| E premte, 21.05.2021, 09:43 PM |
Hoxhallarët, mashtrues e dilenxhi
Nga
Gani Mehmetaj
Qindra
hoxhë shkruajnë hajmali (nuska) në Kosovë dhe në Shqipëri. Qindra hoxhallarë i
mashtrojnë viktimat e tyre me broçkulla e me shkarravina arabe, kinse do t’i
shërojnë. Dhjetëra vajza të reja i kanë mashtruar- abuzuar, shpesh i kanë
përdhunuar. Edhe më shpesh u kanë prekur në nder grave që ishin me burra a të
vetme në vizitë. Ndërsa për çmimet e larta të shërbimeve të mos flasim. Këta
hoxhallarë janë ndër më të pasurit jo vetëm në katund, por edhe në qytetin ku
jetojnë e “veprojnë”. Janë pasunarë e dilenxhi.
Këtë
sjellje imorale të hoxhallarëvee di Bashkësia Islame e Kosovës, e di Bashkësia
Myslimane e Shqipërisë. Veprimtarinë ilegale të hoxhallarëve, që e zëvendësojnë
mjekun, neuropsikiatrin dhe kodoshine di edhe policia, por nuk i arreston.
Dhomat e vizitave i kanë bërë harem. Edhe për këtë flitet tash njëzetë vjet.
UDB-ja
dhe milicia e ish-Jugosllavisë edhe në të kaluarën u ka lejuar hoxhallarëve të
shkruajnë hajmali, të abuzojnë me gra të reja, të marrin haraç të madh për
hajmali dhe të prekin në moralin e
shqiptarëve. Janë tallur dhe ua kanë shkelur syrin. Kam njohur jo vetëm një
hoxhë në rininë time që mburrej se si po i kënaq nuset e reja që vinin të
kërkonin burrë të hoxha, sepse u mungonte në shtëpi. Atëherë shumica e
hoxhallarëve shkruanin hajmali, përdhunonin vajza të reja e nuse, pormilicia i fshihte rastet. Natyrisht pastaj
milicia hoxhës i bënte shantazhe me këto përdhunime. E bënin të tyre.
Rasti
i fundit është vetëm maja e ajsbergut, sepse ka shumë gra e vajza që nuk
denoncojnënga turpi, nuk tregojnë nga frika e skandalit, kërcënimi i hoxhës,
ngurrimi i familjes etj.
Dikur
mësuesit tonë në shkollat fillore dhe të mesme patën sukses ta luftojnë Serbinë
duke i luftuar hoxhallarët mashtrues që bënin punën e pushtuesit. Atyre
mësuesve duhej t’u ngrinim përmendore. Edhe intelektualët e mbajtën lartë
ndjenjën kombëtare e qytetëruese. Po sot?
Pse shkojnë vajzat e reja e nuset të hoxha? Është krizë morali, është mungesë identiteti, është dëshpërim me vlerat shoqërore, është zhgënjim me çdo gjë, por mbi të gjitha janë televizionet tona që i kanë popullarizuar aq shumë hoxhallarët sa që vajzat e reja e gratë i kanë bërë yje, u besojnë më shumë se sa mjekut, neuropsikiatrit, psikologut. Mjekun, psikiatrin e psikologun nuk i shohin në televizion, as nuk i dëgjojnë këshillat e tyre në radio. Por hoxhallarët dhe sharlatanët e fesë islame i kanë çdo mbrëmje në të gjitha televizionet tona kombëtare, fetare e lokale.