E marte, 21.09.2021, 12:17 PM (GMT+1)

Mendime

Gjon Keka: Nuk bëhet e shkruhet historia nga shpella apo rehatia e kolltukut

E marte, 01.06.2021, 07:22 PM


Nuk bëhet e shkruhet historia nga shpella apo rehatia e kolltukut

Nga Gjon Keka

Ka vite që shkruaj, i kam postuar edhe në faqen time, madje edhe i kam botuar edhe në libra të mi,  disa portrete e gravura të rralla të heroit tonë Gjergj Kastriotit si dhe dokumente historike të ndryshme.

Por, për habi janë disa të vetëquajtur „studiues“,  „historian“ etj,  që i kanë marrë disa nga portretet e Gjergj Kastriotit dhe dokumentet historike, si nga librat e mi ashtu edhe këtu nga kjo faqe dhe kanë bërë shkrime, libra e tema pa e vendos emrin dhe burimin se ku i kanë marrë ato.

Të thuash jam „i ditur“, “studiues“ e „historian“në kurriz të atyre që me djersë i kanë mbledhë dokumentet historike, portrete e gravura,  nëpër biblioteka e arkiva të ndryshme europiane, kjo ndodhë vetëm tek ne.

Ky është turp dhe mjerim, veprat nuk bëhen e shkruhen në kurrizë të djersës së tjetrit,  por me mund e punën e vetmuar e besnike ndaj shkencës dhe metodologjisë së saj,  duke heq pluhurin e vjetër që ka marrë libri, dokumenti historik,  portretet, gravurat etj,  nga arkivat e biblotekat.

Veprat nuk shkruhen e bëhen duke i marrë të gatshme nga të tjerët,  dhe duke mos i vendos as emrin e as burimin,  gjithçka mund të jetë por shkencë e vepër nuk mund të quhet ajo.

Prandaj është e turpshme se si injoranca e tillë e disa të vetëquajturve „historian“ e „studiues“ e „eksperta“ të fushave të periudhave historike i marrin dokumentet, portretet etj dhe i përvetësojnë.

Nuk mund t'i thuash vetes jam studiues e historian nëse nuk ke hyrë me orë e ditë të tëra,  e vite e vite në arkiva e biblioteka për t'ia hequr pluhurin e vjetër që i ka rënë dokumenteve që kërkon,  dhe për të mbledhë dokumente historike që ke për fushën tënde. Të gjithë do të donim që të gjitha dokumentet historike të njohura e të panjohura t'i kishim të gatshme pa u munduar, pa djersë, por kjo nuk është e mundur edhe përkundër arritjes teknoliogjike në shekullin XXI, sepse në shkencë e studime të historisë nuk ekziston një gjë e të tillë,  të bërit e të shkruarit histori nga shpella që i kë gjetë vetes apo nga reahatia e kolltukut që i ke bërë vetes,  jo,  të bërit e të shkruarit histori e studime shkencore është të rrishë në arkiva e biblioteka dhe të dalësh prej saj me buzëqeshje dhe me burime e dokumente historike që hedhin dritë për të kaluarën historike dhe të epokave dhe me vizion për të ardhmen.

Për veten time kam mësuar se që kur fillove t'i drejtohem arkivave e bibliotekave i bëra ato si shtëpi e bibliotekë timen.Vetëm aty njeriu e harron zhurmën, barbarizmin, varfërinë mendore, sharjet, fyerjet, mjerimin dhe injorancën e botës,  vetëm në arkiva e biblioteka një studiues e historian dhe i çdo fushe ndriçohet,  flet,  mbledhë, zbulon,  ruan e shkruan të kaluarën i mbështetur në fakte respektivisht në të vërtetën sipas dokumenteve historike bibliotekare e arkivore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora