E marte, 23.04.2024, 04:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Brezat e artë të familjes Ramadani

E hene, 31.05.2021, 10:28 AM


Malësia e Bujanocit

Brezat e artë të familjes Ramadani, kultivuesit e ndjenjës së dashurisë për vendlindjen

Nga Sevdail Hyseni

Malësia e Bujanocit, një  krahinë  e mrekullueshme e zonës kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, është  e njohur për mrekullitë e natyrës, si dhe për trimërinë, bujarinë, mikpritjen e bamirësinë e banorëve të saj.

Novosella, gjendet në  afërsi të Vranjës e përmendur për kultivimin e patates dhe prodhimeve të  tjera bujqësore, shumë të kërkuara në tregjet rajonale.

Novosella, gjithashtu, ka një  pozitë  shumë  strategjike, në të cilin gjendet maja më e lartë e Shën Ilisë e njohur si Sveti Ilia, me klimë  karakteristike, e me një ambient të volitshëm për t’u ngritur një Senatorium, ose të shpallet zonë turistike, shumë atraktive për vizitorë.

Në mesin e katër mëhallave të këtij vendbanimi kodrinoro-malor, është edhe familja e Selmanëve, nga trungu gjenealogjik i së cilës, dolën burra të fjalës, besës, trimërisë, bamirësisë, bujarisë  e fisnikërisë.

Fisnikëria

  mesin e këtyre familjeve, që  i dhanë emër katundit dhe gjithë  shqiptarisë së  kësaj ane të  Dardanisë  Ilire ishte familja Ramadani, e cila brez pas brezi e kultivoi ndjenjën e dashurisë  për vendlindjen, duke sakrifikuar edhe jetën, në  shërbim të  Atdheut.

Edhe sot pas kaq vitesh në  Malësi të  Bujanocit dhe më gjerë në shqiptari, përmendet me respekt dhe dashuri emri i Mulla Selimit, një  hoxhë  me plot kuptimin e fjalës. Ai, ishte një  shembull i mirë  i komunikimit dhe bashkëpunimit me njerëz dhe kushdo që e takonte kishte për ta mbajtur gjatë në mend për mikpritjen dhe bujarinë  e tij.

Fama e këtij njeriu të mirë shtrihej nga Novosella e deri te skajet më    largëta të  Atdheut tonë. Banorë t e Malësisë  dhe më  gjerë    rajon, kishin nevojë  për Mulla Selimin, jo vetëm për fjalën e urtë të tij, këshillat dhe shkrimet, që  ua bënte për lirimin e nevojtarëve nga streset e shumta, por edhe për humanizmin e tij prej një atdhetari të vërtetë.

Humaniteti

Rrugën e tij e ndoqi Doktor Ilazi, një  njeri i urtë  e veprimtar i palodhshëm, i cili punonte si teknik mjekësor, por të  gjithë  e njihnin si doktor me një  përvojë    jashtëzakonshme    profesionin e tij. Ai, duke shkuar pas hapave të  Mulla Selimit, shiti edhe tokën e baballëkut për ta rregulluar rrugën Zarbicë-Muhoc dhe më gjerë. Veprimtaria e tij, ishte në shënjestër të njerëzve të sigurimit shtetëror, të cilët gjatë vitit 1999 e arrestuan, duke e dënuar me tre vjet e gjysmë burg. Për Doktor Ilazin, janë shkruar shkrime të ndryshme, si dhe është shkruar libri “Doktor Ilazi - një humanist i madh”, nga autori Behram Hoti.

Doktor Ilazi, për meritat e tij në  popull, autoritetet e Komunë s së  Bujanocit, e shpallën qytetar nderi, duke ia lë në  emrin një  rrugë    qytetin e Bujanocit, pastaj përfaqësuesit e Bashkësive Lokale në  Zarbicë  e Muhoc, i ngritë n pllaka përkujtimi në  Ambulancë  dhe bibliotekë    këtyre vendbanimeve. Gjithashtu, nuk kanë  munguar iniciativa që  rruga e asfaltuar Zarbicë  Muhoc, të  mbajë  emrin e këtij veprimtari, Dr. Ilazi, i cili është një sinonim i sakrificës dhe sfidave të shumta për ta ndërtuar këtë rrugë, duke shitur edhe pasurinë e tij private në favor të rregullimit të rrugës.

Sakrifica

Rrugën e të  parëve të  Novosellës e ndoqi edhe Mulla Mefail Ramadani, familjarë  me Mulla Selimin dhe Doktor Ilazin, i cili, në  pranverën e vitit 2021, ndërroi jetë , duke lënë  pas vetes vepra të  arta për shoqërinë  tonë.  Hoxhë Mefail Ramadani, ishte nipi i Doktor Ilazit, humanistit dhe atdhetarit të devotshëm të Malësisë së Bujanocit.

Mulla Mefa, ishte një  veprimtar i palodhshëm, një imam dhe mbi të gjitha një njeri i dashur e i respektuar prej shoqërisë sonë, e cila krenohej dhe mburrej me emrin e tij.

Malësia e Bujanocit dhe Gjilani me gjithë Anamoravë e kanë njohur Mulla Mefën, i cili jo vetëm që ka predikuar fenë, por ka marrë pjesë në shumë aksione me karakter shoqëror e humanitar, pastaj ka trashëguar rrugën e Doktor Ilazit për humanitet dhe rrugën e Mulla Selimit, të njohur për falltar e pleqnar.

Me vdekjen e Mulla Mefës, shoqëria shqiptare, humbi një vëlla, një mik e një njeri shumë të dashur, të drejtë në mendime dhe të rreptë ne qëndrime, një shembull tipik malësori, i përmendur për bujari, fisnikëri, trimëri, atdhedashuri dhe humanitet.

Familja Ramadani e shtrirë    shumë  rrethe e qendra si: Prishtina, Gjilani, Bujanoci, Kumanova etj, vazhdon të  nxjerr emra si Mulla Selimi, Doktor Ilazi e Mulla Mefaili, e ata janë Avdil Ramadani dhe pasardhësit e tjerë, të  cilët me punë  dhe angazhime, ruajnë autoritetin e të  parëve të tyre dhe shtojnë autoritetin e kësaj familjeje në tokat shqiptare.

Sfidat

Avdil Ramadani, një  aktivist politik, i radhitur në  Partinë  Republikane, nuk pushuan së  angazhuari për t’i  zgjidhur problemet e shqiptarëve të  grumbulluara me shekuj në  këto hapësira të  Luginës së  Preshevës.

Republikani i devotshëm zotëri Ramadani, duke ndjekur gjurmët e të  parëve të  tij, me një  përvojë të madhe në  fushën e humanitetit dhe politikës, ka zhvilluar takime me përfaqësues të  niveleve të larta politike, për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve, jo vetëm në  Malësi të  Bujanocit, por edhe më gjerë në Luginë të Preshevës.

Familja Ramadani, me këta njerëz të vendosur, parimorë  dhe vizionarë, nuk e lë që të shuhet dhe harrohet ideali i të  parëve për liri dhe demokraci, rrugë  e cila është  trasuar brez pas brezi, duke i dhënë shqiptarisë, një  shembull konkret se si duhet Atdheu, jo vetëm në kushte të mira, por edhe të vështira, me plot sakrifica dhe sfida.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora