E enjte, 28.03.2024, 06:55 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Hasan Hasanramaj: Sovranitetin në Kosovë e ka vetëm populli

E shtune, 22.05.2021, 06:09 PM


Sovranitetin në Kosovë e ka vetëm populli dhe e vërteta historike, e  jo ata që po e lavdërojnë vetë vetën ?! ...

Gjendja e mjerueshme ekonomike, punësimi në shtetet e huaja, shkatërrimi i familjeve shqiptare me martesa të dyfishta, nënshtrimi ndaj ligjeve të shteteve të huaja, harresa e gjuhës së bukur shqipe në të folur dhe në të shkruar, mbushja e saj me  barbarizma, alkooli, droga, prostitucioni, krimi i organizuar, përdorimi i armëve kundër njeri-tjetrit, dhuna në familje, nënçmimi i arsimit, i kulturës i shkencës, i shoqatave artistike, i Akademisë, korrupsioni. Zgjohu shqiptar derisa nuk është bërë vonë, kush ishe, kush je, ku po shkon dhe kush do të jesh...

Nga Hasan Hasanramaj

Hapësirën shumë freskuese të magjistrales Deçan-Gjakovë çdo kalimtar nuk ka mundësi ta kalojë aty afër e mos ta shikojë “divanin” e krenarisë kombëtare të kullave të plagosura, plisin e bardhë, mermerin mbi krua dhe lapidarë të stolisur në pllakë mermeri, emrat e portretet luftëtare me germa të arta, shkruan historinë më të re shqiptare, bunarin, mbi arkën e të cilit është e vendosur një sofër e zezë, mbi të cilën është shpalosur libri i bardhë i mermerit me emra të martirëve të sakrificës për çështjen kombëtare. Ngjitur me arkën e bunarit, si feniks hap krahët shqiponja e bardhë e mermertë, me fuqinë e secilës herë duket në aterrim e herë në gatishmëri për të pushtuar qiellin shqiptar,  vërsulet pa mëshirë kundër forcave të armikut kudo që të jetë nevoja. Nga themeli deri në kulm, kullat tona shqiptare janë një histori e kombit tonë për bashkimin fizik e shpirtëror që nga Skënderbeu e deri në ditët e sotme. Datat në këto lapidare madhështor me mjeshtri janë të vendosura që nga guri i parë i themelimit të shtetit shqiptar të viteve 1443/44 dhe pas tyre vijnë datat gjithmonë të tentimeve të bashkimit shpirtëror e fizik në tërë historinë shqiptare. Andaj, historia duhet të jetë ngjarje, ndodhi, e ëmbël, e hidhur, e bardhë, e zezë... natyralizëm do të thotë unë. Pra, realitet objektiv. Ky realitet për shqiptarët e në veçanti për popullin e Kosovës është histori e hidhur nëpër shekuj. Armiku kryesor i historisë dhe civilizimit njerëzor të humanizmit është harresa...

Fatbardhësisht që nga civilizimi i hershëm, parahistoria veprimin  kryesor kundër harresës e bëjnë artistët dhe akademiket. Pra artistët dhe akademikët janë kujtesë, histori dhe shpirti i njerëzimit, fuqi hyjnore dhe dhurata më e çmuar e Zotit në këtë univers. Duke kaluar nëpër tokën e djegur të Kosovës, nën shputat e këmbëve i ndiej pëlcitjet e tokës, të gurit e të drurit të djegur e të shkrumbuar. I mjerë është ai popull i cili nuk ka në gjirin e vet artistë dhe  akademikë të mirëfilltë të kohës dhe të hapësirës. Artisti dhe akademiku i mirëfilltë janë frymëmarrje dhe pasqyrë e një kombi, janë vetë shpirti i tij… Si duket populli dhe kombi shqiptar është i prirë, në masë të rrezikshme, të jetojë me harresën. Na ruaj i madhi Zot se këta “ njerëz”një ditë do të na fshijnë historinë. Por ata më në fund duhet të mbushen mend së historia një herë shkruhet dhe nuk fshihet më kurrë. Nuk shkruhet në rërë ose në akull, siç thotë populli. Ajo deponohet për të mos u harruar kurrë. Përkujtimi historik duhet të jetë pjesë e jetës, shteg që e trasoi dikush. Gjenerata i lë gjeneratës dhe kështu deri në amshim, përkujton artistët dhe akademikët. Dikush e provoi së historia fillon më të. Të gjithë ata që mendojnë kështu, e për fat të keq të tillë në Kosovë ka mjaft duhet ta dinë së janë duke  bërë një gabim të madh historik dhe tragjikomedi kombëtare?! ...

Në ballë të derës së kullës shqiptare buroi një krua krejt shqiptar, ku nga plisi i bardh mermeri të fisnikëruar rrjedh uji drejt nga Bjeshkët e Nemuna. Kështu artisti në mënyrë simbolike dhe praktike krijoi burim të ri - jetën dhe mburrje për kombin e vet. Mu mbi këtë tragjedi në bunarë, si feniksi ngre krahët simbolikisht shqiponja e mermertë drejt qiellit. Në krihet e saj të hapur janë të shkruar emrat e dëshmorëve. Para gjoksit të saj janë të vendosur me kujdes edhe porositë e tytave të armeve më moderne të stilizuara nga metali i fisnikëruar ngjyrë të bardhë e cila simbolizon paqen, kurse tjetra është me kapsulë të skuqur mu te shqiponja në sulm, çdoherë kur të jetë nevoja kombëtare. Pak më poshtë në fund të oborrit të kullave tre e katër katesh shqiptare gjinden në Kosovën e djeshme vërtet aty janë të gurëzuara gjurmët e këmbëve të zbathura, të fëmijëve e të rriturve, gjurmë të duarve të përgjakura dhe fragmente të tjera të një ferri të cilin e mbollën shovinistet serbë...

Nga tytat e armëve të drejtuara nga dritaret e vogla në drejtim të Serbisë fashiste del mallkimi: “Ky  “djep” kurrë të mos përkundë vrasës në tokat shqiptare. Në pikën më të lartë të kësaj kulle kreshnike, të plagosur në shekuj, por kurrë të përulur, është  pika e vrojtimit ku pushojnë dy pëllumba të bardh të cilët  simbolizojnë paqen me porosinë: “Kur jemi nën një flamur, pëllumbat nuk trembën kurrë.” Këto data historike shkrepin si dielli për liri. Shih,  burrat e kombit kudo që ishin në trojet tona stërgjyshore e dhanë atë që patën - jetën mu në lulen e rinisë. Njerëzit e rezistencës shqiptare  qe njëqind e tridhjetë e tri vjet  me vetëdije e trimëri të paparë, u vunë vetes dhe njerëzve të rezistencës shqiptare  detyrën e shenjtë, për shpëtimin e popullit shqiptar nga kthetrat e pushtuesve shekullor të cilët kurrë nuk ua ndan  barbaritë popullit  më të lashtë të Evropës - shqiptarëve.

Duart larg nga interesat personale mbi ato kombëtare ...

Gjendja e mjerueshme ekonomike, punësimi në shtetet e huaja, shkatërrimi i familjes shqiptare me martesa të dyfishuara, nënshtrimi ndaj ligjeve të shteteve të huaja, arsimimi në shtetet e huaja, harresa e gjuhës së bukur shqipe në të folua dhe në të shkrua dhe të mbushura me barbarizmi për të cilat ne të gjithë duhet të brengosëm, pranimi i kulturës së huaj, artit, muzikës, doket dhe zakonet e huaja e shumë të zeza të tjera… e ne, kush ishim, kush jemi dhe kush do të jemi???...

Duhani të të rinjtë, alkooli, droga, prostitucioni, krimi i organizuar, përdorimi i armëve kundër njeri tjetrit, dhuna në familje, nënçmimi i arsimit, kulturës, shkencës, shoqatave artistike, akademikeve profesionale. Duart larg nga  interesat personale  mbi ato kombëtare! Larg nga interesat partiake mbi ato kombëtare. Në fund shqiptarët duhet ta kuptojnë së Shqiponja e mërmëritë para veti e ka shenjën historike për vetëvendosje. Zgjohu shqiptarë dhe mendo mire së kush ishe, kush je dhe kush do të jesh dhe tregoju atyre burrave të kombit kur të bini pranë varreve dhe lapidareve të tyre pse i harruat ata, dhe rezistencën e tyre historike ? Pse e harruat tradita me të çmuara në botë të popullit dhe kombit shqiptarë? Harruat çdo gjë që është shqiptare! E harruat edhe të Madhin Zot. Nëse nuk largoheni nga faqet e zeza të cilat e kanë kaplua Kosovën duhet ta dini mirë së shumë shpejt do të përgjigjeni para këtij populli dhe kombi të vuajtur dhe të zhgënjyer plot njëqind e tridhjetë e tre vjetët e fundit...

Dera e kullës shqiptare e cila  në gjirin e vet ka pritur e përcjellë burrat e kombit

Lapidari i dëshmoreve të kombit dhe portretet e dëshmorëve deçanas në ballin e kullës shqiptare

Arka e bunarit mbi të cilën është e vendosur sofra e zezë mbi të cilën qëndron libri i bardhë me emra të martireve

Në ballinën e kullës qëndrojnë tri gurra krojesh nga të cilat rrjedh uji i ftohtë nga Bjeshkët e Nemuna

Një pamje e kullës së demoluar

Plisi i bardhë i mermerit mbi arkën e kroit

Në frëngjitë e kullës qëndrojnë dy pëllumba të bardhë që simbolizojnë paqen

Lapidari i dëshmorëve të kombit



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora