Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Terroristi i mirë!

| E diele, 30.05.2021, 08:41 AM |


Terroristi i mirë

Nga Kastriot Dervishi

Mjafton të lexosh vetëm këtë debat për të kuptuar sa rëndë janë dy shokët e trashëgimisë komuniste. Përgjigja e znj.Lalaj ishte e duhura.

Sipas dyshes, Enveri, ushtari dhe vegla e jugosllavëve Popoviç, Mugosha, Stojniç ishte “i mirë” gjatë luftës, por u prish dhe u bë “i keq” pas saj. Enveri as më pak e as më shumë ishte një terrorist që i ka bërë Shqipërisë dëme politike, ekonomike, kulturore, njerëzore, etj, më shumë se çdo pushtues tjetër.

Kategorizimi në terrorist të mirë dhe të keq është qesharak. Janë të paktën 2 mijë shqiptarë të vrarë në vitet 1943-1944, qindra familje të shpërngulura nga fshatrat e qytetet e tyre, kushedi sa shtëpi të djegura, etj.

Qëndrimi ndaj E. Hoxhës duhet të jetë ai si ndaj çdo terroristi tjetër, i cili themeloi dhe zhvilloi përçarjen kombëtare, dasinë krahinore, varfërimin e shkatërrimin e popullit të tij. Por dy shokët e sipërm nuk është se e kanë bindjen rrjedhojë studimi, por simpatie të kultivuar familjare. Njëri as ka lidhje fare sepse mesjetën komuniste nuk e ka studiuar. Është njohës vetëm i mesjetës origjinale. Këta lloje e përfundojnë historinë pa nisur ta shkruajnë akoma.