E premte, 19.04.2024, 08:04 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ‘’Shqipnia kishte filozof!’’

E shtune, 22.05.2021, 05:24 PM


Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI  SE

“SHQIPNIA  KISHTE  FILOZOF..!”

Profesori i madh i matematikës Petro Fundo, nga Korça, ka pasë krye studimet universitare në Francë, dhe në vitin 1946 e sollën në Shkoder…

E larguen nga Shkodra, ku erdhi prap në vitin 1954. Në vitin 1956 kur unë kam dhanë provimet e maturës në shkollen Pedagogjike, Prof. Fundo, kje perfaqsues i ministrisë nder provime... Nga martesa e Tij në Shkoder, mu dha rasa me u njohtë afer dhe, me kuptue se Prof. Fundo jo vetem, që ishte Profesor i madh i matematikës, po ishte edhe Filozof i perkryem.

Tregonte njëherë i nderuemi Prof. Fundo: Ishim duke ngrënë në një trapez, kur ishim studentë në Francë, unë dhe Foto Bala nga Himara. Erdhi aty edhe Enver Hoxha, ky ishte i rregjistruar në universitet, por nuk di mëse merrej. Provime nuk jepte. Ishte i pashëm. Pak mbasi u ul, pyeti Foton, çfarë do të dëshroje të bëje kur të mbarosh shkollën? Foto iu përgjigj, do të doja të tregëtoja me Francën. Më pyeti edhe mua, po ti Petro? – Unë i përgjigja, Profesor. Mbas pak u kujtova ta pyes edhe unë atë, po ti Enver, çfarë do të bëhesh? – Ai u përgjigj: “TERRORIST”!

Edhe sot nuk e di sësi më shpëtoi nga dora piruni që isha duke ngrenë.., e, për çudi, vetëm atij ia plotësoi Zoti dëshirën!!..”

Dhe e plotsonte mendimin e Tij Profesor Fundo, se “me të vertetë Enver Hoxha ishte një terrorist i lindur aqsa edhe imoral...”

Ndersa, nga pikpamja filozofike persëriste shpesh mendimin e saktë se: Diktatorët si ay, vazhdojnë për të sunduar edhe pas vdekjës!”. Kjo asht një thanje e Profesor Petro Fundos, që koha e ka vertetue plotsisht sot në Shqipni! Kanë kalue 36 vjetë që diktatori ka ngordhë, dhe Shqiptarët po vazhdojnë me votue per te, si në vitet e diktaturës së pashoqe komuniste!

Votimet e 25 Prillit 2021, janë votimet e shperbamjes së Shqipnisë!

Shqiptarët e Gjergj Kastriotit nuk duhet të pranojnë asnjëherë skllavninë komuniste, mbasi per me mërrijtë në 2021... Asht derdhë shumë gjak!

O sot o kurr, emnat e sundimtarve terrorist fshini nga faqja e Dheut! “Ata do të vazhdojnë për të sunduar Shqiptarët!”, thonte Prof. Fundo...

Melbourne, 8 Maji 2021



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora