E premte, 29.03.2024, 10:18 AM (GMT)

Speciale

Saimir Lolja: Karl Patsch - Ilirët

E diele, 23.05.2021, 01:06 PM


Shkrime Popullore Ditunie për shkollë e shtëpi Botime të Ministrisë së Arsimit

I L I R Ë T

Prej

Prof. Dr. Karl Patsch - Profesor i Rregullt e Botënor në Universitet të Vjenës

Përkthyer prej Karl Gurakuqit - Shef Seksioni në Ministrinë e Arsimit

Me 13 figura brenda në tekst

Shtypshkronja Nikaj, Tiranë 1923

Për së shpejti kanë me u botuar edhe këta libra:

1. Diturija gjuhësore, prej Prof. Dr. Paul Kretschmer;

2. Paleontologjia, prej Prof. Dr. Karl Diener, sot Rektor i Universitetit të Vjenës;

3. Zogsija e Shqipërisë, prej Prof. Dr. Otmar Reiser;

4. Harta e vjetër e Shqipërisë, prej Prof. Dr. Camillo Praschniker;

5. Gjendja ekonomike e Shqipërisë në kohën e vjetër e në të mesmen, prej Prof. Dr. Karl Patsch;

6. Kolonitë greke në Shqipëri, tue u dhanë rëndësi të posaçme qyteteve Dyrrachium e Apollonjia, prej Prof. Dr. Karl Patsch.

Parathënie e botimit të dytë

Ky libërth i vyer ribotohet pas 83 vjetësh. Me këtë rast së pari përcillet një nderim për Profesorin Karl Patsch të Universitetit të Vjenës më 1923, i cili analizon me pasion e hollësi të mahnitshme Ilirët legjendarë, pa iu munguar atyre edhe qortimet e nevojshme. Po ashtu i dallohet vlera Ministrisë së Arsimit Shqiptar të asaj kohe e cila kujdesej që botime të tilla me shërbim edukimin kombëtar të ishin në duart e lexuesit shqiptar. Dhe më tej, falenderoj dajën tim Qazim Kuqashin që ruajti këtë libërth dhe kështu bëra të mundur rishkrimin tij.

Për kohën e tij, kur përqindja e të shkolluarve shqiptarë ishte shumë e vogël, përkthimi e botimi i studimit të Prof. Karli Patsch-it ka patur shumë rëndësi. Dhe duke marrë parasysh nivelin arsimor të masës së popullit, thjeshtësia e stisjes së këtij libërthi ka zgjidhur hapin tjetër të përthithjes së njohurisë që dhuronte ky libërth atëherë. Për kohën tij, ky libërth ka dhënë ndihmesë të çmuar në formimin e shkallës së vetëdijes dhe vetëkuptimit kombëtar arbëresh, ilir e shqiptar. Edhe tani ai e ruan fort vlerën e tij dhe i shtohet plejadës mjaft të vonuar të veprave të kësaj natyre, si nga autorë të huaj ashtu edhe shqiptarë, që po shihen të botuara në shqip sidomos pas vitit 2000. Mijëvjeçari i arbërit po agon përsëri!

Saimir Lolja, 2006

Ilirët

Ilirët, për sa i përket përhapjes së tyre vendore, patën një rëndësi të posaçme ndërmjet popujve të vjetër të Europës. Ata banojshin prej bregut të djathtë të Danubit në Bavari, në Austrinë e sipërme e në të poshtmen ashtu edhe në Hungarinë e perëndimit, ndër të gjitha Alpet e lindjes, e duke përfshirë fushën perëndimore të Hungarisë, deri në Adriatik, ku ishin te tyret edhe Venediku edhe Istrija. Përveç këtyre viseve, shtriheshin kah jugu në krejt pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik, duke përfshirë ishujt e Dalmacisë deri Thesali, Epir, e veri-perëndim Greqisë. Ilirët banonin ku shumë e ku më pak edhe bregut të rrmakët të Danubit, në bregun perëndimor të Adriatikut në Italinë e mesme e Apulja, në Korfuz, në Azinë e Vogël veri-perëndimore e ndoshta edhe Siçili.

Në gadishullin Ballkanik ashtu edhe ndër viset e veçueme të Italisë e në Azinë e Vogël, Ilirët nuk qenë banorët e parë, por të ardhur më vonë. Përpara se Ilirët të pushtonin pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanikik, ishin aty Thrakajt, një popull shumë i madh nëe numër i shtrimë në të gjitha viset prej detit Adriatik deri në Detin e Zi. Ilirët, duke ardhur nga veriu e duke shtyrë Thrakajt, zunë Kroacinë, Serbinë perëndimore, Bosnjën, Dalmacinë Hercegovinë, Malin e Zi e Shqipërinë. Kush kundështoi qe asgjësuar ose qe shtrënguar të shpërngulej gjetiu; kush nuk u bëri kundërshtim mundi me jetuar qetësisht me Ilirët në tokën e në vendin e vet. Një vërtetim i kësaj ngjarjeje janë emrat e shumtë të vendeve thrakisht, që janë mbajtë në kohën ilirjane e deri në atë Romake, e deri në ditën e sotme. Kësi emrash thrakisht gjenden edhe sot në Shqipëri. Kështu fjala vjen, ka rrjedhje thrakishte emri i moçëm Bertiscus me të cilin quheshin Alpet e Shqipëris së veriut; Hebrus quhej një lum në veri të qytetit Apollonia, të Pojanit të sotëm, ashtu edhe lumi i parë në viset jugore të Thrakisë, Marica e sotme. Një emër thrakisht është edhe Scodra, që qe një qytet i cili qysh prej kohëve më të vjetra qe një vend me rëndësi për historianët.

Vetëm pak fise thrakase që banuan ndërmjet Ilirëve ruajtën lirinë e vet; më e shumta e tyre u muarën prej sish, cilët do kujdesoheshin për mbajtjen e jetës zotnijve vet. Thrakajt u bënë raja e Ilirëve; ata qenë një popull i butë, i shtruem, me një shpirt jo aq luftarak, e nuk u ngjasonin bashkatdhetarëve vet lindjes gadishullit Ballkanikik. Ata kishin vese mira se Ilirët, jetonin në qetësi me gjë të gjallë e me bujqësi. Se sa fise thrakase ishin nën zotërimin e Ilirëe na e tregon lajmi që duket si i tepruar, i cili na rrëfen se vetem fisi ilir Ardian, që shtrihej në Dalmacinë e mesme të sotme deri në bregun e djathtë të Narentes, kishte nën vedi më tepër se 300000 Thrakas. Një popullsi jo më pak të numërueshme kishte nën vedi edhe fisi ilir i Dardanëeve rreth Nishit e Shkupit në Serbinë e sotme. Ilirët kishin nevoje për Thrakajt, pse ata për shumë kohë, sikurse ka me u parë më hollësisht më vonë, shkuan një jetë andjeje, lufte e gëzimi. Por dalëngadalë u përzien me Ilirë e u bënë një popull i vetëm; por me gjithë këtë u panë shenja thrakishte edhe në kohën pas-krishtere. Ilirët nuk formuan një komb të vetëm, sikurse Indogjermanet e tjerë. As pjesa e tyre që zuri vend në gadishullin Ballkanik nuk qe nën një drejtim të vetem, por u nda nder fise, ku ma të mdhaja, ku ma te vogla, te cilat jetuen nji grindje te pandamë ndërmjet vedit. Vetëm një herë kur qenë pushtuar prej Romakëve, u lidhën Ilirët bashkë për me rifituar lirinë e humbur. Përfundimin e kësaj lidhjeje do ta shohim më tutje.

Fiset Ardiaei dhe Autariatae

Në kohën e moçme e treguan vehten në lindje të Adriatikut dy fise ilire: Ardiaeit ose Ardianët, që përmendëm më sipër, dhe Autariatët të cilët e kishin vendin e vet në Hercegovinë e ndër viset kufitare të saj; të parët në bregun e djathtë e të dytët në bregun e rrmakët të Narentes. Të dy këto fise qenë shumë luftëtarë. Ardianët i shohim në të katërtin qindvjet para erës sonë si më të mëdhenjtë kundershtarë kolonistëve Grekër ishujt e Dalmacisë, por anën tjetër jetonin një anmiqësi tmerrshme me Autariatët. Këtë armiqësi e shtojnin tepër krojet e krypës gjendeshin ndër kufijtë e të dy fiseve dhe të cilat kishin një rëndësi të madhe për gjënë e gjallë, e prandaj seicili fis i donte për vedi. Autariatët qenë dëbuar prej vendeve të veta nga Keltët, që ishin një popull i ri i cili erdhi nga veriu në gadishullin Ballkanikik dhe pjesërisht zuri vend ndërmjet Ilirëve. Autariatët u tërhoqën në brendësinë e gadishullit, ku shihen prapë në vitin 335 p.e.s. në rrethin e Lekës së Madh; ndodhjen e Autariatëve e tregon sot emri i lumit Tara veri-lindje të Malit të Zi.

Edhe Ardianët e ndiejnë pushtimin e Keltëve, por ay pushtim nuk pat përfundime aq të këqija. Në të tretin qindvjet të erës sonë, duke filluar prej Narentës së poshtëme formohet një shtet me mjaft rëndësi, i cili në kohën e përhapjes së tij më të madhe përfshinte Hercegovinën jugore, Dalmacinë e ishujt e saja (përveç ishullit Lissa), Malin e Zi e një pjesë të madhe të Shqipërisë; kaq sa sundimtari i tyre quhej Mbret i Ilirisë, pra qe si përfaqsues i Ilirëve, ndonëse vetëm një pjesë e atij populli të madh ishte nën sundimin e tij. Ardianët rëndësinë më të madhe e kishin për në det i cili ishte fusha e veprimit të tyre. Ata kishin një numër shumë të madh anijesh me rrema, të vogla, të lehta e të shpejta, me cilat bënin udhëtime të gjata e mësynin me trimëri të madhe e me fitim anijet e mëdha luftarake greke. Anijat e Ardianëve çmoheshin aq shumë për zotsinë detare të tyre saqë edhe shtete të tjera i merrnin për shembull. Pamje të këtyre anijeve paraqiten tek monedhat (trinckat) e mbretit të mbramë ardian Genthius (mbi këtë mbret do flitet poshtë). Edhe veglat e vozitjes cilat i përdorte fisi Daorsi që banonte në bregun e rrmakët të Narentes së poshtme munden me shërbyer si tregime të anijevet ardiane.

Figurat 1 dhe 2. Monedha bronzi të fisit Daorsi në Muzeun Mbretëror në Vjenë, me kokën e Hermesit pjesën e përparme e me një anije pjesën e mbrapme.

Anijet e Daorsëve qenë, siç shihet në monedhat e rralla të bronzit (krahaso Figurën 1 e 2), anije rremake të hapta, të pambuluara, me timon, me skep të lakuar përpjetë e me parmakë përsipër. Prej detarëve shihen vetëm kryet e dy vozëtarëve. Me anijet e veta të vogla shëtitnin Ardianët me guxim të madh, sikurse sot Ulqinakët shqiptarë, Adriatikun, Detin Jon e rreth Peloponezit dilnn në Detin Egje deri ndë Kykladet. Se sa shumë vetë merrnin pjesë në kësoj udhëtimesh, shihet prej kësaj pune që në vitin 384-383 p.e.s. u gjendën përpara ishullit dalmat Lesina 10000 Ardjanë. Qëllimi i udhëtimeve të tyre ishte vjedhja e cubnija nëpër det. Çdo anie e huaj, çdo ishull e çdo breg i huaj shikohej si gjë armike e ku kishte të drejtë çdo njeri, e ku mund vidhej e plaçkitej. Mbretët e shtetit ardian drejtonin kusarinë, sikurse më vonë princat e mbretët e popullit Viking të cilët e kishin për krenari të quheshin mbretër deti. Udhëtimet kusarë drejtoheshin nga privatë ose nga qeveria vetë, sikurse ngjau nën sundimin e mbretit Agron e nën atë të së shoqes së tij Teuta. Kusarinë nuk e mbajn për çnderim e për gjë të ndaluar, por mbronin parimin që vjedhja e kusaria e detit ishte nji fitim i zakonshëm si bujqsija e gjëja e gjallë.

Kjo sjellje tepër e lirë më në fund shkaktoi nji shkatërrim të rëndë të shtetit ardian, e kjo ngjau në një kohë kur gjindej në cip të madhështisë së vet. Qëndrimi i mbretit ishte atëhere në Risinum, Risanin e sotëm grykat e Kotorrit. Ky ndëshkim u ra Ardianëve nën qeverinë e mbretneshës Teuta, e cilia mbas vdekjes se të shoqit Agronit në vitin 230, kishte marrë sundimin në vend të thjeshtrit të vet Pinnes. Mbretëresha Teuta sulmoi koloninë greke në ishullin Lissa, e cila ishte e vetmja që nuk iu ishte nënshtruar Ardianëve. Qyteti i kërkoi ndihmë Romës. Kjo kërkesë ndihme, por edhe tepër rrezikimi i tregtisë dhe bregut italian, e shtynë senatin romak me bërë një mësymje ushtarake. Një flotilje romake u duk në Adriatik në vitin 329, shpëtoi Lissën e bllokuar prej Ardianëve dhe bëri përparime të shpejta kundra Teutës, e cilia nuk mendonte një mësymje kaq të shpejtë nga ana e Romakëve.

Teuta e kishte shpërndarë fuqinë e vet në shumë ndërmarrje. Gjithashtu, në vendin e saj bëheshin edhe shumë tradhtira sepse sikurse gati të gjitha shtetet e kohës se vjetër e të mesme në gadishullin Ballkanik ashtu edhe ai i Ardianëve nuk ishte homogjen. Prandaj, në këto rrethana Teuta nuk mundi me bërë një qëndresë të gjatë, por u zmbraps në kështjellën kryesore të vetën në Risinium, ku vitin 228 p.e.s. bëri paqe me Romën. Kushtet e paqes qenë rënda për Ardianët, sepse pjesën më të madhe të pushtimeve të tyre në Shqipëri ashtu edhe ishujt e Dalmacisë i humbën dhe iu desht me ndaluar kusarinë e detit. Më tepër u qe ndaluar që të udhëtonin me anije luftarake në bregun jugor të shtetit të ri afër Lissus (sot Lezha). Se sa fort iu kishin rënduar Grekërve kusaritë e Ardianëve, e tregojnë falënderimet e tyre që i paraqitën Romakëve. Më së pari i falënderoi qyteti tregtar i Korinttit e pastaj edhe Athina paraqiti falënderimet e saja për sigurimin e udhëtimit nëpër det.

Por ndër Ardianë ky pushtim nuk bëri një përshtypje aq të madhe, sepse ata ishin mësuar e të rrahur me luftra, prandaj nuk ia vunë fort veshin Romës e cila ishte e zënë gietiu me pune më të rëndësishme. Trashëgimtarët e mbretëreshës Teuta shtrinë sundimin e tyr në jug, në Shqipëri, e morën, për plaçkë e për të holla, në luftimet të pandërprera në Greqi e Maqedoni, e cila në këtë kohe shtrihej nëpërmjet Shqipërisë deri në Adriatikun e jugut. Në këto luftime Ardianët nuk kishin interesa të mëdhaja: ata ndërronin lehtazi parti e shkonin me ata ku kishin interes. Qendra e këtij shteti të riforcuar qe shpërngulur prej Risiniumit më në Jug, në Scodra e cila kishte vende strategjike shumë të mira. Kah jugu i liqenit të Shkodrës shtrihet një varg kodrinash të cilat atëherë ishin të rrethuara nga tri anët prej lumejsh, e që edhe sot mbas sa ndryshimesh gjenden të rrethuara. Në anën perëndimore të kodrave, në bashkim me Bunën, me Kirin e me një rrem të Drinit (ose sikurse quheshin atëhere me emra ilire Barbanna, Clausala, Dirinus (ose Drilo), gjendet kështjella e forcuar mbretnore, e cila mbretëronte mbi fushën e gjëre e mbi liqenin e madh. Kështjella kishte vetëem nga lindja një rrugë gjarpëruese. Liqeni ushqente qytetin me peshk e përpiqte Shkodrën me rrethinat e veta, ndërsa lumi i Bunës që buron prej tij e lidhte me detin. Në këtë mënyrë flota ardiane kishte një liman të fortë në Shkodër, e në rast nevoje kishte liqenin për mbrojtjen e plaçkës. Gjendja strategjike e Shkodrës luajti një rol të madh në kohën e mesme e në kohën e re. Prej kohës ilire kanë mbetur vetëm pak rrënoja prej kështjellës Shkodrës, cilat tregojnë se me ç‘kujdes ishte punuar, e se punëtorët e saj qenë Grekër shkolluar të thirrur për këtë qëllim në Shkodër.

Grekërit luajtën në shtetin ardian një rol të madh. Grekë qenë puntorët e nëpunësit e të hollave mbretërore; emrat e tyre shihen edhe sot ne trinckat (Hartgeld) që ata kanë shkrirë. Diplomatë grekë ndërmjetsonin marrëdhënjet e mbretërve Ardianë me oborret e shtetet e Lindjes; misionet e tyne shtriheshin prej Shkodre deri në Rhodus. Një greke, e quajtur Eurydike qe edhe e ëma e mbretit Genthius. Të gjitha këto janë prova se shteti ardian nuk qe vetëm një shtet kusarësh, por kishte edhe marrëdhënie qetësore me të tjerë dhe e kishte për zemër kulturën e huaj. Tregtari grek i kishte Ilirët blerësa të mirë, sikurse do të shohim më tutje; shumë sende artistike i muarën Ardianët prej Grekërve, sikurse na tregojnë lajmet mbi ekskursionet ardiane në brigjet greke. Ardianët u morën me sende kulturore greke e patën marrëdhënie me Grekërit, por nuk i humbën aspak vetitëe veta, sikurse i humbën shumë fise të tjera Ilire. Një dëshmi për këtë gjë e japin të bijtë e mbretëreshës Eurydike, të cilët mbajtën emrat e bukur ilirisht Genthius, Plator e Caravantius; ashtu edhe Genthius vetë, i cili si mbret që ishte, nuk e dinte gjuhën e grekërve.

Me mbretin Genthius krijoi lidhje mbreti i Maqedonisë Perseus, e të dy bashkë i bënë Romës një konkurrencë të madhe në Europën Juglindore. Në vitin 168 p.e.s., u shpa-lli luftë të dyve senati roman, e megjithëse Ilirët e Maqedonët treguan një burrni të madhe e një kundërshtim të rreptë, e mundi luftën në një kohë të shkurtër. Kundër Perseut, veprimet ushtarake zgjatën pak më tepër derisa luftimin Pydna, zgjati vetëm një orë, u nda njëra dysh. Krejt lufta Illyrikum zgjati vetëm tridhjetë ditë. Pretori Lucius Anicius zbret pa pritë e pa kujtuar në bregun shqiptar e shkon përpara me shpejtësi pa gjetur kundërshtim deri në Shkodër. Vetëm këtu, afër ledheve të kështjellës, e kundërshton mbreti Genthius, i cili nuk ishte i përgatitur mirë. Ky mundet, zmbrapset kështjellë, kërkon menjëherë një armpushim të shkurtër, i cili i jipet. Në këtë kohë pret me padurim të vëllan e vet Caravantius, i cilli nëpërmjet Malit të Zi kishte shkuar Hercegovinë për me prurë fuqi të reja.

Mbasi nuk i zinte vendi vend, mbreti Genthius hypën në një anije e udhëton në liqenin e Shkodrës për me i dalur ndihmës para. Por më kot! Fiset e veriut thuaj se i kishin dale dore e nuk ndëgjonin me e mbrojtur. Mbreti kthehet prapë në Shkodër e i bie në dorë, në mbarim të afatit të armpushimit, pa ndonjë kusht Pretorit Anicius. Gruaja e tij, mbretëresha Etleva e dy bijtë e tij të vegjël Scerdilaedus e Pleuratus, ashtu edhe vëllai i tij Caravantius qenë zënë rob pa kundërshtim kështjellën Medeon (Meduni i sotëm afër Potgoricës në Mal të Zi). Krejt familja mbretërore u çua në Romë. Mbreti, mbretëresha e princat hynë në Kapitol përpara karrocës fitimtare të Pretorit Lucius Anicius. Mbas këtij turpi, familja mbretërore u çua në qytetin Iguvium (ne rrënzë të Apenineve në Umbria), ku mbreti jetoi e vdiq si rob. Se çfar e shtyri mbretin Genthius me rënë në dorë aq ligësisht, nuk dihet. Ndoshta u dorëzua me tradhëti, sepse kështjella e Shkodrës e vendi malor shqiptar e malazias kishin mundësi me bërë një kundërshtim të gjatë; si shihet, Ardianët nuk ndigjuan me i dalë zot. Në vitin 168 p.e.s. u mund mbreti Genthius e në vitin 167 p.e.s. mbretëria ardiane u nda në tre kantone republikane, që administroheshin vetvetiu, por nën kontrollin e vazhdueshëm të Romës. Në këtë mënyrë u zhduk më e madhja e gjata mbretëri Ilire.

Shteti ardian u shkatërrua por nuk u shkatërrua fisi ardian, megjithëse i shkoi puna mjaft mbrapsht. Mbas pak kohe ra nën pushtimin e një fisi, që deri atëhere ishte nën te, nën Dalmatët, të cilët do t’i njohi më tutje. Më vonë, pasi u liruan prej pushtimit të Dalmatëve, filluan Ardianët prapë kusarinë e detit. Në vitin 135 p.e.s. mësyjnë vende romake e ilire, të bashkuar me fisin Plereive të cilët banonin në Narentën e poshtme e që përpara gjendeshin nen pushtimin e Ardianëve. Romakët u munduan së pari nëpërmjet dërgimtarësh me i kthyer në qetësi e me i ndaluar nga kusakëria. Por pasi kjo nuk pati ndonjë përfundim, u ngarkua konsulli Servius Fulvius Flaccus më një ekspeditë kundër tyre. Ai doli me 10000 këmbësorë e 600 kalorës në Narentën e poshtme dhe i mundi e i theu. Se si nuk dihet, por kjo luftë pat përfundime të këqija për ta: vendit të tvre iu vunë pagesa e telozna; me një pjesë të të hollave të plaçkës së bërë, konsulli ndërtoi një mur në shenjtoren e përmendur të Dianës në malin Tifata afër Kapues në Italinë e poshtme. E për me i larguar Ardianët nga kusaritë detare, i shpërngulën ato prej vendeve veta, prej detit e prej Narentes, drejt brendësisë Hercegovinës ku qënë shtërnguar të merren me bujqësi. Vendi që iu dha ishte malor e fort pak prodhimtar, kështu Ardianët, zotërues e njëhershem të Adriatikut e të detit Jon, nuk ishin mësuar me përdorur vangën e parmendën; prandaj shkuan duke rënë poshtë nga ana ekonomike Në viin 45 p.e.s. bëhet fjalë prap për ta, por vetëm pse një skllav i Ciceronit, lektori Dionysius, pasi i vodhi disa libra nga frika e ndëshkimit iku tek ata, e Ciceroni u mundua shumë me shtirë përsëri në dorë. Prap në erën tonë, Ardianët përmenden nën emrin Vardaei në listën e fiseve Ilire, por duke qenë se nuk ishin veç se 20 dekurie (ndarje dhjetëshe shoqërie apo ushtrie), nuk kishin ndonjë rëndëi. Ndryshimin e madh ndërmjet Ardianëve të njëhershëm me ato mëvonshmit e paraqet shkrimtari latin Plinius me këto fjalë: Populatores quondam Italiae Vardaei non amplius quam XX decuriis (Vardjanët, që një herë shkretuan Italinë, nuk bëhen më tepër se njëzet dhjetëndarje).

Fisi Liburni

Përveç Ardianver, ka një rëndsi të posaçme në kohën historike edhe një tjetër fis ilir më i madh. Këta qenë Liburnët, të cilët banonin në Dalmacinë veriore, në rrënxën e gjërë të Alpeve dinarike, ndërmjet Zrmanjës, detit Çikolës, një rrem i rrmakët i lumit Krka, rrethin e Zarës sotme dhe ndërmjet Skardonës e Kuinit. Gjendja natyrore e vendit tyre i kishte bërë Liburnët kusarë si Ardianët. Fare afër bregut gjenden vargje ishujsh; mbrenda në tokë janë gryka deti të ndryshme ku derdhen lumej të vozitshëm. Gjithkund ka vende mbrojtjeje e strehë. Të ndihmuar pra në këtë mënyrë prej natyre, medoemos Liburnët do të kenë dalë në det përpara Ardianëve. Shumë ndër ta kishin zënë vend në brigjet lindore të Italisë së mesme e në Korfuz; për një kohë të gjatë patën edhe Durrëin në dorë. Sikurse Ardianët, ashtu edhe Liburnët qenë voztare të mirë, të ditur e të përmendur. Veglat e tyre detare ishin të ndërtuara me aq mjeshtri sa që më vonë ato, nën emrin latinisht Naves Liburnicae ose Liburnae, zunë një vend rëndësishëm në flotën luftarake romake.

Liburnët u dalluen nga Ardianët nga shkaku ata nuk mundën themelojnë një shtet madh, por u përndanë në shumë fise. Një karakteristikë e këtyre dy fiseve ishte gjendja e gruas në jetën e popullit. Ardianët iu shtruan vullnetarisht sundimit të mbretëreshës Teuta; ashtu edhe për Liburnët kemi lajme se u sunduan prej grave. Sundimi i grave ndër Liburnët nuk qe përjashtim, sikurse ndër Ardianët, por qe për një kohë të gjatë si një rregull. Veprimi i lirë i Liburnëve nëpër det qe ndaluar prej Romakëve. Prova të mjafta të luftave ndërmjet tyre qenë robt liburnë, të cilët që ne vitin e parë të erës sone shihen Itali. Por ndalimi i kusarive nuk i rrëzoi Liburnët aq poshte sa Ardianët: ata luftuan prap aty këtu me fqinjtë e vet, Dalmatët, por mbasi edhe kjo grindje u ndalua nga administrata romake u bënë qytetarë të mirë e të qetë. Liburnia në kohën romake qe një ndër viset më të populluara lindje të Adriatikut, mbushur me qytete të pasura. Ato nëpërmjet pozicionit të tyre mbi lartësina të veçuara paraqitnin një typ të posaçëm qytetesh të vjetra në gadishullin Ballkanik. Sa përparim kishte bërë bujqësia në këtë fis e në tokën pjellore të tij e tregon vaji liburn {Oleum liburnicum), i cili kishte një të madh.

Fisi Delmatae

Një fis i tretë ilir i madh, i cili banonte në pjesën lindore të Adriatikut, qenë Dalmatet ose Delmatet. Ata e kishin vendin e vet në Dalmacinë e mesme ndërmjet Liburnëve dhe Ardianëve; por shtriheshin edhe prej deti mbi Alpet Dinarike deri në mbrendsinë e vendit. Në breg të detit e kishin të vetën Salorën me një grykë shumë të mirë. Megjithëkëtë Dalmatët dalloheshin fare nga fqinjt e tyre: në det ata nuk patën fuqi, kështu që kolonistë grekë mundën me zënë vend në ishullin Issa (sot Lissa). Përkundrazi, brenda në vend patën një rëndësi të madhe. Në histori i shohim deridiku vonë. Më parë i njohim si të nënshtruarit e Ardianëve, të cilet kishin kaluar një kohë të gjatë të mirëdenises së vet. Mbas shkatërrimit të shtetit ardian ndërruan sistem: ata pushtuan vendin fisnor të Ardianëve. Në këtë mënyrë u shtrinë deri te lumi Narenta, e atje, duke mësyrë fiset që i ishin nënshtruar Romës u ndeshën me Romakët afër Salonës në breg të detit. Mbas shumë marrdhënjeve të padobishme, të cilat kishin për qëllim ndalimin e armiqësive, u shpall lufta në vitin 156 p.e.s.. Kështu filluan luftimet romake - dalmatine, të cilat me pak ndalime zgjatën më tepër se 160 vjet deri në vitin 9 e.s. Prej këtij shkaku kuptohet pse krejt provinca e madhe romake lindje të Adriatikut u quajt Dalmatia.

Dalmatët e treguan veten ne te gjithë këtë kohë si kundërshtarët më të rreptë të Romës në gadishullin Ballkanik. Kurrgja nuk mundi me iua ligshtuar zemren: as pushtimi i vendeve të tyre kryesore, as luftimet e humbura, as shkretimi i viseve, as zvoglimi i popullsisë. Posa mirrnin fuqi, ia fillonin prap luftës. Lirinë e kishin përmbi çdo gjë. Kur ishin në pushim e nuk kishin luftë me Romakët, gërgitnin fqinjt e vet, i nënshtronin e u vinin telozna në gjë të gjallë e në të korra. Mënyra e luftimit e Dalmatëve qe shumë e përmendur: për mbrojtje e për mësymje përdornin një taktike të çuditshme; në rrethimin e vendeve të forcuara nuk lodheshin kurrë; vetëm mungesa e plotë e mjeteve, uria ose mungesa e ujit i shtrëngonin me rënë në dorë. Kur thyheshin, ushtria e tyre shpërndahej në çeta, për me u mbledhur mandej prap në ndonjë vend tjetër për një qëndrim ma te madh. Përgjithësisht dimër nuk luftohej; por në rast nevoje edhe atëhere ishin të gjithë gati për luftë.

Vendet e forcuara të tyre gjendeshin gjithmonë mbi lartësina të veçuara, të pingulta, të vështira e me pamje të gjërë, si mbi kodra e male, të cilat ishin edhe të rrethuara e të siguruara me pyje të shpeshta. Kështjellat ishin rrethuara me ledhe guri, dheu ose druri. Përgjithësisht këto ledhe ndërtoheshin me gurë e ndërmjet tyre futeshin breza drush për së gjëri ose për së gjati, që të lidheshin mirë. Kur këta breza kalbeshin ose digjeshin, atëhere ledhet rrezoheshin. Aty ku ndër Ilirë gjendeshin muratarë mirë, sikurse në Hercegovinën lindore e në Shqipëri, ledhet bëheshin me gëlqere të shuar. Se sa me kujdes e me shpenzime i ndërtonin, e tregon Figura 3 e cila paraqet një ledh kështjelle mbi Gradinën e Oshanjiçit afër Stolacit në Hercogovinë.

Përbrenda ledheve ishin nganjëherë edhe forcime më të vogla në rast të rrezikut të fundit, atëhere kur kështjella pushtohej prej armikut. Aty brenda gjendeshin edhe banimet prej druri për gra e fëmijë, depozitat për gjëra të tundshme e vendet për shtazët shtëpiake, sepse aty shkonin me gjetur shpëtim shumë qytetarë që mirrnin me vete gja e mall. Shumë me rëndësi në çdo kështjellë ishin krojet e pusat për ujë. Përveç mungesës së ujit, nganjëherë binin sëmundje të cilat në atë shumicë të madhe njerëzish, shtazësh e kufomash, përhapeshin shumë lehtë.

Fortesat e mëdhaja të Ilirëve nuk ishte pune e lehte të binin në dorë. Vendin kryesor të Dalmatëve, Delminium, mbi Lib Planina afër Zupanjacit në Bosnjën e perëndimit, nuk mundën me e shtirë në dorë as topat romake vitin 156 p.e.s. As fortesën Setuia, vonë qe qendra e Dalmatëve, nuk mundën me e pushtuar Romakët në dimrin e vitit 34-33 p.es. megjithëqë u përdorën gjeneralët më të mirë, e megjithëqë vetë Perandori Oktavianus Augustus mori pjesë në atë rrethim. Vetëm atëhere kur nuk patën ma me çfar të shuanin urinë, ranë në dorë. Emrat e prijsave të cilët vitet 34-33 p.e.s., deri në rënien e Setuies, i dolën zot lirisë së Dalmatëve kundra Romës me ushtri të forta, meritojnë që të njihen, ndërkohë po të kishin qenë Grekër ose Romakë do ishin përmendur në të gjitha librat e mësimit. Këta prijsa pra quheshin Verzo e Testimo. Këta të dy nuk qenë mbretër, sepse Dalmatët ishin njëri nga fiset ma demokrate ilire, cilët formonin shoqëri betuara dhe administroheshin prej një kolegiumi, e vetem në kohë lufte kishin prijsa. Ndërmjet popullit gjendej edhe klasa e bujarëve, të cilët në kohën romake quheshin principes. Sikurse çdo fis ilir që nuk ndikohej nga jashtë, ashtu edhe Dalmatët u ndanë në Dekurie, numri i të cilave kapej deri në 342. Prandaj, Dalmatët ishin ndër më të mëdhejtë e fiseve të Illyrikumit. Për t’u vrejtur është se Dalmatët etnikisht nuk qenë homogjenë, por ishin të përzjerë edhe me Thrakajt, e të katërtin qindvjet edhe me Keltët.

Dalmatët, megjithëqë ishin afër bregut e megjithëqë në viset e tyre kishin zënë vend Grekër (sikurse u pa sipër), prap se prap jetuan për një kohë gjatë gjendje ekonomike primitive. kullota e në bujqësi nuk kishin prona të veçanta, por çdo gjë e kishin të përbashkët. Prodhimi bujqësor ndahej në çdo tetë vjet ndërmjet banorëve të çdo bashkësie. Prandaj aq më tepër është për t’u admiruar se si Dalmatet, mbasi u bënë nënshtetas romakë, iu shtruan gjendjes së re. Ndër viset e tyre u zhvillua një jetesë e butë qytetare; banimet e tyre që përpara për arsye qetësie gjendeshin në lartësira tani qenë shpërngulur në fusha e ndër rrugët e reja romake. Kështu edhe vendi kryesor i tyre Delminium zdrypi poshtë në fushë e në vitin 19 e.s. u bë një qytet romak i përparuar me një Forum të përmendur. Ilirët kishin një veti me bërë të vetën çdo gjë e me iu përshtatë çdo gjendjeje (sikurse Shqiptaret e sotem), por sikurse do të shohim më tutje, pa humbur vetitë e tyre të veçanta kombëtare.

Zhvillime më të plota e shënime më të qarta mbi doket, prirjet, ekonominë shtëpiake, veset, veshjen, armatosjen, martesën, gjuhën, etj. të Ilirëve të Balkanit do t’i shohim më tutje. Këtu duam, duke vazhduar mbi topografinë e fiseve kryesore, me bërë fjalë mbi ato që iu kundërshtuan me fuqi kundërshtarëve të tyre, Romakëve, e mbi vetitë etike të posaçme të këtij populli luftarak.

Fisi Japodes

anë veriore Liburnëve Kroacinë bregore sotme e Bosnjen veri-perëndimore kishte vendin e vet fisi bleguar i madh i katërt i Japodëve, të cilët sikurse Dalmatët formonin nnjë shoqëri të betuar e që në kohën historike u mbajtën larg nga deti. Por përpara Japodët mirreshin edhe me det sepse, sikurse prej fqinjëve të tyre Liburnë ashtu edhe prej Japodëve (ose Japudes e Japydes), gjendej një pjese e tyre e madhe andej deti, në Apulia e në bregun lindor të Italisë së mesme. Japodët erdhën në përpjekje me Romakët dhjetë vjet përpara Dalmatëve, domethënë në vitin 169 p.e.s. në veri të Adriatikut, ku ata turbullojshin koloninë e re Aquileia. Gjendja e tyre me Romakët nuk qe aq shumë armiqsore sa e Dalmatëve, sepse kaluan shumë kohë të qeta me ta. Dërgimtarë Japodas shkonin në Romë e binin në marrëveshje ndërmjet tyre. Pastaj prap vinte një kohë që ky fis nuk donte me dijtë gjë për Romën. Sundimi pra romak mbi vendin e Japodëve qe i ligësht e i dyshimtë; vetëm vitin 35 p.e.s. mbizotëroi një gjendje e qëndrueshme kur vetë perandori Oktavianus Augustus e mori punën në dorë.

Japodët qenë mundur në luftimet e mëdhaja të bëra me sistem; fitorja romake ishte më e lehtë meqenëse ky fis nuk ishte i bashkuar dhe i mungonte një prjës energjik; pra ishtei ndamë e i përçarë dhe kështu nuk i bënte dot ballë Romës. Por Japodët e shpërblyen veten me mbrojtjen trimnore të kryeqyteti të tyre Metulum, të cilin Oktavianus Augustus mezi mundi me e shitirë në dorë duke lënë të vdekur me mijra rreth tij. Mbi luftimet rreth kryevendit të japodëve Metulum, i cili gjendet në malin e sotëm Viniçica afër Çakovacit pranë qytetit kroat Ogulin, kemi një lajm shkoqitur, lajmin mirë që mundet me pasur mbi taktikën luftarake të Ilirëve. Po përshkruhet këtu që të kihet një mendim mbi luftimet ilire atëhershme. Historiani i lashtësisë Appian shkruan:    Atëhere Oktaviani mësyni

Metulin, kryeqytetin e Japodëve, i cili gjendej në një mal me dy maja, i rrethuar prej një pylli të shpeshtë. Forca e qytetit, e cila përbëhej prej 30000 vetëve të armatosur, theu pa ndonjë vështirësi Romakët që i ishin afruar ledheve të tij. Romakët, duke e parë këtë qëndrim, rrethuan qytetin me llogore. Por Japodë mësynin ditën e natën, mësynë edhe llogoret e tyre e nuk i lanë Romakët kurrë të qetë. Romakët mundoheshin me krejt fuqinë me iu avitur ledheve e me i rrënuar. Në këtë mënyrë lufta nuk pushonte kurrë. Romakët shtonin gjithnjë fuqira e veta, derisa më në fund ledhet filluan me u dëmtuar. Atëhere Metuljanët ndreqën ledhe të tjera mbrapa të vjetrave, të cilat i lëshuan e zunë të rejat. Romakët, mbasi i pushtuan ledhet e para iu vunë zjarrin. Aty bënë prap llogore të tjera e prej aty lëshuan ura deri tek ledhet. Atëhere Oktaviani hypi mbi një pirg të lartë për me parë e me drejtuar luftimet, e dha urdhër për mësymje. Por Ilirët u dualën përpara e filluan me iu prishur urat nën to. Guximi i rrethuarve u ma i madh kur panë paren e dytën urë me rënë poshtë. Mbasi u rrëzua edhe e treta, i kapi Romkët një frikë e një tmerr aq i madh saqë kurrkush nuk guxoi më të kalonte mbi katërtën.

Kur pa Oktaviani ligësinë e ushtarëve të vet, zdrypi prej pirgut e u dha urdhër edhe një herë tjetër për mësymje. Por mbasi nuk i dual në krye qëllimit të vet, sepse Romakët nuk e ndigjonin me mësyrë, atëhere Oktaviani mori vetë një mburoje e mësyni urën. Atij i shkuan mbrapa disa gjeneralë e rojet e tij. Kur pa ushtrija romake se prijsi i tyre më i madh po e vinte jetën në rrezik, atëherë e turpnuar, e mori mbrapa. Por pesha u bë e rëndë, kështu që ura u rrëzue e të gjithë ata që ishin mbi të ranë poshtë. Një pjesë e tyre vdiq, e pjesa tjetër u varros prej trupave, dërrasave e binarve që iu ranë përsipër. Ilirët u gëzuan për atë fitore. Vetë Oktaviani ishte ndër të varrosurit. Menjëherë u ngrit, hypi prap mbi pirg që të shihej prej ushtrisë, për mos me lanë të përhapej ndonjië lajm për vdekjen e tij e të shkaktohej ndonjë turbullim. E që mos të kujtojë armiku se Romakët humbën guximin dha urdhër menjëherë që të ndërtoheshin ura të reja. Qëndrimi i Romakëve në mëymje i friksoi të rrethuarit, sepse e panë veten përpara një armiku që nuk ndërronte mendim kurrë.

Prandaj të nesërmen nisën një dërgatë tek Oktaviani për me bërë marrëveshje. Kushtet që iu vuri Oktaviani qenë dorëzimi i 50 robëve, lirimi i kodrës më të lartë, që zotëronte qytetin nga Japodët, dhe pushtimin e saj nga Romakët. Këto kushte qenë pranuar. Por kur ushtria pushtuese kërkoi dorëzimin e armëve, e panë veten të poshtëruar dhe atëhere u ngjall tek Japodët një zemërim e një mëri e madhe kundra Romakëve. Morën gratë e fëmijët e i çuan në Bashki; aty rreshtuan armët, me mendimin se po u mundën prej armikut, do t’u jipnin zjarrmin. Pastaj u bashkuan të gjithë të zot e armëve në kodrën e poshtme të qytetit e bënë një mëymje të fundit kundra Romakëve, të cilët në këtë kohë kishin pushtuar kodrën më të lartë. Japodët nuk e humbën shpresën, por me një fuqi të tmershme bënin mësymje mbas mësymje, deri sa nuk mbet njeri gjallë. Kur pa roja e Bashkisë se nuk mbeti më shpresë, atëherë i dha zjarrin shtëpisë që ishte prej druri. Shumë gra mbytën femijët e vet e veten, shumë tjera me foshnjet krah futeshin zjarr; krejt qyteti u ndez flakë. Metulumi pra, kryeqyteti i Japodëve, ra ndër duar të Romakëve mbasi u ba hi e pluhun, e mbasi për mos me rënë në dorë, burrat luftuan deri në minutën e fundit kurse gratë e fëmijët u dogjën në zjarr. Drama e qytetit Metulum, që nuk gjendet pendë që ta përshkruajë, i ligshtoi aq tepër vendet e tjera të Japodëve sa ranë në dorë vullnetarisht. Atëhere kur Oktavjani ishte larguar prej andej, u ngritën Posenitë në Bosnjen veri- perëndimore, por qenë shtruar menjëherë e patën një ndëshkim shumë të rëndë: prijsat u mbytën e të tjerët u shitën si rob.

Iliria nën Romën

Nën perandorin Oktavianus Augustus të gjithë Ilirët qenë nënshtruar prej Romës. Si ata që banonin ndër Alpet lindore, ashtu edhe banorët e fushës së madhe të Danubit prej Vjene e prej Budapesti, deri në Savë; ashtu edhe të gjithë Ilirët e gadishullit Balkanik, e vjen vetvetiu, edhe Ilirët që kishin dalë në Itali e në Azinë e vogël. Mbasi Ilirët kishin një vend tepër të hapët, kështu që u ndanë në provinca romake të ndryshme, e prej kësaj pune patën edhe fatin e ndryshëm. Më keq se të tjerët u gjetën Ilirët e Danubit e bashkatdhetarët e tyre në anën veri-perëndimore të gadishullit Ballkanik, vendi i hapët i të cilëve formonte vetëm një provincë romake. Me dhënë rekrut, me paguar taksa, me luftuar larg atdheut për romakët, me iu shtruar urdhërave të huaj, me ruajtur qetësinë; të gjitha këto ishin për burrat një zgjedhë e rëndë, të cilët ishin mësuar dorëlirë, e pa njeri mbi vedi. U mendue me e shkundë këtë zgjedhë të re: u formua një lidhje e madhe, e cila përfshinte të gjitha fiset prej Danubi deri ndër male në Drin e në Mat në Shqipëri. Kjo lidhje ishte bërë fshehtazi, pa dijtë Romakët gjë, ishte e menduar dhe e drejtuar mire. Pritej vetëm një rast i pëlqyeshëm. Ky rast erdhi në vitin 6 e.s. atëhere kur perandori i mëvonshëm Tiberius, i cili aso kohe ishte kryegjeneral në Illyrikum, mbas urdhërit të perandorit Oktavianus Augustus, përqendroi ushtritë e veta afër Vjenës. pas ai kaloi Danubin për me e bërë një provincë romake edhe vendin e Markomannëve gjermane, që është Bohemija e sotme. Duke menduar se në Illyrikum mbretëronte qetësija, Tiberi kishte lanë këtu disa rrema ushtrie të pakët e të ligësht. Kështu pra, pasi ia panë gjasën, u ngritën fiset ilire. Shenjën e kryengritjes e dhanë Daesitiates, një fis i madh, i provuar ndër lufta, i pashtrueshëm e që banonte në Bosnjen e mesme të sotme, por që duke qenë larg nga deti nuk përmendet aq shumë sa fiset e tjera. Prej Desitiateve u shtri kryengritja gjithnjë e andej. Numri i kryengritasve ishte 20’000 këmbësore e 9000 kalorës.

Roma u tremb. Perandori Augustus tha në Senat se armiku mundet dukee hyrë në Italinë e sipërme me u gjet në një kohë të shkurtër para Romës, prandaj mori masat e nevojshme kundra këtij rreziku. Tiberi mori urdhër me bërë paqe me mbretin e Markomanëve Marbodin, me u kthyer këndej Danubit për me shtruar kryengritjen me krejt energjinë Por pëpara se të mbërrinte ai në Illyrikum, Ilirët thyen fuqitë e ligshta ushtare të vendit e mbërrtën deri në Adriatik, ku krejt bregu i banuar prej Grekërve e Romakëve deri në Apollonia, në Pojanin e sotëm në Vjosën e poshtme, qe shkretuar e qenë në rrezik edhe shumë qytete të mëdhaja në breg. Shpirti i kësaj lirie qe prisi i Desitiatëve Bato, një njeri i pathyeshëm dhe i papërkulur, një njeri i lindur për kryetar lufte, i cili me dorë të vet rrezoi për toke një tjetër prijs të kryengritasve, të fisit Breuci në Savën e poshtëme që edhe ai quhej Bato, pse trathtoi shokët. Katër vjet zgjati lufta për liri, prej vitit 6 deri në 9 e.s. Tiberi drejtonte operacionet me mendim e me gjakftohtësi në krye të një ushtrie të madhe. Më parë ai shtroi kryengritjen në viset e Danubit e të Savës, pastaj mësyni Ilirët e gadishullit Balkanik. Këtu kundërshtimi qe më i madh, qëndresa më e përgjakshme e me humbje të mëdhaja nga të dyja anët. Vendasit i njihnin të gjitha malet, pyjet e udhët, prandaj mbrojtja qe ma me përfundime të mira. Romakëve pasi kapërcyen ndalimet e natyrës iu desh me luftuar prej një kështjelle tjetrën.

Batoja më në fund zuri vend në kështjellën Andetrium, në veri të Salonës, larg vendit të vet. I rrethuar nga të katër anët, pa ndonjë ndihmë prej së jashti, qe i shtrënguar me lëshuar armët. Ai, që me një shpresë të plotë kishte rrokur flamurin e lirisë, iu desh me u përkulur përpara fuqisë së madhe të një mbretërie botërore, e cila i kishte të gjitha mjetet e nevojshme dhe së cilës i duhej me e shuar atë kryengritje për nderimin e vet dhe ngaqë nuk duronte asnjë armik afër Italisë. Vetë Tiberi, një ushtar i ndershëm, e priti me shumë nderime kundërshtarin e vet, por Batos iu desh, sikurse mbretit Genthius 177 vjet përpara tij, me e lanë Illyrikumin e me shkuar si rob Itali, ku ai mbas shumë vjetësh vdiq Ravenë.

Besnikët e Batos vazhduan luftën edhe për një kohë të shkurtër. Më të fundit që ranë në dorë qenë Desitiatët, të cilët qenë të parët që patën ngritën flamurin e lirisë, e larg prej tyre në Mirditë, fisi i Pirustëve. Prova më e fundit e rifitimit tëe lirisë së Ilirëve qe lufta rreth fortesës Arduba, e cila qe si një kujtim i përgjakshëm i gruas ilire. Kjo fortesë e rrethuar gati krejt prej një lumi të hovshëm dhe e forcuar më së miri, u qëndroi burrnisht Romakëve. Por fuqija e madhe e armiqve i ligshtoi Ilirët e deshtën me renë në dore. Dezertorët romakë që kishin dalë në anën e Desitiatëve ishin për vazhdimin e luftës. Dyshimin e burrave e sqaruan gratë. Ato kërkuan parë vdekjen se me rënë dorë armikut. Mbas kësaj pune u mbrojt fortesa me një burrni të pashoqe. Por kur u pa, se guximi nuk vyente gjë e fortesa ishte duke rënë në dorë, atëherë qenë djeg shtëpijat, e gratë me fëmijët e vet u hodhën në zjarr ose në lum, sikurse bënë në Metulum 44 vjet perpara. Edhe Arduba u ra në dorë Romakëve si një rrënojë pa kurrnjë vlere.

Në luftën për liri nuk kishin marre pjesë të gjithë Ilirët. Ilirët e Alpeve e një pjesë e madhe e gadishullit Ballkanik ndenjën dorjashtë. Ata shkonin me provincat e tjera: Noricum, Moesia, Macedonia dhe Epirus, e që prandaj kishin edhe interesa të tjera. Një pjesë e Ilirëve epirotas e maqedonas e kishin humbur gati krejt ndjenjen atdhetare nën ndikimin e helenizmit. Sidomos nuk e shohim ndër këto luftime për liri fisin e Dardanëve, që përbëhej prej shumë fiseve të cilët banonin në Vardarin e epërm, në Drinin e Bardhë, në Moravën jugore, në anën e epërme të Timokut, domethënë rreth Nishit e Shkupit. Dardanët qenë një popull i fort e luftarak kishte nën vete popullsinë katundare thrakase e që sundohej me sistem monarkik. Sikurse Ardianët që përfaqsonin Ilirët si një popull fort për det, ashtu Dardanët i përfaqësonin si një fuqi e madhe për toke, sunduar prej mbretërve të fuqishëm, të cilët në gadishullin Ballkanik luajtën një rol të madh për një kohë shumë të gjatë. Mbreti Monunius shtroi në vitin 275 p.e.s. edhe Shqipërinë e mesme, ku kishte nën vedi edhe kolonitë greke Dyrrachiun (Durrës).

Sikurse Dardanët, ashtu nuk muarën pjesë në luftat e mëdha në vitet 6-9 e.s. as fiset ilire që shkonin me provincën romake Macedonia, të cilët banonin në pjesë të rëndësishme të Shqipërisë, në bregun e Valonës deri derdhjen e lumit Mat. Nuk muarën pjesë as Dasaretët banonin rreth liqenit të Ohrit e që kishin të vetin edhe qytetin Anfipatrea, Beratin e sotëm. Mungonin edhe fisi Candavii, i cili banonte në lindje të Elbasanit ndër të dy anët e Shkumbinit të sipërm deri në bregun perëndimor të liqenit të Ohrit; fisi Eordaei në Devollin e poshtëm e në Shkumbinin e mesëm ku ishte qyteti Scampa, Elbasani i sotëm; fisi i fortë Parthini në fushën bregore të Shkuminit deri në lumin Mat; fisi Penestae në Matin e epërm e në Drinin e Zi që kishte për kryeqytet Uscana, Dibrën e sotme; dhe fisi Albani me qytetin Albanopolis, i cili do t’i jipte emrin e vet një populli të madh, të cilin në letërsinë e vjetër e ndeshim aq pak sa që sot nuk dijmë mirë se ku gjindej. Në kohën që këto fise, të cilët shkonin me provincën Macedonia e që prej një kohe të gjatë i ishin nënshtruar Romës, nuk mirnin pjesë në luftat ilire për liri, përmenden Pirustët që banonin andej kufinjve të Maqedonisë në provincën e afërme Dalmatia, Mirditën e sotme, për trimni luftarake e për ndjenja atdhetare. Sikurse Desitiatët, ashtu edhe Pirustët i ranë në dorë Tiberit vetem atëhere kur të gjitha fiset e tjera kishin lëshuar armët. Fiset e tjera, të cilat nuk morën pjesë në luftë janë Scirtones në Malsi të Gjakovës, Labeates rreth liqenit të Shkodrës e Dokleates në Malin e Zi të sotëm.

Romakët në luftë qenë të egër, e shtronin pa fare dhimbje çdo kryengritje. Por përkundrazi, kur siperania e tyre politike njihej e nderohej atëhere u jipnin të nënshtruarve një liri shumë të gjërë. Ata nuk u përkitnin në kombësinë e tyre, as në besim, as në kulturë që kishin; edhe në administratë i linin lirë përsa u jipnin leje interesat e mbretërisë. Ata nuk kërkojnin prej nënshtruarve shkriheshin e të asimiloheshin me ta; por është e ditun se pushtimi prej një populli të fortë, të ditur e të përparuar, linte medoemos gjurmët e veta në popullin e mundur. Prej kësaj pune kuptohet lehtazi që të nënshtruarit posa shihnin se rifitimi i vetqeverimit tyre nuk ishte i mundur, iu shtroheshin gjendjes së re, përparonin por duke rujtur vetitë e veta kombëtare, megjithëqë pushtimi i Romakëve la gjurmët e veta gjuhë e kulturën e tyre.

Karakteri, zakonet dhe besimi i Ilirëve

Ilirët gëzuan gjitha drejtat e nënshtetsisë një shteti rregulluar mirë administratisht, e të një trupi të madh të mbarshtruar mirë ekonomisht e qenë shtylla e mbretërisë, por megjithëkëtë qenë konservatorë të mëdhenj, sidomos ndër male. Ata ruajtën për shumë kohë zakonet e të parëve të vet. Ilirët qenë, më shumë se çdo gjë tjetër, luftëtarë; armët caktonin jetën e karakterin e tyre e prej sosh nxirnin jetesën. Puna kryekrej për ta ishin luftat me të huajtë e me fqinjtë e vet, për me mbrojtë lirinë, për me bërë plaçkë, dhe për me bërë popujt rob të cilët detyroheshin pastaj me u përpjekë e me u kujdesur për gjallnimin e tyre. Edhe mbrenda fisit, ndërmjet vedit ndodhnin luftime, por vetëm atëhere kur nuk iu kërcënohej ndonnjë rrezik i jashtëm. Një provë e këtyre grindjeve të mbrendëshme janë kështjellat e fortesat e shumta e të afërta njëra me tjetrën, që gjindeshin në tokën ilire. Dashuria që kishin për armë i shtynte Ilirët me luftuar edhe për të huajt me pagesë. Deri edhe mbretër Ilirësh morën pjesë ndër lufta me pagesë. Por mbasi Romakët i dhanë fund lirisë e pamvarsisë së tyre, e mbasi në gadishullin Ballkanik mbretëronte gjithkund rregulli e qetësia, e nuk duroheshin grindjet e perçarjet, atëhere Ilirët shërbyen në ushtrinë e në flotën romake. Me këtë mënyrë arritën me pasur nëpunësina të larta në mbretërinë e Romës si oficerë e gjeneralë, e mbasi vetëm oficerët mundnin me u bërë nëpunësa civile kështu zunë vende mëdhaja edhe administratë.

Më vonë kur Romakët u lëshuan fronin ushtrive të Ballkanit, shumë Ilirë morën perandorinë romake në dorë e u bënë perandorë me rëndësi, të cilët e shpëtuan atë mbretëri të madhe prej gjendjes shumë të keqe, e riorganizuan e i siguruan jetën. Ndër këta perandorë të mëdhenj, shpëtuesa të Romë, numërohen Claudius II, Aurelianus, Probus, Carus, Diocletianus, Constantius Chlorus, Constantinus Magnus (i Madh), Justinus I, Justinianus e Justinus II. Perendori Anastasius ishte prej Durrësi, por nuk kishte gjak ilir. Klaudi II, Konstant Klori e i biri i tij Konstantini i Madh, Justini I, Justiniani e Justini II ishin të gjithë prej Dardanie. Se Diokleciani, i cili përmirsoi mbretërinë romake, se Konstantini i Madh i cili me njohjen e krishtërimit si besim shtetëror e me themelimin e Konstantinopojës fitoi një rëndësi historike botërore, e se Justiniani që qe themeluesi i Aja Sofisë në Konstantinopojë e që qe shpikësi i ma të madhit Corpus Juris të derisotëm; se këta njerëz të mëdhenj qenë Ilirë, zakonisht nuk bëhet fjalë sepse ata në histori përmenden si Romakë, si perandorë e oficera të Romës. Këta e shumë Ilirë të tjerë qenë me zë në mbretërinë e përzime romake; këta e shumë të tjerë luftuan për madhështinë e nderin e saj, sikurse shumë shqiptarë punuan e luftuan për mbretërinë Osmane e cila u mbajt në këmbë pothuaj prej tyre. Si perandorë të Romës sundonin një mbretëri, e cila shtrihej prej Portugalisë deri në Kaukaz e në Eufrat, prej Anglie deri ne shkretirat e Saharsë; krejt deti Mesdhe ishte i rrethuar nga provinca romake. Ushtritë romake giendeshin në Marok e në Ren, në Danub, në Armeni e në Nil. Gurë vorrezash Ilire gjenden edhe sot në Marok, në Angli, në Germani, etj. Detarët ilirë i njohim prej përmendoreve gjenden afër Napolit e Ravenës në Itali.

Si një popull luftarak u jipnin Ilirët, sikurse Shqiptarët e sotëm, një rëndësi të posaçme armëve të mira e të bukura. Farkëtarët dhe armëpunuesit grekër bënin prandaj një tregti të madhe me Ilirët. Armët e Ilirëve ishin këto: 1) Përkrenaria (shih Figurat 4 e 5) me dy fletë ndër dy anët, me një mburojë për shpinën, e me një tufë hekuri përsipër, e cila në figurën këtu poshtë mungon sepse i është thyer klisheja; 2) Mburoja, shpina kupore e së cilës (Figura 6 e 7) shpesh ishte e stolisur me giithfarë fytyrash; 3) Mburoja për këmbët. Për armë mësymje kishin harkun, shigjetën e cila kishte një majë të mprehët dhe ishte e çdo lloj forme e madhësie (shih Figurën 8); çdo luftëtar mbante shumë copa prej saj me vete. Pastaj kishin edhe shpata, shisha e topuza. Se sa fort i kishin për zemër armët e tregojnë sendet e stolisjes së trupit e të shtëpisë së tyre, të cilat i bënin në ngjasim e në formë harqesh, shigjetash, shishas, etj. (shih Figurën 9).


Kur Ilirët nuk kishin luftë për bërë, ose nuk grindeshin me fqinjtë e vet, jipeshin pas andjeve e gëzimeve të jetës: thirnin miq e të afërm drekë e darkë, të cilat bëheshin me shpenzime të mëdhaja, e ku ishte zakon që miqtë të pijnin sa të mundeshin. Ndër këto festa e argëtime mirrnin pjesë edhe gratë, cilat përcillnin nëpër shtëpitë burrat e vet dehur. Ardianëve u ra një herë shumë shtrenjt parregullimi në të ngrënë e në pije. Keltët, të cilët në të shekullin IV p.e.s. hynë në Illyrikum, e njihnin këtë veti të Adianëve dhe e përdorën për fitimin e vet. Ata përgatitën në lamën ushtarake të vet gjella e pije, i përzjenë me barna që të merrnin mendjen; bënë sikur tërhiqeshin, por ndenjën në pritë në një vend të afërm. Ardianët posa panë se u larguan Keltët, ranë në pre në lamën e armikut, u vunë me hëngër e me pirë gjellët e pijet e gjetura gati, por me njëherë u dehën. Keltet dualën prej prite, i mësynë dhe pa shumë mundim i mundën. Mbretërit ardianë u jipnin nënshtruarëve vet shembull të mirë në vesin e pijes: si kryetarë të këtij vesi numërohen Agroni e Genthiusi; i pari vdiq nga pija e tepërt e i dyti kur kishte gotën në dorë nuk dinte me pi me masë, e prandaj bëri gabime të rënda si sundimtar. Pija kombëtare e Ilirëve ishte birra, që quhej Sabaja, që përgatitej prej elbi, prej meli ose prej gruri. Por edhe vera pihej me shumicë. Është për t’u përmendur edhe mikpritja e çmueshme e Ilirëve.
Dardanët përmenden si miq të mëdhej të muzikës, të cilët njihnin veglat me tela e fyellin. Por si duket këto veti muzikore i kanë marrë më vonë prej të nënshtruarve të vet Thrakasve, sepse këta ishin shumë muzikalë, çka për Ilirët nuk kemi lajme. Ashtu edhe banimi i keq e i ndytë i Dardanëve nuk është për t’iu veshur Ilirëve, por të nënshtruarve të tyre Thrakasve. Grekërit kur donin me ndarë me gisht një njeri ndyrë thonin se ai lahej tri here jetë sikurse

Dardanët. Banimet në Dardani thuhet se kanë qenë shpella në tokë me pullaze të mbuluara me pleh. Kësisoj banimesh primitive ndeshen në shumë vise thrakase, por jo ndër Ilire. Një popull zotni, si populli ilir, që mbante rob nën vete deomos jetonte më mirë dhe i ruante plaçkat e luftave në një vend më të sigurtë sesa ndër shpella e ndër vrima toke me pullaze plehu. Me jetesën luftarake e andjen që shkonin Ilirët, ata nuk kishin as andie as kohë me u marrë me bujqësi. Për këto punë rënda kishin robërit e luftave e numri i tyre do të ketë qenë i madh, mbasi edhe zotninjt ishin të shumtë. Bujqësia atëherë ishte e përparuar, ngase për një ishull ishte lumin Narentë thuhet shekullin IV p.e.s. se qe punuar dhe mbjellur mirë. Përveç bujqsisë, kishte një rëndësi të madhe gjëja e gjallë, për të cilën përdornin si kullotë livadhet e maleve të larta. Një provë se mbahej gjë e gjallë është grindja që ngjau ndërmjet Ardianëve e Autariatëve për krojet e krypes (që i përshkruam më përpara) e djathi i deles ilire që qe shumë i përmendur. Llojet më të mira të djathit qenë Caseus Dokleas (djathi i Dokles) e Caseus Dardanicus (djathi Dardan), bëhej prej Dokleatëve e prej Dardanëve.

Leshi i deleve punohej për stofa. Një veshje ilire prej leshi deleje që Dalmatica, e cila në fillim ishte një petk i gjërë, i gjatë, me mange të gjata dhe me një rryp në ije, e mbi të ishte një mantel me rrudha prej një cope që u hidhej krahëve (shih Figurën 10). Ky mantel ishte i mbajtur në shpatullën e djathtë me një gjilpërë dhe mbulonte dorën e rrmakët, kurse dora e djathtë ishte e lirshme. Më vonë Dalmatica e Ilirëve u bë modë edhe në Itali, e qysh në kohën e Perandorit Commodus (180-192 e.s.) u mbajt si veshje në rrethet më të mëdhaja romake; pastaj iu ndërrua stofa, forma e stolisja, e u pekt shteti e mbeti deri ditën e sotme si petk liturgjik i kishës katolike.

Në viset e nxehta e në ato të brigjeve, ashtu edhe ndër ishujt, lulëzonte hardhia e ulliri. Pjellorija e tokës tërhoqi këtu qysh prej kohëve para kolonë grekë, cilët zunë vend ku me të mirë e ku me të keq. Nëpërmjet kolonëve grekër në ishullin Lissa u përhap zëri i verës së këtij ishulli në të dytin qindvjet p.e.s. deri në lindje lë Detit Mesdhe. Për ruajtjen e venës e të vajit kishin enë druri, e për transportin e tyre përdoronin calike lëkure; vonë pastaj, u rujtën ndër magripë (qypa të mëdhenj dheu) që quheshin Amphorae. Viset ilire qenë shumë të pasura për dru. Të gjitha lartësirat, edhe malet e sotme të zhveshuna të Malit të Zi, të Dalmacisë e të Hercegovinës, ishin në kohën e vjetër të pyllzuara. Pyjet e shpeshta vështirsonin veprimet ushtarake romake në Iliri e u lehtësonin Ilirëve mbrojtjen e atdheut të vet. Mbasi ishte pasuri e madhe druri, pjesa më e madhe e kështjellave ilire, ashtu edhe shtëpijat nëpër qytete, ishin prej druri. Pasuria e pyjeve u jepte mundësi Ardianëve e Liburnëve me ndërtuar anije e me u bërë në këtë mënyrë njerëz deti. Në kohën greke e romake qe eksportuar shumë dru prej Ilirisë ndër vende të Detit Mesdhe ku mungonte. Nëpër pyje jetonin shtazë egra, për shembull kaprolli, sot ndër shumë vende është shfarosur, atëhere gjendej gjithkund e ishte shumë i përhapur. Brina kaprojsh, dhëmbë thiu të egër gjenden me shumicë ndër rrëmime që bëhen në tokë ilire. Ilirët, siç shihet prej figurave të gurëve të vorrezave, ishin një popull gjahtar me zë. Më tepër ishte i përhapur gjahu (gjuajtja) kalë.

Por malet e Ilirisë patën një rëndësi edhe më të madhe: disa pjesë të tyre qenë në kohën e vjeter e në të mesmen burime ari e argjendi. Provinca Dalmatia qe në kohën romake një vend shumë i rëndësishëm për prodhimin e arit. Sipas shkrimtarit roman Plinius, qenë nxjerrë aty nën perandorin Neron 25 kg ar dita më ditë, e për punëtorin e arit dalmatian ishte themeluar nën perandorinë romake një drejtori e veçante shtetërore, e cila e kishte ndenjen e vet në Salonë që ishte kryeqyteti i provincës dalmate. Drina, Bosnje, gjendej kaq shumë argjend, sa Romakët e quajtën këtë vend Argentavia. Më kah jugut, në Shqipërinë e sotme qe gjetur me shumicë argjend. Një provë për këtë gjë është shkrirja e madhe e monedhave në qytetet Dyrrachium (Durrës) e Apollonia (Pojan) dhe të qenurit e qytetit Damastion ku shkriheshin këto monedha. Ato monedha paraqesin puntorë minerali nga fisi i Pirustëve. Ky fis, i cili në luftërat e mëdhaja për liri në vitet 6-9 e.s. luajti një rol të madh, qe i përmendur për përvojën që kishte në punimin e mineralit. Kur perandori Trajan mbas pushtimit të Siebenburgenit çoi atje kolonistë për me shfrytëzuar xehet e atjeshme, u shpërngulën atje kaq shumë Pirustë sa që një vend i tërë u quajt Vicus Pirustarum. Edhe Dalmatët qenë punëtorë të mirë minerali e shumë ndër ta shkuan bashkë me Pirustët në Siebenburgen.

Ilirët u bënë punëtorë minerali vetëm kohën romake, atëhere kur administrata rregulluese dhe shtrënguese e Romës nuk lejonte me bërë luftë e me plaçkitë, kështu që iu dha fund jetës së tyre papunë e kështu qenë shtrënguar me punuar. Përpara puna në mal do të ketë qenë punë për robërit e luftës. Se ku do kenë qenë këto kroje ilire mineralesh nuk dihet. Për një pjesë tyre flet një dokument i vitit 1595 i gjetur arshivën e Venedikut, cilin thuhet se tokën e Dukagjinit gjenden tre kroje argjendi, në Fand, në Bulgër e përmbi Lezhë (Nel paese de Dukagini a Fanda, Bulgari e sopra Alesso). Duhet të jetë detyra e rrëmimeve shqiptare që t’i bijë mbrapa kësaj pune e këtij vendi, e me ndihmën e shenjave që mund të gjinden, me qitur në dritë krojet e njëhershme minerale. Kjo për dobinë e diturisë e ndoshta edhe për dobinë e vendit, sepse teknika e punës se malit atëhere nuk ishte aq e përparuar sa me zbuluar krejt mineralogjinë e tokës, sepse ndër vendet e punuara nga të moçmit zakonisht janë gjetur shumë metale të çmueshme. Përveç arit e argjendit, qe gjetur ndër viset ilire në shumë vende edhe shumë rem (bakër), plumb e hekur. Sikurse të gjithë popujt e natyrës, ashtu edhe Ilirët formonin besimin e vet, zotat e vet simbas prirjes së tyre shpirtërore, ndodhjes së tyre, karakterit që kishin, gjendjes së vendit e punës që bënin. Ata kishin shumë perëndi, të cilat tyre kishin forma të ndryslime, sikurse ndër të gjithë popujt e Europës. Ilirët si luftarë që ishin kishin edhe zotin e vet të luftës. Ai quhej Medaurus e kishte në Risinium, në qytetin e mbretëreshës Teuta, një shejtnore të përmendun. Ilirët e përfytyronin këtë zot si një fatos, në majë të një kali zjarrmor, me një shigjetë në dorën e djathtë cilën e mban përpjetë. Pylli e gjëja e egër ishin nën mbrojtjen e një hyjneshe; livadhet e gjëja e gjallë mbroheshin prapë prej zotave të tjere, të cilët kur nderoheshin me përshpirtëri mbronin gjënë e gjallë prej rreziqeve e prej sëmundjeve dhe shtonin farën e tyre.

Një zot të veçante, që quhej Bindus, e kishin Ilirët për krojet, prrojt e lumejt. Një shenjtnore e këtij zoti u gjet në një rrëmim të bërë në Bosnje. Ne viset e njëhershme të Japodëve, afër qytetit Bihaç në Bosnjen veri-perëndimore, buron një krua i madh me uje të kjarqt nga një e çarë shkrepi. Ky krua quhet Privilica, ku freskohet çdo njeri që kalon aty pari. Në sheshin përpara këtij kroi ishin, sikurse janë edhe sot, shumë pemë të mëdha me hije të madhnueshme dhe në këtë vend i bënin fli zotit duke therur sqap. Ky vend i shenjtë ilir qe edhe në kohën romake, e jo vetëm qe ruajtur por qe zbukuruar edhe me përmendore sikurse ishte zakoni i asaj kohe. Ndërmjet pemëve e përpara rrënxave të tyre ndërtoheshin vende (ltera) kulti e kushti: të parat përdoreshin për flitë që thereshin në nderim të zotit, e të dytat ndërtoheshin prej njerëzve që bënin ndonjë kusht për nxjerrje nderimesh e që stoliseshin për bukuri. Këta vende ndërtoheshin më tepër prej bujarëve (principes) që kishin nëpunësira të mëdha në dorë. Kështu bie fjala, një vend të bukur kushti e kishte ndërtuar një bujar që quhej Licinius Teuda, i cili ishte i pari i bujarëve të Japodëve (praepositus et princeps Japodum).

Në Shqipëri qe një shenjtore shumë e përmendur, e cila i ishte kushtuar hyjneshës së pyllit dhe gjësë së egër, që më vonë u quajt edhe me emrin latin Diana, sepse këtë hyjneshë me të njëjtat cilësi e patën edhe Romakët që sundonin vendin. Kjo shenjtore, që ishte si një tempull i madh, gjendej në fisin Candavii, në provincën Candavia (në lindje të Elbasanit), në një vend që thirrej po me këtë emër Candavia. Hyjnesha quhej pra Diana Candaviensis. Vendi ishte rrugën e moçme e përmendur Via Egnatia, por se ku më hollësisht nuk dihet; thuhet se vendi është për t’u kërkuar në gjunin e Shkumbinit afër Babis. Muzeu kombëtar shqiptar do ta ketë për detyrë me bërë rrëmime e studime më të thella; në qofte se gjendet tempulli, atëherë puna e bërë ka me u shpërbyer njëqindfish, sepse aty do të gjenden edhe sende të tjera të cilat kanë me vleftë për historinë e vendit. Shumë hyjnive ilire u dihen vetëm emrat, por vetitë e tyre e për shka nderoheshin, mjerisht deri sot nuk kemi mund me i zhvilluar. Ndër këto hyjni janë hyjneshat Ika, Futossika, Latra e Sentona, ashtu edhe hyu Armatus, i cili nuk ka ç’të bëjë me fjalen latine “arma” e me kuptimin e saj. Përveç hyjnive të përgjithshme, ç’do fis pastaj kishte hyun e hyjneshën e vet.

Sikurse u pa, Ilirët kishin tempuj, shenjtore, vende kurbani, por kulti (besimi) i tyre qe anikonik (pa fytyra, pa figura, pa shtatore a relieva). Këto mund t’i kenë marrë më vonë prej Grekërve e Romakëve dhe ua përshtatën zotave të vet. Kështu, bie fjala për hyjneshën e pyllit e të gjësë së egër zgjodhën fytyrën e hyjneshës romake Artemis - Diana, për hyjnit e livadheve e të gjësë së gjallë morën fytyrat e hyjnive Pan e të Nympheve, për hyun e krojeve Bindus zgjodhën fytyrën e Neptunit, etj. etj. Prifta nuk patën Ilirët; flitë mundej çdo njeri me ua prerë hyjnive. Është për t’u përmendur se Ilirët, ashtu edhe Thrakajt, njihnin e përdornin edhe njerëz për fli. Për shembull, kur Leka i Madh mësyni Ilirët e jugut në krahinën e Korçes së sotme, për me mbajt larg rrezikun, bënë fli tre çuna e tre çupa. Ilirët me Thrakajt kishin edhe shumë sende të tjera të përbashkëta, si bie fjala të pasurit shumë gra përnjiherësh. Një vjershtar grek duke shkruar mbi këtë ves të Thrakajve, paraqet të flasi një Thrakas në këtë mënyrë: “Ndër ne kurrkush nuk merr më pak se dhjetë a njëmbëdhjetë gra edhe dymbëdhjetë e më tepër. Kush merr vetëm katër ose pesë e vdes, ai thuhet ndër ne se ka vdekë i pamartuar. Një historian grek e vërteton këtë gjë me këtë lajm: “Çdo Thrakas merr tre, katër gra; e ndonjë edhe tridhjetë; këto punojnë si shërbëtoret. Të pasurit marrin më tepër gra se të varfërit.

A do të ketë qenë pasja e shumë grave kaq e përhapur edhe ndër Ilirë dhe a do ta ketë pasur çdo pjesë e popullit, kjo nuk dihet. Dihet vetëm se në oborrin mbretëror, e mbas shembullit të tij edhe ndër bujarë, ka mbretëruar pasja e shumë grave. Kështu bie fjala mos tjetër mbreti Agron ka pasur dy gra, mbretëreshën e përmendur Teuta dhe një tjetër me emrin Triteuta, e cilia lindi trashëgimtarin e tij Pinnes. Të dyja këto gra jetuan më shumë se burri; Teuta mori në dorë mbretërinë për të birin e Triteutës, që ishte i vogël. Një harem grash ilire pat edhe mbreti Pyrrhus i Epirit. Ilire u gjetën edhe ndër gratë e mbretërve maqedonas. Mbret Filipi II, i ati i Lekës Madh, qe i biri i një gruaje ilire; edhe njëra ndër gratë e tija qe Audata prej Ilirie. Për Liburnët thuhet se gratë e tyre kanë pasur shumë burra përnjëherë e se këtë nuk e kishin për turp.

Sikurse Thrakajt e popujt e tjerë indogjermanë, ashtu edhe Ilirët kishin një jetë të përtejme.Ata besonin në një gjendje, në një jetë tjetër mbas vdekjes, e cila i ngjasonte kësaj jete por ishte më e bukur e andshme. Këtë gjë e dëshmojnë zakonet salikimore tyre: vdekurit i salikonin si kufoma, ose i digjnin në turrë drush e pastaj hinin e tyre e ruanin me kujdes në një enë. Në të dyja rastet e stolitnin varrin sipas gjendjes pasunore çdo njeriu me shumë shpenzime. pasurit i jepnin me vete varr të vdekurit më tepër, e të varfërit më pak. Ata futnin në varr bashkë me kufomën ose me hinin e të vdekurit çdo gjë që e kishte pasur për zemër sa ishte gjallë, ose çdo gjë që e karakterizonte ose që kishte nevojë për jetën e përtejme, si bie fjala armët, veglat e punës, stolisjen e trupit, veglat e zbukurimit, enët me gjellë e me pije; e kur ishte fëmijë, veglat e lojës. Shpesh here të vdekurit i jipnin me vete në varr një inventar të madh sendesh prej toke të pjekur, prej ashti, prej qelqi, prej hekuri, prej bronzi, prej argjendi e prej ari.

Përmbi varr mbas salikimit të kufomës vendosnin një grumbull dheu ose gurësh me madhësi e bukuri ndryshme, quhej tumulus. Këta tumuli disa ishin shumë vegjël, por disa shumë mëdhenj e shumë të lartë që shiheshin prej së largu. Këta të fundit përgiithësisht ishin veçan e shpesh në ndonjë lartësi (shih Figurën 11) e tregonin varrin e ndonjë njeriu të madh. Të vegjëlit ishin bashkë e formonin varreza ku më të vogla e ku më të mëdha. Kur të mirret para sysh se çdo tumulus mbulon përmbrenda sende e gjëna, që Ilirët ia jepnin me vete të vdekurit, mundet me u marre me mend shumë lehtazi se ç’visare shkencore gjinden aty mbrenda, e se sa shumë zhvillime kishin me mund me dhënë këto varre mbi kulturen e natyrën e Ilirëve. Kockat e gjetura ndër këto varre japin mësime e zhvillime mbi formimin e trupit të Ilirëve, mbi madhësinë e fuqinë e tyre dhe mbi ngjasimin fizik me popujt e tjerë. Tek Thrakajt, gruaja më e dashur e burrit, kur vdiste ky, mbytej e varrosej bashkë me të. Numri i kockave e varreve jep kuptohet mbi shpeshtësinë e popullsisë një vendi e mbi gjendjen ekonomike të tij, pse vetëm një tokë pjellore mundet me ushqyer një popull të madh. Një varrezë e madhe tregon qenien e një vendi të madh aty afër.

Njoftime më të shkoqitura mbi datat e sendeve kishin me dhënë gjërat e varrezave që iu jipnin të vdekurit me vete, mbasi kockat e kufomave mund të japin vetëm ndonjë datë të përafërt e jo më tepër. Këto gjëra nuk japin vetëm të kuptojmë gjendjen e mirë të popullsisë e të vendit, por tregojnë edhe nderimin e madh që Ilirët kishin për të vdekurit dhe se dashuria e tyre familjare vazhdonte edhe mbas vdekje. Këto japin një mendim mbi vetitë morale të popullit, e sidomos japin shpjegime mbi veshjen e burrave e grave, si bie fjala mund të gjenden pulla petkash, rrypa metali, armë të cilat jo vetëm paraqesin armatosjen e burrit, por edhe ndriçojnë mbi shpirtin luftarak të popullit; stolisje grash të cilat kanë një rëndësi të madhe në pikpamie lëndore e shpirtërore të tyre. Mbi armët, mbi djademat, mbi unazat, vathët, stolisjen e fytit e të kraharorit, do të kishte lëndë mjaft për t’i studiuar, a bëheshin këto sende në vend prej banorëve apo biheshin nga jasht. Këso dore, kishte me pasur të dhëna mbi punën e dorës së vendit, mbi intensitetin e mbi përhapjen e industrisë vendore. Këto e shumë sende të tjera kishin me paraqitur një fytyrë të kulturës së kohës së kaluar; kishin me dhënë lajme më të shkoqitura e më të besueshme se shkrimet e ndonjë shkrimtari të huaj i cili vendin përmbi të cilin shkruan, as nuk e ka parë me sy, a por në e pastë parë, i ka rënë nëpër të, duke plotësuar lajmet e veta me thana e thaça të popullit.

Sikurse të gjitha viset ilire, ashtu edhe Shqipëria është e pasurn me kësoj varresh, me kësij përmendoresh kulture. Disa janë hapë prej njerëzish ditur, por edhe shumë tjera janë çelë prej dore pashkolluar e cila ka patur për qëllim nxirrte ndonjë send çmueshëm, ndonjë visar bukur, por jo me qëllime shkencore për me pase zhvillime e njoftime mbi të shkuarën e Shqipërisë. Pastaj gati të gjitha sendet e gjetura janë qitur jasht vendit, të cilat gjenden në duar të ndryshme, pa përpjekje njëri send me tjetrin, kështu që e kanë humbur edhe vlerën shkencore. Ka me qenë detyra e Muzeut   ri Kombëtar Shqiptar me u  vu mendjen e kujdesin këtyre varrezave vjetra, këtyre dëshmive të plota të kohës moçme; detyra e tij do jetë me i kërkuar sistematikisht, me i nxjerrë shesh, me i ruajtur mirë, me i rradhosur në Muze me shënimet më të plota, e me i botuar për arsimin e popullit.

Mbi kulturën shpirtërore të Ilirëve dihet fort pak, kemi lajme shumë të mangëta. Ata, për arsye të banimit të tyre malsor, nuk erdhën aq fort në pjekje me Grekërit e Thrakajt në lindje të gadishullit Ballkanik. Dhe shkrimtarët romake përgjithësisht me popujt që gjendeshin në një shkallë kulture të poshtme u muarën vetëm atëhere kur flitnin mbi luftimet e Romakëve me ta, kështu që nuk bënin fjalë aspak mbi vetitë paqësore e qytetare të popullit përkatës. Interesat shpirtërore të Ilirëve nuk do të kenë qenë të mëdhaja, mbasi ata pjesën më të madhë të kohës ia kushtonin luftës dhe kohën e lirshme e përdornin ndër argëtime në të ngënë e të pirë.

Gjuha e Ilirëve

Është për të ardhur keq që ka lajme shumë të pakta mbi gjuhën e Ilirëve. Por fatmirësisht në këto kohët e fundit jane bërë vrojtime të cilat kanë dhënë pak dritë mbi gjuhën e karakterin popullor dhe të cilat japin shpresë se paskëtaj do të mund të nxirren njoftime më të plota. Gjuhën ilire, sikurse edhe thrakishten nuk e mirrnin vesh Grekërit, por ajo qe një gjuhë indogjermane, sikurse janë thrakishtja, keltishtja, greqishtja, latinishtja, gjermanishtja, slavishtja e baltishtja. Duke marrë parasysh madhësinë e vendit, format e ndryshme të tija, vështirësitë e udhëtimit, duke marrë në kujdes se Ilirët pjesërisht mbetën të papëçatun, e pjesërisht u përzien me Thrakajt e me Keltët, kuptohet lehtazi se edhe Ilirishtja ka pasur dialekta të ndryshme; dhe se Ilirët gjuhësisht kanë pasur ndryshime në Alpet lindore (në Tirol, në Stiri, etj.) në Venedik, në Italinë e poshtme e në gadishullin Ballkanik. Njoftimet mbi gjuhën e përgjithshme të Ilirëve janë prej disa fjalëve ilire, të cilat janë transmetuar prej autorëve klasikë, si bie fjala, prej fjalës sabaja me të cilën emërohej birra, prej nënshkrimeve e prej emrave të vendeve e njerëzve. Nënshkrimet u gjetën në Venedik e në Italinë e poshtme, por kanë mbetur deri sot gati fare pazhvilluara.

Emra ilirisht vendesh janë ruajtur mjaft e shumë ndër ta njihen prej mbrapashtesës që kanë si bie fjala grumbulli i fjalëve që mbarojnë me shtesën “ona” të cilat kishin me qenë: Emona, Albona, Flanona, Promona, Scardona, Narona e Dodona, shihen edhe perëndm Adriatikut ku kujtohen emrat e qyteteve Ancona, Cremona, Verona. Një grumbull tjetër gjendet me mbrapashtesën este”, si: Tergeste (Triesta e sotme), Bigeste e Ateste (Este e sotme në Italinë e epërme). Një grumbull i tretë paraqet mbarimin “ntum”, si bie fjala Dalluntum, Salluntum, Tarentum e Hydruntumi (Tarento e Otranto në Italinë e poshtme) e Carnuntum (afër Vjenës). Përmbledhja e caktimi i këtyre grumbujve emrash vendesh është me rëndësi, sepsc me ndihmën u tyre shpesh herë nxirren njoftime mbi përhapjen e Ilirëve. Këtë mund ta themi edhe per emrat e maleve dhe lumenjëve. Këta të fundit patën një jetë të gjatë; e shumta e tyre kanë ruajtur deri sot me një ndryshim shumë të vogël emrat e moçëm. Kështu bie fjala kanë rrjedhje Ilire: Oenus (lumi Inn në Tirol), Dravus (Drave) e Savus (Savë) në Kroaci, Oeunus (Una), Urpanus (Vrbas), Basanus (Bosna), Drinus (Drina) Bosnje, Timacus (Timok) në Serbi, Naro (Narenta) në Hercegovinë, Tara e Lim në Mal të Zi, Dirinus ose Drilo (Drini) Shqipëri, etj.

Përgjithësisht edhë emrat c njerëzve njihen lehtësisht. Shumë mbarojnë me “o”, si bie fjala Verzo, Testimo, Bato (mbi këtë u fol më parë), Dasto, Paiio, Tafo e Tito. Por gjenden edhe emra të tjerë që mbarojnë me një zanore tjetër ose me një bashkëzanore, si bie fjala Temeia, Tattuia, Tatta, Teuta, Teuda, Mandeta, Bricussa, Zorada, Dazas, Andes, Panes, Pinnes, Tattaris, Scerdis, Zanatis, Agirrus, Plassus, Temus, Plator, Slater, etj. Për t’u vërejtë është se edhe gratë kishin të njëjtat emra si burrat. Emrat këso dore ishin Apio, Cato, Trio, Tritano e Panes. Gjë me rëndësi është edhe se Ilirët kishin shumë emra që kishin edhe Romakët; kështu bie fjala quheshin si Ilirë ashtu edhe Romakë emrat Caius, Cato, Titus e Varro.

Përvec këtyre njoftimeve gjuhësore në kohët e fundit janë gjetur data më të reja të cilat përmbajnë e japin përfundime me rëndësi. Në Lisiçiç afër Konjicit në Hercogovinë, në fushën e Narentës, janë gjetur tre nënshkrime varrezash të cilat janë shkruar latinisht, por ndër fjalët vendore kanë germa ilire të posaçme për ato tinguj për të cilët shkrimi latinisht nuk kishte shenjat përkatëse. Sikurse shihet Figurën 12 prej shkrimit emrit Posauljonis e Jaci, Ilirët kishin një “j” posaçme, e për më tepër, sikurse shihet në emrin Dazas në Figurën 13, kishin një germë frymore që nuk u përgjigjej as “s” e as “z” se latinishtes.

Nga këto nënshkrime pra shohim se gjuha ilire sikurse thamë kishte edhe tinguj të tjerë që nuk i kishte latinishtja, dhe se ilirishtja në shekullin II e.s. (sepse këto nënshkrime janë prej asaj kohe) qëndronte e gjallë pranë latinishtes. Dhe qëndrimi i patundur i gjuhës tregon edhe një ndërgjegje të fortë kombëtare. Ky përfundim vërtetohet edhe prej një lajmi shumë më të vonshëm: Shën Hieronymi, një shkrimtar i përmendur, i cili lindi rreth vitit 350 e.s. në kufirin verior të Dalmacisë në vendin Stridon, e që vdiq në Bethlehem në vitin 420 e.s., lajmëron se në kohën e tij në Dalmaci e në Panoninë kufitare flitej barbarisht domethënë jo latinisht.

Latinishtia qe në Iliri, sikurse edhe në Spanjë, në Gali, në Gjermani, etj. gjuha zyrtare, tregtare dhe gjuha që përdorohej në botime, në zyrat shtetërore e qytetore, në ushtri, në tregti të përjashtme, ndërmjet të huajve dhe ndërmjet atyre vendasve që ishin romanizuar dhe e mbanin veten për Romakë. Latinishtja përdorohej edhe ndër përmendore e gurë varresh, sepse ky zakon erdhi nga jashtë, e mbasi puntorët e tyre nuk ishin vendas ashtu përdorën gjuhën e vet për të tilla nënshkrime. Ilirishtia ishte gjuha e popullit sidomos ndër katunde, por edhe ndër qytete përdorej në marrëdhëniet shtëpiake e private. Por këtë gjuhë e përdorën edhe shumë iliras që morën kulturën romake e paten nëpunësira botore të larta. Bashkëpërdorimi i këtyre dy gjuhëve pat edhe një bashkëndikim mbi njëra-tjetrën. Të dyja patën ndryshime, cilat rrotull qindvjetave formuan një gjuhë iliro-romake, sikurse ndër pjesët e tjera të mbretërisë së Romës, si bie fjala në Spanjë e Francë. Gjuha iliro-romake quhet edhe gjuha dalmate sepse deri më sot vetëm atje u gjet. Kjo gjuhë dyfishe ka humbur tash vonë. Më i fundit njeri që e diti këtë gjuhë qe shërbëtori i kishës Anton Udina - Burbur në ishullin Veglia, i cili vdiq në vitin 1898 prej shpërthimit të një bombe. Mbi përpjekjet e gjuhës ilire e të popullit ilir, mbi gjuhën shqipe e popullin shqiptar, do të bëjmë fjalë në një rast tjetër.

Përmbajtja e lëndës

Ilirët ............................................................................

Fiset Ardiaei dhe Autariatae ........................................

Fisi Liburni .................................................................

Fisi Delmatae ..............................................................

Fisi Japodes ................................................................

Iliria nën Romën ..........................................................

Karakteri, zakonet dhe besimi i Ilirëve .........................

Gjuha e Ilirëve ..............................................................



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Themi J. Tushe: Kryengritja e Libofshës së Myzeqesë e vitit 1603, që pasoi Kuvendin e Dukagjinit Nue Oroshi: 80 vjet nga masakra serbe e Rogovës dhe injorimi i kësaj masakre Pajazit Hajzeri: Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeu tek autorët kroatë Albert Zholi: Historia e rrallë kur thahej këneta e Maliqit, ku vdiqën 63 të dënuar politikë Fatbardha Demi: Mrekullia e mbijetesës së një kombi (2) Pajazit Hajzeri: Trashëgimia dhe Diversiteti Kulturor në Rajonin e Mitrovicës Namani & Sallahu: Fortifikimet në anën e majtë të Lumit Llap - gjurmët arkeologjike në fshatin Majac Qazim Namani: Trashëgimia e jonë kulturore në rrezik Pajazit Hajzeri: Monumentet dhe vlerat trashëguese në Mitrovicë dhe rrethinë Lutfi Alia: Pasardhësit e Vrana Kontit në Itali Pajazit Hajzeri: Historiku i mbrojtjes institucionale të monumenteve Lutfi Alia: Vizita e Gjergj Kastriotit Skenderbeu në Itali, dhjetor 1466 - janar 1467 Avzi Mustafa: Pandemia dhe kriza arsimore në Maqedoninë e Veriut Qazim Namani: Lotë dhe kujtime te varri i babës Qazim Namani: Si u asimiluan ortodokset shqiptar në dekadat e fundit të shekullit XIX Lutfi Alia: Leonardo De Martino, Rilindasi i harruar Pajazit Hajzeri: Gjendja agrare në Arbëri sipas burimeve bizantine Fotaq Andrea e Dritan Muka: Ikonografi skënderbegiane - Portretet origjinale të Heroit Kombëtar Ilia S. Karanxha: Marin Beçikemi dhe inkuzicioni Namani & Sallahu: Mërgata dhe roli i saj në zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare gjatë viteve 1970-2000

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora