E enjte, 19.05.2022, 10:06 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Berisha person non grata për SHBA-të, fundi i ekzistencës së tij politike

E merkure, 19.05.2021, 08:48 PM


Blerim Latifi:

Vendimi i Washingtonit për ta shpallur Sali Berishën person non grata për SHBA'të, i jep fund njëherë e përgjithmonë ekzistencës së tij politike në politikën shqiptare. Siç ndodhë gjithmonë në fundin e një karriere të rëndëshime politike, tani është koha për t'ia bërë bilancin historiko-patriotik Sali Berishës. Ky është bilanci i dobisë dhe i dëmit të tij në historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar në përgjithësi.Nuk është hiç e lehtë të bëhet ky bilanc.Miqtë e Berishës do të mund të gjejnë shumë argumente për të vërtetuar dobinë e tij, ashtu siç edhe armiqtë mund të gjejnë shumë argumente për të vërtetuar dëmin e tij. Politika është një fushë ku probabiliteti për t'i dreqosur gjërat gjithmonë është i madh. Sidomos në vendet që dalin nga diktatura të egra e të gjata. Natyrisht, nesër fjalën kryesore do ta thotë historiografia. Ajo që dihet me siguri është se aleati më i madh i kombit shqiptar, SHBA-të, tanimë e profilizojnë Berishën si një pengesë serioze për ecjen përpara të Shqipërisë, ecje e cila, pa mbështetjen e gjithanshme amerikane, vështirë se do të mund të mendohej e të mendohet.

___________

Edhe njëherë për lirinë, qëllimet dhe mjetet

Kur kishte filluar lufta në Kosovë, shërbime perëndimore të inteligjencës ishin takuar me përfaqësues të UÇK'së në Tiranë. Atyre u ishte kërkuar që nëse UÇK do që lufta e saj të mos e komprementohet në sytë e publikut botëror, duhet të mos bashkëpunojë me organizata islamiste, siç kishin bërë në Bosnjë, të mos bënin veprime terroriste, të mos blinin armë nga narkotrafiqet dhe të mos targetonin popullatën civile. UÇK nuk e kishte fare të vështirë të dakordohej me këto kërkesa, sepse, ato, në thelbin e tyre, përputheshin me vetë traditën morale shqiptare, dhe falë kësaj qëllimi për çlirimin e Kosovës nuk u diskreditua, edhe përkundër propagandës së madhe që bënte Serbia. Gjithmonë është ditur se qëllimet e mira mund të diskreditohen krejt nga mjetet e këqija që zgjidhen për arritjen e tyre.

___________

Edhe Skenda në ekipin e Kurtit për dialog. Njeriu që kishte udhëtuar në Washington për të marrë qëndrimin e detajuar të Grenellit për rrëzimin e Kurtit, në mars të vitit të kaluar. Nuk duhet të habitemi kur ta shohim edhe Agim Veliun si kordinator për dialog midis Kuvendit dhe Qeverisë. Metoda klasike e Thaçit: punëso njerëzit që kanë folur e vepruar kundër teje!

___________

Kurti prapë në Bruksel. Ishte edhe para pak ditësh. Sot një darkë pune, pastaj një drekë, pastaj një konferencë këtu dhe një tryezë atje. Pastaj edhe një takim për t'u takuar prapë pas një kohe. Pastaj prapë edhe një... Veç kur t' çohet një ditë e ta kuptojë se kanë ikur katër vite duke vajtur e ardhur në dialogun Kosovë-Serbi të fasilituar nga Lajçaku ose ndonjë pasardhës i tij. Ose siç thoshte Adem Demaçi: anej-knej, poshtë e përpjetë!

___________

Pak filozofi politike

Gjëja e parë që e mësojnë apo duhet ta mësojnë ata që marrin përsipër një përgjegjësi drejtuese shtetërore, është se shteti, në të cilin do të shërbejnë, nuk është mekanizëm në funksion të drejtësisë universale, por instrument në shërbim të sigurisë kombëtare. E siguria kombëtare kërkon që politikat e shtetit të jenë në përputhje me aleancat që shkojnë në favor të garantimit të saj. Qysh në fillim të kohëve moderne Tomas Hobs dhe kardinali Rishëlje e kuptuan se ligji themelor i shtetit modern është arsyeja shtetërore. Kush nuk e kupton këtë ligj, nuk merr vesh gjë nga shteti.

___________

Mos u ngutni me gjyku kët' hoxhën që e paskan arrestu nën dyshimin se e ka dhunu një vajzë në Fushë Kosovë! Nxjerrja e shejtanit nga trupi njerëzor është punë sfiduese, ka procedura te komplikuara. Pastaj trupi njerëzor ka shumë rrugëdalje dhe shejtani, si qenie fort inteligjente, kurrë nuk mund të dihet se cilën rrugëdalje e zgjedh, prandaj duhet vënë nën vëzhgim dhe kontroll të gjitha vrimat dalëse.😜

P.s. Mbase mund t'u duket paksa cinik ky status, por cinizmi është mjet legjitim kundër poshtërsisë dhe mashtrimit të maskuar.

___________

Pasi e kishte kthyer vendin e tij në diktaturën më staliniste të Evropës pas vdekjes së Stalinit dhe, po ashtu, në vendin më të varfër dhe më të izoluar të saj, shoku Enver gjente kohë për t'u dhënë zgjidhje problemeve të Lindjes së Mesme. Natyrisht, të gjitha analizat dhe "zgjidhjet e tij" ishin broçkulla diplomatike e politike ; vazhdimësi e aleancave të tij të çmendura me anën e gabuar të historisë. Budallaku ynë ka traditë, nuk është i ditëve të sotme.

___________

Fakti se gazetarët janë paralajmëruar dhe u është dhënë koha e nevojshme që të largohen nga ndërtesa, sepse ajo do të bombardohej shkaku se po përdorej nga njësi luftarake të Hamasit, tregon shumë dhe pikërisht kujdesin maksimal për jetën e gazetarëve. Ky nuk është sulm mbi gazetarët, por rast unik se si respektohen e mbrohen ata në situata të ndërlikuara luftimi. Sulm do të ishte po të bombardohej ndërtesa pa paralajmërim dhe të vriteshin gazetarët aty.

___________

A po e njihni kët' militant me kët' shikim të rrezikshëm?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora