E enjte, 28.03.2024, 10:32 PM (GMT)

Mendime

Hasan Hasanramaj: 38 vjet me punë dhe mikpritje të sinqertë

E diele, 30.05.2021, 10:23 AM


Dr. Agim Xhafa, shef i mjekësisë speciale në Klinikën për Shërimin e Sëmundjeve të Syrit në Qendrën e Universitare -  në Prishtinë  në bisedë me gazetarin tonë

Agim Xhafa, dr. në Klinikën e Syve në Prishtinë që tridhjetë e tetë  vjet me punë dhe mikpritje të sinqertë

Ka dëshmuar se e donë profesionin e  mjekut të cilin e kryen me  profesionalizëm

Dr. Agim Xhafa, me mikpritje, me sinqeritet - gjatë  tridhjetë e tetë vjetëve në Klinikën për shërimin e sëmundjeve të syrit në Prishtinë ka dëshmua së  profesioni i mjekut të cilin po  kryen  me profesionalizëm, me nderë dhe me dëshirë edhe përkundër faktit së ky profesion nuk është i lehtë ...

Nga Hasan Hasanramaj

Njëri ndër mjeket që ka sot në  Kosovë, për të cilët  ka fjalë miradije - është edhe  dr. Agim Xhafa, shef i mjekësisë speciale në  Klinikën për Shërimin e Sëmundjeve të Syrit - në Prishtinë. Ky mjek i vyeshëm me mikpritje dhe sinqeritet  para pacienteve e ka dëshmua dhe po dëshmon çdo ditë e natë me profesionin e tij si mjek i cili e donë profesionin e  mjekut të cilin e kryen me përpikëri, profesionalizëm, me nderë dhe me shumë dëshirë. Për tu shërbye të sëmurave të syrit, nuk është lehtë, por duhet ta kesh forcën, vullnetin  dhe qëndrimin e përhershëm. Paksa është edhe vështirë të punosh në  klinikë e syve, por vullneti për punë të gjitha punët rreth operacionit te syve deri tani i kam krye me sukses - na tha në fillim të bisedës  dr. Xhafa i cili nuk dine së çka është lodhja në punë. Mikpritja, sinqeriteti, mos lodhja, puna profesionale që i kryen ndaj pacienteve që tridhjetë e gjashtë vjet, jo vetëm si mjek, por edhe si pedagog - është shembull për shumë mjek dhe të tjerë. Ky mjeke i vyeshëm specializoi  në Universitetin e  Mjekësisë në Zagreb dhe në Nish. dr. Agim Xhafa në Klinikën e Sëmundjeve të Syve në QKU në Prishtinë e filloi punën para me shumë së tridhjetë e gjashtë vjetëve. Ky mantel bardh ka qenë dhe mbetet në shërbim të pacienteve që vuajnë nga sëmundjet e syri dhe është ndër mjeket ma të kërkur nga pacientet që vuajnë nga sëmundjet e syri. Mu për këtë epitet dr Agim Xhafa si shef i Repartit “B”të Klinikës së Syve e gëzon një autoritet të qytetatert e  Prishtinës dhe mbarë Kosovës dhe ma larg. Për kontributin që po ju ofron çdo ditë dhe  natë - të gjithë  pacientet të  flasin mirë për dr. Agimin.

Detyre e çdo mjeku  në Kosovë është shpëtimi i jetës të pacienteve nga vdekja ...

Mjekësia nuk duhet të jetë person i politikës ditore. Këto  në mjekeve kurrë nuk na kanë luhatur dhe nuk do të na luhatin ndërgjegjen as tradditat tona ta shkelim dhe tradhtojmë profesionin tonë të shenjet. Andaj, na tha në vazhdim të bisedës  dr. Xhafa  mjekësia bashkëkohore  në Kosovë dhe botë kërkon një angazhim, dhe një vetemohim, një aftësi dhe një përkushtim bashkëkohor. Për këtë pacientete tonë në numër bukur të madh kanë të drejtë kur sot ankohen në kushtet  e vështira  nëpër shumicën e spitaleve  dhe enteve tjera shëndetësore në Kosovë. Andaj, detyra e çdo mjeku që punon në institucionet shëndetësore në Kosovë është shpetimi i jetës të pacienteve nga shërimi i sëmundjeve dhe vdekja e sigurt. Kjo do të thotë shumë për Agim Xhafen dhe koleget e tij mjek të shpetofsh jetën një pacienti  nga sëmundja më e thjesht e deri të ato ma të rënda dhe traumat, të cilat për fat të keq sot në Kosovë janë në rritje e sipër.

Tridhjetë e gjashtë vjet pune efektive si mantel bardh dr. Agim Xhafen e kanë përcjelljen me qindra intervenimeve nga ato ma të thjeshta deri nga ato me të komplikuarat të shërimi i sëmundjeve të syrit . Çka do të thotë mjekesia dhe ndergjegjeja nuk njohin konflikte e shfrenimit politik. Në spitalet tona shteterore pacienteve po u ofrojnë ndihma e nevojshme së  sa në ato private, ku një interevenim  i thjesht, pa marrë parasysh a është i suksessshëm apo jo po paguhet shumë shtrejt, e njeriu i ynë sot në Kosovë është në gjendje shumë të vështirë socilae dhe materiale...

Profesioni i mjekut nuk donë fjalë, por kujdes, respekt dhe profesionalizëm ...

Andaj, çdo punë dhe profesion në Kosovë nuk donë shumë fjalë, por vetëm kujdes, respekt dhe profesionalizem. Nga biseda e gjatë  që e zhvilluamme me dr.Agim Xhafen me zemër dhe shpirte na shprehi dashamirësinë me tërë peshëm dhe bujarin, fisnike, aq sa i  kishte  virtutet e gjallërimit në ambientet me të cilat ishte mishërimi me dekada dhe pa kursye vet vehtën me zemër dhe shpirtin, me mundesi, që ka  tani ky mjek vyeshëm në mbrojtjen, shërimin  dhe sakrifica që po bënë me zemër, mendje dhe ndjesi të parreshtuara, natë e ditë. Shumë kohë ky bujar mantel bardhë me veprat e mirësisë që i ka krye gjatë me  shumë së tri dekadave që i krye  me sukses mbetet  shembull për të tjerët. Pra dr. Agim Xhafa ka qenë dhe mbetet një personalitet me energji në shëndetësi e Kosovës për  të cilën qëndroi dhe po i qëndron me besnikëri dhe profesionalizëm profesionit të mjekut për shërimni e sëmundjeve të syrit. Njeriu duhet të marrë nga jeta  gjith?ka që e meriton, vlerësimet, qofshin ato pozitive apo negative për mjekun  dr. Agim Xhafen mikun i dashure për pacienteve në QKU në Prishtinë dhe mjediset tjera i cili me punën profesionale që po e kryen ka hy në zemrat e pacienteve. Andaj, për këtë mjek, mantel bardh  gjatë punës së tij tridhjetë e gjashtë vjeçare ka tregua dhe po tregon edhe tani se ishte, është dhe mbetet, jo vetëm si mjek në shërbim të qytetareve, por edhe edukues dhe pedagog i palodhshëm. Ai, me profesionalizem dhe humanzem të pashoq gjatë punës së tij tridhjetë e gjashtë vjeçare shpëtoi shumë jeta njerëzore. Dr. Xhafa nuk ishte vetëm një  mjek me dëgjuese në xhep dhe në vesh, por edhe nje eduaktor i rrallë i cili shëroi edhe me fjalë nga sëmundjet e syrit paciente të shumtë të cilët gjatë tërë jetës punoi dhe po punon dhe në asnjë moment nuk u ndal për ti zbutur sa do pak hallet me të cilat po ballafaqohen pacientet tonë sot në Kosovë? Për  dr. Xafen paciente, koleget e tij në Kliniken e Syve të Qendrës Universitare në Prishtinë  kanë lavdata. Ai gëzon respekt nga të gjithë më të cilët e patëm rastin ne si gazetar te bisedojmë – si me pacientet, koleget e tij dhe personalin shëndetësor të Klinikes së Syve në Prishtinë...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora