E premte, 19.04.2024, 03:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Viron Kona: Yll në përjetësi

E enjte, 03.06.2021, 06:41 PM


Yll në përjetësi

(Dhembje, për ndarjen nga jeta shume para kohe të Shkëlqim Demakut, djalit te publicistit e mikut tone Sokol Demaku)

Shkruan Viron Kona

Jemi të trishtuar, kemi mbetur pa fjalë,

Shkëlqimin sybukur nuk e kemi sot,

Duam t`i japim njëri - tjetrit kurajë,

S`mundemi, sytë i kemi me lot.

Flasim heshtazi Shkëlqim me ty,

Përfytyrojmë të ardhmen që ti ëndërroje,

Portretin tënd të ëmbël e kemi në sy,

Na ka mbetur në mendje fisnikëria jote.

I shtrenjti ynë, tashmë s`je më mes nesh,

Dënesim mbyturazi, loti çurg, s`ndalon,

Dhembja ka peshën e  rëndë të maleve,

Shpirtbukuri ynë, shumë po na mungon.

Nuk të harrojmë kurrë, o djalosh zemërzjarr,

Në kujtesë të kemi  të bekuar dhe qiellor,

Përhape veç dritë dhe mirësi në këtë jetë,

Emri yt i ndritshëm u shndërrua në meteor.

Kjo jetë vërshon pa u ndalur në amshmim,

Yjet në qiell ndrisin heshtazi në gjithësi,

Në dritën e tyre  je sot edhe ti Shkëlqim,

I bukur, vezullues, yll në përjetësi.

-Nga Tirana, Maj, 2021-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora