E marte, 19.10.2021, 04:33 AM (GMT+1)

Mendime » Saraçi

Hilmi Saraçi: Preardhja e fshatit Pasomë (Sumë)

E marte, 01.06.2021, 06:01 PM


Preardhja e fshatit Pasomë (Sumë)

Nga Hilmi Saraçi

Banorët e sotëm sipas të dhënave nga familjarët dhe burimeve të tjera e  kanë preardhjen nga Malsia e Shkodrës ,fshati Pukë (rrethina e Pukës). Puka  si krahinë gjeoetnologjike shtrihet në pjesën qendrore të Shqipërisë Veriore: për gjatë krahut të majtë të Drinit, që nga Ura e Vezirit e Fusha e Dukagjinit në lindje dhe deri në afërsi të grykëderdhjes së Gomsiqes në perëndim. Nga jugu e ndajnë me Mirditën kreshtat malore: maja e Runës, Thirra, maja e Roshit, Bjeshkët e Tërbunit dhe i takojnë fisit krasniq.(1)

(Në bazë të shpiegimeve dhe mendimeve nga disa të vjetër që kanë dëgjuar dhe përcjellë brez pas brezi preardhjen e familjes ,thuhet se popullata e Sumës por edhe nga pjesë të tjera  të rajonit për shkak të zullumit nga pushtuesi, për shkak të luftrave dhe mospranimit të fesë islame paskan ikur në Shqipëri- në Malsinë e Shkodrës, për tu këthyer prap në vendin e tyre të mëparshëm- në Sumë .)

Pasoma (Suma) i ka edhe vëllëzërit Sumiqët e fshatit Rashan dhe Praqollët e Shupkovcit të Mitrovicës  -respektivisht familja Ibrahimi e ka prejardhjen nga fshati Pasomë. Këtë familje e kanë quajtur Praçoll.Sipas shpiegimit të  Bajram Lil Sahitit që i kishte shpieguar Ali Januzit, kjo familje e ka marr mbiemrin Praçoll pasi njëri nga kjo familje duke hypur në kali i kishte këputur preçi dhe kishte ra në lumin Smrekovnicë, duke u rrotulluar disa herë nëpër ujë . Nga kjo ndodhi kjo familje është quajtur Praçoll. Nga kjo familje dallohen Mursel Ibrahimi veprimtar dhe ish kryetar i KK-së në Mitrovicë (nga subjekti politik- LDK) dhe Hysen Ibrahimi kyetar i mërgatës në Suedi, gjithashtu, veprimtar i shquar dhe autor i disa punimeve publicistike, shkencore dhe letrare. Hysen Ibrahimi është edhe kryrtar i Shoqatës se Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi e cila është themeluar më 26 nëntor 2011. Kjo shoqatë  ka për qellim që me angazhimin, veprimtarinë dhe publikimin e veprave shkencore, letrare, artistike dhe publicistike t`i shërbejë, në radhë të parë atdheut e kombit, historisë, letërsisë e artit, por edhe gjithë njerëzimit. Secila vepër dhe krijim artistik dhe publicistik është një thesar kombëtar.Kjo Shoqatë me udhëheqjen e Hysen Ibrahimit përpiqet që tërë këtë thesar ta botojë dhe ta bëjë të njohur për lexuesit e sotëm, por edhe për gjeneratat e ardhshme. Në këtë drejtim Hysen Ibrahimi ka merita të veçanta në afirmimin dhe ruajtjen e idemtitetit tonë kombëtar në mergatë (diasporë)…

Mirëpo duhet theksuar  se popullata shqiptare gjatë historisë ka lëvizur për shkak të luftrave  një kohë , sidomos pas mospranimit të fesë islame e ndikime të tjera.Kështu shumë familje shqiptare nga Kosova kanë shkuar në trevat e shqipërisë dhe prap këto familje janë kthyer në vendin e mëparshëm, siq mund të jetë rasti edhe me këtë familje Januzi nga Suma (Pasoma).Në dukumentet e shtruara përmendet në defterin kadastral të Vilajetit Vellk të vitit 1455  kishte të regjistruar 8 shtepi si vendbanim.Si vendbanim është i regjistruar në Muhasebe-i  Vilajet- i Rum-ili  Defteri  1537 (937 h) , në kuadër të Sangjakut të Vushtrrisë me emrin Pasoma “ , ndërsa në regjistrin të Sangjakut të Vushtrrisë të vitit 1566  kishte 24 shtëpi e 9 beqarë “.Në këtë vendbanim, në vitin 1878 u vendos familja muhagjire shqiptare Vrellaku , e cila pas vitit 1912 shpërngulet në Turqi”  .Si vendbanim është i regjistruar në sallmanet e Vilajetit të Kosoves të viteve 1893 (1311 h) ,1896 (1314 h) dhe 1900 (1318 h). Sipas një harte etnografike në fund te shekullit XIX dhe në fillim  te shekullit XX , ky vendbanim kishte 30 shtëpi shqiptare(2) ( Shih librin e Prof.dr. Jusuf Osmanit “Vendbanimet e Kosovës -Vushtrria.)

Në këtë familje ka jetuar edhe familja Voca  e ardhur nga Melenica e Bajgorës, familje e njohur patriotike e cila dha disa përsonalitete të shquara për liri dhe pavarësi kombëtare si ishte Adem Voca(3)

dhe familja Xhafa nga Barja. Suma, kështu e quajnë popullata sumjane deri me 1918, kur mbretëria  e SKS ia ndërroi emrin në Pasomë. Gjatë kohës së sundimit osman , kanë luftuar mëse 30 luftarë të quajtur “xhynli”  të cilët nuk janë kthyer kurr”... ( Pjesë nga libri (im) monografik :”Ibush Jonuzi dhe  minatorët grevistë të Trepçës)

(Adem Voca ka lindur me 1903  në Melenicë dhe ka vdekur me 1945. Ishte bir i plakut të menqur, Beqir Voca dhe vëlla i Sherif Vocës. Sherif Voca është i njohur si deputet në Parlamentin Mbretëror në Beograd. Shquhet fjalimi i tij në këtë parlament kur u  kishte ngritur zërin dhe kishte kundërshtuar planin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi . Adem Voca bashk me Ahmet Selacin, Mulla Mustafë Barën, Ukshin Kovaqicën dhe të tjerë  luftëtarë nga Shala e Bajgorës, nuk ishte pajtuar me sistemin komunist, kishte dalë në mal dhe kishte luftuar.Në vitin 1945 partizanët serbo çetnik e kishin rrethuar shtëpinë e Adem Vocës në Pasomë (Sumë), duke kërkuar që të dorëzohet. Ai (Ademi) nuk dorëzohet por lufton trimërisht me shokët luftëtarë duke vrarë  92 partizanë  çetnikë .Në këtë luftë bie heroikisht në altarin e lirisë veti shtati.Tani në vendin ku pushon trupi i pajetë i Adem   Vocës është ngritur lapidari në shnjë respekti dhe përkujtimi …



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora