ja dorëzoi pasanikut po 10 okë. Ku të shtoj peshë e të vë dhjamë unë këtu në
Tiranë,kur na thërret në raportime,na merr në telefon cdo javë e më tepër. ”
Kryeministri atë moment i drejtohet i nxehur. ”Po pse more Irfan, mua ujk më
bëre ti?”. “E kishim fjalën pa zemruar,
për shëndoshjen, shoku Kryeministër. ”
Në
një rast tjetër në Gramsh kishte ardhur një gazetar I gazetës “Bashkimi”, me të
cilin njiheshim prej shkollës mesme dhe të lartë,F. Shahinllari. U takuam me mall dhe u ulëm në turizmin e
Gramshit të pimë nga një kafe. “Jam orientuar
të shkruaj një shkrim kritik për rrethin e Gramshit, ndaj kam ardhur. ” tha
midis të tjerave Gazetari. “Kështu, i
dashur Fiqri, ndryshon puna. ” i them.
Mendoj të shkojmë të takojmë kryetarin e Komitetit njëherë. Pastaj ti
vazhdo punën. ” Kështu bëmë. E njoftova
kryetarin dhe më tha, “ejani
menjëherë brenda”. Kur mori vesh se gazetari do të shkruante një
shkrim kritik, Irfani u mbush me frymë, psheretiu dhe në koefidencëiu drejtua
Fiqriut me atë tiranësen e tij karakteristike.
“Me shkru ti o cuno një artikull të të tillë, mua që të nesërmen kanë me
më ardh nga 25 rrethet 25 zarfa ku të jetë futur artikulli juaj. Se
pothuaj se të gjithë drejtues të rretheve më kanë nga një borxh. Se unë,
c’është e vërteta i kam ngacmuar shumë.
Pastaj ti paske dhe shokun tuaj, Shyqyriun. Dhe ky shkruan. Gjeni një temë tjetër për rrethin tonë të
vogël. ” “Dakord. Bindem. ” tha Fiqriu. ”Pome një kusht shoku Irfan. Për ju tregojnë shumë ndodhi, gati në nivelin
e barcoletave për jetën tuaj, për kohën që ke drejtuar si kryetar i Tiranës. Na
trego vetëm një prej tyre të lutem. ” Dhe ai filloi.
”Kur
isha kryetar i Tiranës do ndeshesha me shumë probleme. Një ditë në listën e pritjes pashë dhe emrin
e një ish partizani që e njihja heret. I
them asaj shefes së shërbimit pritjes që më sollilistën, ky person të vjë
menjëherë dhe tani. Hyri i qeshur. U
takuamme mall. E ula në një kollutuk aty në anën e tavolinës së ulët që kishim
për raste të vecanta. Këmbyem fjalët e
fillimit dhe i thashë:”Hë! Fol, si e ke hallin?” Më tregoi ku punonte, aidhe e
shoqja. Më tha se kishte martuar vajzën dhe djalin. Kemi një hyrje dy dhoma dhe një guzhinë” Nuk
qënke dhe keq” i them. se strehimi në Tiranë ka shumë probleme. Në një hyrje si
jotja dy dhoma e një guzhinë kemi jo vetëm dy kurorë po edhe tre. Popërpiqemi
me ndërtimet e reja” I them. Kam një
problem shoku Irfan. Më ngacon ai djall stomaku dhe nxjerr shumë gaze, pordhë
shqip muhabeti. Ndaj të lutem, shikoni
të më shtoni dhe një dhomë. ” E donte një përgjigje të kripur. I them”Dëgjo o mik I vjetër. Do e kem
parasysh një zgjerim për të ardhmen për ty. Po një gjë duhet të dish. Si
Komitet Ekzekutiv nuk kemi dhënë asnjë herë qoftë dhe një dhomë apo
njëaneks për të pjerdhur. ” Kështu
mbaroi ajo pritje. Të nesërmen merr në telefon Kryeministri. Më thuaj shkurt cfarë po bëni me strehimin o
Irfan? Fillova ti raportoj. “Po për të
pjerdhur a kini dhënë zgjerim?” “A,dikush e ka nxjerrë këtë secret, se unë nuk
e kam biseduar me njeri. ’” I u përgjigja.
Ishte
muaji qershor 1968. Na thirrinë zyrë Hyqmet Bylykun ish kryezoteknik i rrethit
dhe mua. “Njoftoni barinjtë e Gribës,
Sojnikut që më 15 qershor, në vartësi dhe të motit, të bëjmë një takim në
kullotat alpine të Gribës. Ata atje i
kanë tufat me dele tani. Ti Hyqmet përgatit dhe disa fletë me problemet që kemi
përpara dhe si duhet të punojmë për përmirësimin racor, sigurimin e ushqimit
etj. ”Dakord shoku Kryetar, po atje në kullota nuk ka rrugë automobilistike,
kështu që do të udhëtojmë në këmbë mjaft rrugë. ” “Ah more të shplaftë mortja.
Pse pak mushka ka në Gribë e Sojniku, ore!” Dhe kështu më 15 qershor, një ditë
e bukur me diell u nisëm dhe sosëm që në mëngjes në Gribë. Aty në Lilaj ka na
la makina, kishte dalë Dike Veliu (Ish kryetar I këshillit popullor të Gribës)
një njeri me një zgjuarsi natyrale për tu admiruarsi dhe 3-4 vetë të tjerë me
4-5 mushka. Hipëm në kafshë dhe muarëm
rrugën drejt kullotave alpine. Natyrë
shumë e bukur me variacione, pyll, kullota, maja që bien pingul, një ujëvarë e
mrekullueshme ndante dy pjesë të shkëmbit gjigand. Pas dy orë udhëtim me kafshë,më në fund
arritëm në një vend ku mbaronte pylli i ahut përzier me p;ishë e rrobull dhe
fillonte kullota alpine. Spiër, deri në
horizont e afër majave të maleve, në pllaja mund të kullosnin disa tufë me
dele. Takuam barinjtë me rradhë. Aty ishin disa barinj titullarë, si Teme Rika,
Veis Qose, Baze Tarko, Hodo Rika e të tjerë.
Kur e pa Dike Veliun me Teme Rikën që kishin kapur e mbanin një hell me një mish të pjekur dhe po shkonin
në një hije ku kishin vendosu disa batanie e do qëndronim për drekë,Irfani ju
drejtua Dikes. ”Dike more të shplaftë mortja po si ore kini therur goxha qingj!
Pse ore ndaj kemi ardhur ne të shtojmë kështu bagëtinë!” Dikja ndaloi, shikoi
njëherë për rreth dhe tha: “O shoku Kryetar! Ne deshëm ti marrim vetëm një
shpatull, po ai nuk jetonte dot dhe e therëm fare. ” Plasi një e qeshur
ngjitëse që i zu të gjithë. Më pas u bë
takimi ky Hyqmet Bylyku foli për zhvillimin e të imtave dhe rezervat kullosore
të maleve tona. Barinjtë në diskutimet e
tyre ngrinin probleme, po kishin shpesh dhe ndonjë dozë ironie. Shpesh dalloheshin fjalët; “ju nuk e dini sa
vështirësi kemi ne! “Dimri këtu është i ashpër. ” Ne gëzohemi që na erdhët
këtu”. Ta dini ju se sa i vështirëështë
zanati I cobanit. ”, “Ju jinni zyrtar dhe nuk e njihni jetën e bariut…”
etj. Atëhere si përgjigje e tyre e merr
fjalën dhe Irfani. Shkurt e konkretisht u ndal ai. Pastaj ju lut Teme Rikës e
Veis Qoses. “Ato aty lart janë tufat
tuaja?” Po” u përgjigjën ata. “A do më
lejoni që tu fishkëllej njëherë deleve tuaja?” Oh!Qoftë e bërë ore kryetar po
të kesh dëshirë. ” thanë ata gati një zëri.
Irfani u ngjit mbi një gur aty afër dhe fishkëlleu vetëm tri herë. Dhentë ngritën kokën dhe u turrën duke
blegërirë drejt nesh. “Po ti u fishkëlleve
si ne kur u shtiem kripë në gjollë” foli Baze Tarkoja. “Ah more ju shplaftë mortja. Po edhe unë bari
kam qënë. Ju më shikoni me këto poture sot, po gunën e kërrabën kam mbajtur më
parë dhe unë. ” Ishtë një befasi që në atë takim la mbresa. Kryetari I Komitetit kishte takuar kolegët.