E enjte, 18.04.2024, 06:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Hasan Hasanramaj: Fuqia e shprehëse e librit me poezi të mërgimtares Mimoza Gjetaj

E marte, 01.06.2021, 06:20 PM


Fuqia e shprehëse e librit me poezi të mërgimtares Mimoza Gjetaj

Lidhet me natyrën plot lule, ëmbëlsira dhe dashuria ...

Ky libër i dytë  me radhë që  me vlera e saja sjellë porositë e kësaj poete të vyeshme nga e cila priten edhe prurje tjera të reja poetike.  Ndërkaq, duke lexuar këtë  libër, mund të konstatojmë  se këto poezi të  poetes Gjetaj, tregon, jo vetëm talentin e saj, por edhe vazhdimësinë e procesit krijues

Nga Hasan Hasanramaj

Në recesionin e redaktorit Isak Gashit kushtua librit të poetes mërgimtare, Mimoza Gjetaj në mes tjerash thuhet: Kjo poete këto ditë në duart  e lexueseve në diasporë, Shqipëri dhe Kosovë Vjenë  me Labërinë me të ri me poezi, me titull shumë refleksiv dhe meditativ: “Peng i shprese”. Ky  libër i dytë  me radhë që  me vlera  sjellë porositë e kësaj poete të vyeshme priten prurje të reja poetike edhe në të ardhmen. Ndërkaq, duke lexuar poezitë  e këtij libri, mund të konstatojmë  se e gjithë poezia e  poetes Gjetaj, tregon, jo vetëm talentin e saj, por edhe vazhdimësinë e procesit krijues, të cilit i ka qëndruar besnike, për të krijuar poezi lirike me shumë shtresime kuptimore, ku dominojnë motivet nga më të ndryshmet shtegut të jetës, e cila mund të lexohet edhe si përjetësim i një dashurie të përgjithshme. Shqetësim i përhershëm, mall i pa treguar, ndjenja të papërsëritshme, përvijim i çdo mendimi, respekt dhe përulje para figurës së saj. Kujtimet e vjetra të poetes dhe ecja e saj e vetmuar në rrugë, me të vetmin merak, që kanë njerëzit në botë, nuk është shkruar me bojë, por me lot, pasi aty përmblidhet foshnjëria e veprimit të fëmijës, ndjenja e fajit për çapkënllëqet dhe për gjëra të tjera të pakëndshme, por ajo çka është më e rëndësishme, është se këtu kemi një monolog të tillë, që përjetëson këtë ndjenjë ekzistenciale dhe e ngre atë në kult. Jo pa qëllim, çdo ambient vishet me dritë dhe jetë, duke filluar nga figura qendrore e nënës, shtëpia, kopshti i bardhë dhe gjithçka që e rrethon. Ndërkaq, edhe në poezinë e Gjetajt, atdheu, merr tjetër kuptim. Ai është pa fund dhe pa anë, krijon hapësira për të gjithë, dhe të gjithë duhet të punojnë për lulëzimin dhe begatimin e tij.

Poetja Gjetaj me librin e saj me poezi, tregon, jo vetëm talentin e saj, por edhe vazhdimësinë e procesit krijues

Gjetaj e do atdheun njësoj, edhe kur ndihet e braktisur prej tij, edhe kur kaloi ditët më të bukura, edhe kur ka humbur mes kohëve më të vështira, edhe kur falte gëzim dhe shkëlqim. Poezia e Mimozës,  shfaqet në të tjera përmasa, dhe do të marrë fizionominë e saj të plotë, kur në thelb dhe në përmbajtje, ajo do të trajtojë motivin e dashurisë. Si çdo poet, veshur me patetizmin shpirtëror. Këtë zjarrmi të pafund, që shkon gjer në harbim, do të rrezatojë takllon e gjallë të ndjenjës më të hollë, dedikuar dëlirit të bukurisë dhe delikatesës femërore. Duke realizuar këto motive, fjalët janë radhitur si notat muzikore, leximi i tyre ngjason me një simfoni, ku sinkroni i përgjithshëm nuk tingëllon në vesh, por drithëron zemrën, trondit tërë qenien, përçon emocione të papërsëritshme, duke mistizuar ndjenjat njerëzore. Fuqia dhe bota shprehëse e poetes, lidhë natyrën e bukur, plot lule, me ëmbëlsinë e dashurisë së vërtetë, detajon bukurinë e trupit dhe të shpirtit. Këtu ndjenjat e autores stigmatizojnë botën e një dashurie të zjarrtë, të një dashurie që shkon përtej lumturisë, e një dashurie që kapërcen çdo limit, e një dashurie që nuk shkruhet me fjalë, por në trajtë llave  e cila djeg dhe përvëlon çdo shpirt.

Dashurie që nuk shkruhet me fjalë, por në trajtë llave djeg dhe përvëlon çdo shpirt...

Të gjendur përballë një stili të tillë, një mënyre të veçantë, një lirike sa dinamike aq dhe të pasur, një rrjedhshmërie që të bën padyshim pjesë të saj, kupton përsosjen dhe madhështinë e poezisë, këtij substrakti shpirtëror, që shumë njerëz mendojnë se mjafton të rimosh dhe ç´do gjë funksionon, dhe harrojnë atë ç´ka është më e rëndësishme, shkrirjen e shpirtit dhe pasionit, një me botën profetike, që kërkon të shpalosësh. Talenti i kësaj poeteje, arrin të përthyejë disa nga konceptet e kohës, ta bëjë poezinë më kumbues, më jetësore, duke e kthyer në një mesazh përjetues, tek të gjithë njerëzit, anë e mbanë globit. Ajo shprehë qartë dobësitë njerëzore, kur për një zë zogu, që nuk e dëgjon më, shqetësohet, shkruan me zemër në dorë, me gjakun e ndjenjave të saj, nënshkruan jetën njerëzore, harrohet pas natyrës së llojit të saj dhe humbet në pyllin pa fund të botës së madhe. Poetja mërgimtare Mimoza Gjetaj, pa dyshim  është një zë i ri poetik në letërsinë tonë bashkëkohore, i cila me jehun që sjell dhe sidomos me lirizmin, me të cilin ndërtohet, do të mund të renditet në plejadën e atyre autorëve, që fjalën e kthyen në art, dhe artin e ngritën në piedestal, për t´u treguar gjithë njerëzve, se universi poetik rrezaton shkreptimat më mbresëlënëse njerëzore dhe vizionare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora