E premte, 19.04.2024, 04:20 AM (GMT+1)

Mendime

Nikoleta Kovaçi: Lirimi i kasapit te Palermos dhe na...

E premte, 04.06.2021, 08:59 PM


Lirimi i kasapit te Palermos dhe na...

Nga Nikoleta Kovaçi

Sot, tane diten m’ka mbet mendja te lirimi i Giovanni Brusces, per ju qe ae dini, asht personi qe aktivizoi sulmin baebar ndaj Giovanni Falcones, atij te vertetit, e jo ktyne sheikeve tone qe ambasadoret i quajne me emnin e tij! Ka vrare me dhjetera e ka plagos me qindra! Mbi te gjitha krimet mizore qe ka krye jane dy vrasje ne Palermo; te nje vajze shtatzane dhe te nje djali 13 vjeç!

Per djalin, nje femije me te cilin kishte lujt kur ishte ma i vogel, i cili e kishte te atin ne burg, ai deshmoi se ishte nje monster e pabese, nje killer qe spyeste tej ineteresave te tij e te Cosa Nostres teksa e mbajti dy vjet peng dhe masanej e dogji me acid, pse i ati bashkepunoi me drejtesine! Brusca e dogj te birin 13 vjeç! Ndersa per vajzen e masakrueme me  femije ne bark askush nuk gjeti arsye se pse e bani!

Brucsa masi u arrestue, vendosi me bashkepunu me drejtesine! Drejtesia pranoi deshmine e nje monstre, nje perbindeshi famekeq dhe nje killeri gjakftohte; ne kembim sigurisht qe do te ishte liria e tij! Ia arriti! Italia u trondit prape! U levizen eshtrat e dhjetera te pafajshmeve te vrame nga dora e tij! Shteti italian u turpnue perballe ligjit te vet qe shkon ne favor te monstrave!

E ndersa shkruaja per të, mendja me rrinte tek monstrat tona qe vrasin pa iu dridh qerpiku, qe denohen per mbajtje pa leje armesh, qe largohen pasi te kene krye masakra e i mban Perendimi ne shplake te dores me bekimin e shtetit shqiptar! Masanej rrija e mendoja mbi reagimin tone, kir na lirohen ky lloji, qe pasurojne gjyqtarë e prokurorë, i bajne topmodele e miliardere, ndersa gjaku i radhes shihet si aset i garantuem per ta!

Shqipnia ka kohe qe s’reagon; as kur nje femije i masakrohet ne grumbullin e plehnave, as kur nje femije merret zvarre ne rruge nga ambulanca e mafies se shendetesise, as kur nje femije i bie mbi fytyre suvaja e dhomes se spitalit! Shqipnia nuk mund te reagoje kur lirohet nje perbindesh, sepse ate e puneson shteti, partia, bashkia! Sepse ai asht miku i pasanikeve te vendit, i atyne qe harrojne e miratojne ligje, i analfabeteve qe nuk dine me i lexu as titujt e diplomave te tyre, as te doktoraturave; ata madje edhe firmen e hedhin me gisht, fiks si ata per te cilet hartohen kto ligje!

Shqipnia hesht kur lirohet nje killer, sepse ai asht i famshem! Ka dale ne TV e gazeta dhe ia njohin te tana bamat prej te forti e parelliu! Ai neser munder me kane deputet e minister, kryeminister e diplomat! Shqipnia hesht sepse nje vrases vret prape, po vec lutet qe mos e sjellte Zoti nga shpia jeme!

Ndersa Italia reagoi nga te kater anet; kunder shtetit, ligjit, mafies, kodit dhe jetes! Shqipnia ka kohe qe s’leviz kur shtypet nga shteti, ligji, mafia dhe kodet! Me jeten ka kohe qe s’ka ma lidhje! I duket e larget dhe e tepert!

Na kena brusca-t tanë me shumicë, qe vrasin diten per diell, qe s’pyesin per shtet, ligj, kod as jete, sepse ata jane shteti, ligji, kodet dhe fuqia! Mafia ketu asht si ajo e Palermos; e pameshire dhe e pakode! E na s’jena italianë, na s’dimë se sduam te jena si italianët qofte edhe vetëm e me veten!



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora