E marte, 21.09.2021, 12:08 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Shefqet Dibrani: Koncepti evropian i shkollës kosovare

E enjte, 03.06.2021, 08:50 PM


KONCEPTI EVROPIAN I SHKOLLËS KOSOVARE

(Vizitë në Shkollën Fillore të Mesme e Ulët "JAHË SALIHU", në Molliq të Gjakovës, 20 maj 2021.)

Nga Shefqet Dibrani, shkrimtar

Ish nxënësi i shkollës, ing. Islam Sadiku, dikur oficer i karrierës e tash mërgimtar në Zvicër, ishte inciator për vizitën që patëm në Shkollën Fillore të Mesme e Ulët „JAHË SALIHU“, në fshatin Molliq, komuna e Gjakovës. Atë ditë, fillimisht na priti drejtori i shkollës z. Isa Zenuni, natyrisht s’bashku me një pjesë të stafit punonjës të shkollës, në mesin e të cilëve i mbajta mend emrat e arsimtarëve: Shqipe Selmani, Abedin Haxhiu, Haki Sadrija, Xhavit Selmani, Përparim Zyberi, Samile Sadrija, Xhemajl Avdia, Agim Sejda, Ardiane Feraj, e bashk me ta ishin edhe punëtorët teknik të shkollës Faik Neziri, Lah Rrustemi e Hasan Meta.

Për mua si krijues letrar e publicist, pa dyshim ishte njëri nga takimet më të përzemërta që kam përjetuar gjatë karrierës sime. Drejtori i shkollës z. Isa Zenuni, dhe personeli tjetër arsimor, patën konsideratë të lartë edhe për ish nxënsin e kësaj shkolle, shoqëruesi im, zotëri Islam Sadiku, i cili, siç tham ishte ideator i kësaj vizite. Një bisedë e ngrohtë dhe tejet miqësore. Drejtori duke prezantuar historikun e shkollës, fliste me pasion për arsimtarët dhe kolektivin, për punët e shumta teknike që ata vet i kishin kryer, dhe pa u ankuar fare nëse kishin apo jo buxhetin e kufizuar ose për pengesat  tjera administrative në raport me Kuvendin Komunal, shpalosnin sukseset e arritura në Shkollën e Mollliqit, aty ku gjithçka shkonte në rregull, prandaj e kishin bërë këtë shkoll model qytetërimi e edukimi që frymonte kulturë Evropiane, sepse siç shihej shkolla ishte një ndërtim bukur i vjetër, por çdo gjë, përveç arkitekturës, shkëlqente sikur të ishte ndërtuar vetëm para pak kohësh. Pastertia dhe rregulli nëpër korridore ishte shembull, e drejtori tregonte se ngjyrosjen e mureve dhe disa nga fasadat e saj ishin bërë e mirmbaheshin nga kolektivi dhe punëtorët teknik të shkollës.

Atë ditë, zyra e drejtorit, Isa Zenuni, hapej e myllej pa pushim, vinin e shkonin mësimdhënës edhe nga paralelet e ndara për të nderuar shkrimtarin, por ajo që binte në sy, ishin afria dhe raportet e tyre kolegiale, jo vetëm mes vete dhe me drejtorin, por edhe me personalein teknik të cilit ishin të pranishëm gjatë asaj kohe. Për çdo meritë, e çdo sukses, drejtori Isa Zenuni, thoshte është meritë e kolektivit. Qoftë për procesin edukativo arsimor i cili dukej tejet në rregull, por edhe për kujdesin dhe mirëmbajtjen aq të kompletuar të kësaj shkolle.

Një gjë që më bëri përshtypje gjatë asaj kohe, ishte ajo se Ai shikonte orën, thuaja se nxitonte, por gjykimi im nuk doli i sakt, për një çast, drejtori kërkoi të kalonim në sallën e arsimtarëve ku na pritën mësimdhënës të tjerë të cilët, tashmë kishin atë pushimin në mes orëve mësimore. Një kolektiv kompakt e gazmor shihej kudo në këtë shkollë. Takimi në sallën e arsimtarëve ishte më i shkurtër, pasi arsimtarët detyroheshin të vazhdonin orët tjera mësimore.

Kur dolëm në korridoret e shkollës, ne kemi parë disa nga veprimtaritë dhe aktivitetet e nxënësve, mirënjohje e medalie që kishin fituar nëpër gara diturie e në kampionate sporti të cilat nuk ishin të pakta. Gjithçka prezantohej si punë kolektive, tamam siç u shpreh  edhe arsimtarja e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe zonja Shqipe Selmani, e cila me po atë përkushtim, sa vet drejtori, fliste për raportet e tyre me nxësit dhe kolektivin e shkollës, duke mos harruar për  të dhënë një pasqyrim të shkurtër për lëndën e gjuhës dhe letërsisë, dhe kjo mu dukt se vinte si refleksion edukativ, pasi mysafiri i shkolles, ishte autor dhe kishte sjell studimin për romanin „Malësorja“.

Nuk duhet harruar pa përmendur pamjen impozante dhe të bukur që kishte oborri i shkollës në një hapësirë me 1.3 hektarë, me dy objekte, në të cilat mësonin ndaras nxënsit e ciklit të ulët dhe ata të lartë, si dhe me fushën e sportit dhe oborrin e rregulluar për mrekulli, për të cilat drejtori tha se është kontribut i madh i donatorëve privat, të cilët janë ish nxënës të kësaj shkolle që siç tha ai, vazhdimisht kontribuojnë për mbarvajtjen, mirëmbajtjen dhe rregullin brenda dhe jashtë shkollës. Në fokus të bisedave ishin raportet e mira të kolektivit edhe me nxënsit dhe qytetarët, prandaj funksionimi i procesit mësimor në këtë shkollë, mund të merret shembull edhe nga shkollat tjera. Me një fjalë, mbarvajtja e mësimit, funksionimi teknik, pamja e oborrit dhe fushës, ishte kontribut i ndërsjelltë, shkollë, komunë, donatorë të shumtë, këta të fundit u tha se janë pronar firmash e kompanish dhe dikur kishin qenë nxënës po shumë sish tashmë jetonin në mërgim. Ata, ishin mbështeje e drejtpërdrejt për shkollën „JAHË SALIHU“, prandaj kolektivi shprehte respektin e tyre për ta.

Në anën tjetër ne arritëm të kuptojmë se z. Isa Zenuni, drejtori i shkollës, ishte i lindur në fshatin Koshare, fshat për të cilin ne e dim se i tëri është shpërngulur nga dhuna e pushtuesit serb, ndërsa kontributi i drejtorit për luftën e UÇK-së ishte i drejtpërdrejt, d.m.th. edhe pse nuk fliste, Isa Zenuni ishte shembulli i luftëtarit që ia solli lirinë Kosovës dhe e ndërtoi një paqe në miniaturë, e cila sot rrezaton dritë në ShFMU „JAHË SALIHU“, në Molliq të Gjakovës, falë tij dhe bashkëluftëtarëve si ai. Si askund dhe nga askush tjetër, z. Isa Zenuni, gjatë tërë bisedës falenderoi ish drejtorin e kësaj shkolle, z. Rasim Hamza, i cili sipas fjalëve të tij, kishte kontribuar shumë për atmosferën e tanishme në kolektiv, gjë që, për vete tha ai (edhe pse i kishte tre mandate në këtë detyrë), jam vetëm vazhdimësi për ruajtjen e asaj atmosfere që na kultivoi ish drejtori!... Nuk janë merita vetëm të miat thoshte drejtori i tanishëm. Këtë atmosferë në kolektivin e shkollës sonë, e kanë krijuar të gjithë mësimdhënsit e shkollës të cilët ai i përmendi emër për emër: Përparim Beqa, Zyhra Shabani, Filloreta Gërvalla – Sejda, Hamit Quni, Ajete Sadrija, Haxhi Laha, Gjyle Laha, Veton Sadiku, Zijah Hasani, Hidajete Laha, Isuf Selmani, Betim Quni, për të cilët, edhe pse disa nuk i njihja, edhe unë u ndjeva tepër i respektuar dhe shumë i nderuar.

E krejt në fund duhet të themi se pasi për bibliotekën e kësaj shkolle, dhurova disa nga titujt e librave që kam botuar ndër vite, drejtori dhe kolektivi i shkollës kishte vendosur për të ndarë një mirnjohje në shenjë falënderimi për viziten dhe kontributin tim në fushën e librit, gjë që mua personalisht, ky gjest më emocionoi tej mase, i cili besoj u vërejt edhe nga mësimdhënësit e pranishëm. Ndërsa kolegu im, i cili dikur kishte qenë nxënsi i kësaj shkolle, ing. Islam Sadiki, shtroi një drekë në njërin nga restorantet e atyshme.

Dua të them se në ditarin tim, dita e 20 majit, viti i sivjem, do të mbetet si fletë e dalluar, një kujtim i bukur dhe emocionues, sepse në një cep të Kosovës gjeta një shkollë që frymonte harmoni, që kultivonte demokraci, që aspironte suksese dhe që prezantonte kulturë Evropiane, e cila nderon kulturën shkollore dhe lartëson sistemin edukativo-arsimor në nivel Kosove. Një shkollë shembull për t‘u ndjekur!...



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora