E shtune, 20.04.2024, 03:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Botë e çuditshme

E premte, 06.07.2007, 06:41 PM


Një grua që shoqëronte burrin e saj nëpër ndeshjet e futbollit, ngaqë nuk i pelqente futbolli punonte me shtiza gjatë ndeshjes dhe ka arritur deri më sot të bëjë një shall të gjatë 18 metra dhe është duke vazhduar derisa të bëjë një shall që t'i vijë rrotull gjithë stadiumit. Kur gjatë ndeshjes është ftohtë me shall mbulonin këmbët tifozët.
***
Në Amerikë dy prindër kanë bërë greve urie në kopshtin e shtëpisë së tyre sepse fëmijët nuk bashkpunonin në punët e shtëpisë dhe nuk do tërhiqeshin nga greva derisa fëmijët të firmosnin një pakt bashkëpunimi (fëmijët ishin 15 dhe 17 vjeç).
***
Çdo foshnjë pas lindjes ka saktësisht 350 eshtra. Ekspertët kanë zbuluar se shumë eshtra gjatë fazës së zhvillimit të njeriut shkrihen, kështu forcojnë skeletin e njeriut. Foshnjet e lindura në muajin maj peshojnë më shumë se tjerët. Arsyeja ende nuk dihet. Fëmijët me sy të zinj reagojnë 15 herë më shpejtë se ata me sy të ngjyrave të tjera. Ata janë më të mirë në sportet ku kërkohet reaksion i shpejtë p.sh. futboll.
****
Çështja e mbarimit të shtatzënisë ka shqetësuar njerëzit që nga fillimi i kohës. Aborti, fjalë kjo e cila vjen nga fjala latinisht për lindjen e parakohshme, është debatuar në çdo kulturë - nga Kisha, nga profesioni mjekësor si dhe avokatët dhe gjykatësit në tërësi.
Në Suedi, nën legjislacionin që hyri në fuqi në vitin 1975, aborti pas kërkesës lejohet deri në fund të javës së 18 të shtatzënisë. Ky legjislacion thotë që vendimin e fundit duhet ta marrë gruaja, dhe askush tjetër. Ajo është përgjegjëse për trupin e saj si dhe për të ardhmen e saj. Aborti është e drejta e gruas, dhe ajo nuk është e detyruar të paraqesë arsye ose të mbrojë vendimin e saj për një abort. Aftësia për të ngjizur, mbartur dhe lindur fëmijë është një forcë e fuqishme dhe e qenësishme, ku përfshihen edhe emocione të forta. Vendimi për të vazhduar ose për t'i dhënë fund një shtatzënie ka të bëjë me individët dhe shkencëtarët në shumë nivele: ato emocionale dhe etike, teknike dhe mjekësore. Një vendim me nënkuptime kaq të thella për ekzistencën - ku kufiri midis jetës dhe vdekjes duket kaq qartë - nuk është kurrë një vendim i lehtë.
****
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), alkooli është vrasësi numër një i meshkujve europianë të moshës 15-19 vjec dhe është një faktor në 25 për qind të të gjitha vdekjeve. këtu përfshihen vdekjet nga dehja, aksidentet rrugore, vetëvrasjet dhe vrasjet. Gjendja është e rëndë veçanërisht në disa vende të Europës Lindore, ku një e treta e të rinjve meshkuj janë të dënuar të vdesin para kohe si pasojë e përdorimit të tepërt të alkoolit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora