E premte, 29.03.2024, 03:38 PM (GMT)

Editorial » Entela

Entela Binjaku: Laboratori "Dr. Limbach" tashmë edhe në Tiranë

E enjte, 03.06.2021, 08:00 PM


Laboratori  "Dr. Limbach" tashmë edhe në Tiranë

Nga Entela Binjaku

Mjaft nga nismat apo sipërmarrjet që njohim, lindin nga histori personale. Kur këto nisma i ndihmojnë shëndetit, ato janë mjaft të dobishme, por kur numri i atyre që përftojnë prej tyre, është i madh, idetë  rezultojnë  të shumëpritura. I tillë është edhe rasti i Laboratorit "Dr. Limbach" që u çel në Tiranë pasditen e së mërkurës së 2 qershorit.

Ky  laborator tërësisht gjerman e që u hap në zemër të Tiranës,  lindi si bashkim energjish mes doktorëve Hans Jakob Limbach dhe Nexhat Miftari të cilët duke gjetur mbështetje edhe në partnerët shqiptarë, vendosën të sillnin këtë emër prestigjoz edhe në Shqipëri.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë partnerët gjermanë, përfaqësues të trupit diplomatik të ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, personalitete të fushës së mjeksisë, mjekë të rinj dhe me përvojë.

Në këtë çast të veçantë përurues, mori pjesë vetë  themeluesi i Rrjetit të Laboratorëve "Limbach e Limbach Gruppe SE",  Dr  Limbach.  Së bashku me kolegët e tij Dr. Limbach prezantuan teknologjinë më të re të kësaj fushe, e tillë jo vetëm në Shqipëri,  por njëherazi  edhe e vetmja  në Ballkan.

Laboratori synon të kryeje? te? gjitha testet biokimike dhe imunologjike në mënyrë të përditshme, me saktësinë dhe shpejtësinë maksimale, në përputhje me standardet që kanë Laboratorët "Dr. Limbach" në të gjithë Evropën.

Ndërkohë, çdo test që nuk kryhet në Tiranë, dërgohet në një nga Laboratorët e Rrjetit “Limbach” dhe përgjigjia vjen brenda 48 orëve.

Laboratori ka një  sistem te?re?sisht të automatizuar dhe për instalimin e tij punoi një ekip inxhinerësh i ardhur nga kompania prestigjoze "Siemens" në Austri.

Për të ardhur në këtë ditë,  ekipi i angazhuar është trajnuar në Haidelberg të Gjermanisë dhe vijon të ndjekë trajnimet në mënyrë të pandërprerë,  duke qenë në komunikim intensiv me të rejat e fundit të teknologjisë mjeksore.

Laboratori  ka që në nisje të punës së tij në Tiranë, një ekip të të angazhuar me kohë të plotë,  që premton  përgjigje në kohë të kërkesave,  me saktësinë e pretenduar.

Nga sot laboratori gjerman ndodhet në Tiranë, me degën e vetë më të re dhe të parën,  në të gjithë rajonin tonë.

Kur është fjala për kulturën gjermane, saktësia dhe serioziteti janë dy fjalët e para kyçe! Ajo që mbetet është t´i urojmë kësaj sipërmarrjeje mirëseardhjen në Shqipëri.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

"Pasditja ime blu" - Entela Binjaku: Përdorimi i gjuhëve të huaja tek fëmijët Entela Binjaku: Në Mekat, mes miqve dhe dashurisë për gjuhën Entela Binjaku: Vetëvrasjet e qytetarëve – kur dukuria do të nisë të shqetësojë shoqërinë? Entela Binjaku: Shtatori i ri po afron, në nderim të kujtimit të arsimtarëve fierakë Entela Binjaku: Viti arsimor po afron, a duhet të mendojmë edhe për standardet pedagogjike? Vrasja horror në Pogradec, sociologia Entela Binjaku: Familjet shqiptare, të vetme përballë çrregullimeve mendore Entela Binjaku: “Darlin dhe shoqet”, vajzat fierake shkëlqejnë në garën skenike Entela Binjaku: 24 qershori një ditë për trashëgiminë kulturore rumune Entela Binjaku: Bashkë për edukimin, të gjithë për të ardhmen e vendit Entela Binjaku: Ribotohet në Bukuresht romani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” Në "Parfume", Kaos në Post Pandemi (E ftuar Entela Binjaku) Entela Binjaku: Vetëvrasja si akt i dëshpërimit qytetar! Entela Binjaku: Aftësimi shoqëror - emocional i fëmijëve në kopësht Entela Binjaku: “Luleborë” udhëton drejt Rumanisë Entela Binjaku: Kohë pandemie, të mbajmë nën kontroll ankthin Përtëfol - Koronavirusi - E ftuar Entela Binjaku Entela Binjaku: Përurohet në Bukuresht një tjetër vepër e shkrimtarit Ismail Kadare Entela Binjaku: Dimër i ngrohtë në Bukuresht - Mbahet shfaqja "pasion dhe dashuri" Entela Binjaku: Nga Shqipëria drejt Kinës - të gjitha përjetimet në një rrëfim mes miqsh Entela Binjaku: Përurohet në Bukuresht „24 marsi. Kronika e ferrit kosovar”

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora