E shtune, 20.04.2024, 02:38 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: E ke rastin historik, dëshmoje veten Albin!

E diele, 30.05.2021, 08:43 AM


E ke rastin historik, dëshmoje veten Albin!

Shkruan: Florim Zeqa

Për këto dy dekada aq shumë është konsumuar kjo klasë politike, saqë më tepër se gjysma e popullatës (rreth 55 %) nuk i besojnë më asnjërit prej subjekteve aktuale politike! Ngase aq keq dhe mbrapsht qeverisën me vendin partitë aktuale opozitare saqë qytetarët mezi e pritën rastin ta votojnë subjektin politik opozitar (LVV) pa asnjë meritë në çlirimin e vendit dhe shtetformimin e Kosovës.

Qytetarëve të vendit, në veçanti të rinjëve të lodhur nga varfëria, pabarazia dhe denigrimi social, në mungesë të përspektivës zhvillimore, pa asnjë shpresë për punësim në vendin e tyre, si zgjidhje e vetme u ka mbetur emigrimin jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë.

Subjekti i deridjeshëm opozitarë (LVV), këtë situatë të pashpresë e shfrytëzojë në mënyrën më të mirë për joshjen e qytetarëve me premtime megalomane për ndryshim, me premtime për hapje të vendeve të reja të punës dhe zhvillim të hovshëm ekonomik, me premtime për reformim të sistemit të drejtësisë dhe barazi të qytetarëve para ligjit (“shkon Lumezi, vjen Elezi”), me premtime për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor, me premtime për rritje të pagave në sektorin privat, me premtime për përmirësimin e skemave sociale dhe rritjen e pensioneve,…e deri premtimi për liberalizim të vizave.

Premtimet e pushtetarëve të rinjë sa i përket politikës së jashtme, e në veçanti raporteve me Serbinë ishin akoma më tërheqëse për votuesit kosovarë; jo dialog pa njohje paraprake dhe pa kërkimfajle nga ana e Serbisë për krime lufte dhe gjenocid ndaj shqiptarëve, pa zbardhjen e fatit e të pagjeturve, premtimi për reciprocitet të plotë në të gjitha fushat…etj, etj.

Por, çfarë po ndodhë në të vërtetë!?

Përderisa nuk e kemi asnjë sinjal pozitiv sa i përket përmirësimit të jetës së qytetarëve, rrëshqitja e kryeministrit Albin Kurti në raport me dialogun e Brukselit dhe reciprocitetit me Serbinë është shqetësuese!

Përveqse po futet në dialog pa asnjë kusht të vënë ndaj Serbisë dhe pa reciprocitet ndaj saj, po vazhdon me gjuhën populliste (mashtruese) ndaj qytetarëve të vendit me iniciativen kinse për PADI kundër Serbisë “për krime lufte dhe gjenocid”!

Për të mos thënë e pamundur, realizimi i padisë kundër Serbisë është vështirë i realizueshëm në mandatin katërvjeçar të ‘Qeverisë Kurti 2’ për shkak të aspekteve juridike ndërkombëtare pa qenë Kosova anëtare e OKB-së!

Këto rrethana i di mirë Albin Kurti, por me këtë dëshiron t’i mbulojë rrëshqitjet e para nga parimet dhe premtimet e tij elektorale.

“Padia kundër Serbisë” nuk është gjë tjetër veqse kartë e Albin Kurtit për zgjedhjet lokale të vjeshtës 2021.

Meqë qytetarët e vendit i gëlltitën shijshëm foret mashtruese në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, Albin Kurti shpreson dhe beson se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në zgjedhjet komunale!

Sikurse padia kundër Serbisë, edhe premtimet e tjera të Albin Kurtit janë vështirë të realizueshme, por nëse ai dëshiron t’i bind qytetarët për zgjedhjet lokale të vjeshtës duhet të dëshmohet me vepra e jo me fjalë.

Për të mos thënë në 100 ditëshin e parë, deri në zgjedhjet e vjeshtës, ‘Qeveria Kurti 2’ duhet t’i sjellë Kosovës së paku 3 njohje ndërkombëtare, t’i sjellë së paku 3 investime kapitale nga jashtë në Kosovë, t’i punësojë së paku 30 mijë njerëz dhe ta sjellë liberalizimin e vizave për qytetarët e getoizuar. Përmbyllja e dialogut me Serbinë do të ishte “qershia mbi tortë” për qytetarët e Kosovës!

Pa përmbushjen e asnjë premtimi të dhënë, Askush nuk e ka të drejtën ta portretizojë Albin Kurtin si shpëtimtar dhe as ta krahasoj me Hasan Prishtinën!

Për ta arritur nivelin e legjendarit Hasan Prishtina, Albin Kurti duhet të jetë konsistent në parime, i përpiktë në premtime dhe të jepë çdo gjë nga pasuria e tij për shtetin e jo nga mundi dhe djersa e qytetarëve (mërgimtarëve).

Edhe pse është i ri në moshë, Albin Kurti i ka përjetuar vitet e ’90-ta, vitet e arta të krenarisë kombëtare, kur është dhënë gjithçka për shtetin e Kosovës pa marrë asgjë dhe pa llogaritur në asnjë privilegj personal.

Qytetarët e vendit presin shumë prej teje Albin, më shumë seqë ti e meriton!

E ke rastin historik, dëshmoje veten Albin!



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora