| E marte, 18.05.2021, 08:39 PM |
O me Perëndimin, o me Lindjen
Nga
Fahri XHARRA
Historikisht
jemi në ballafaqim shumë serioz me Lindjen. Nuk është e rastit që rilindasi
Naim Frashëri në kohën e tij kishte thënë që për ne shqiptarët Dielli lindë në
Perëndim .
Sllavizmi
dhe turqizmi në mënyrat e tyre janë, ashtu edhe si ishin në këto 500 vitet e
fundit, shumë të interesuar që të na turbullojnë ujin tonë të pastër që mos të
rriteshin troftat tona të cilat do ta ndërronin emrin e habitatit dhe në atë
ujë të pastër të gjithë do ta shihni valën e së vërtetës.
Kishte
shumë mënyra;përdornin dhe po i përdorin të njejtat metoda si dikur ashtu eshe
sot . Qielli vazhdimisht shpohej e ne bënim sehir. Dikur nuk dinim se po na e
zënë Diellin, se pa na shponin Qiellin dhe na ikte ozoni. Serra e
prapambeturisë ishte shumë e madhe; efekti negativ i saj ishte shumë i madh.
Donin të na zhveshëshin vetëtimën, që të humbim rrugën. Donin të na shurdhonin
bumbullimën, që zëri mos të na degjohej donin që të na shkulin yllin, e të mos
dinim se ku jemi . Dhe prapë vazhdohet, por tani me vetdijën tonë .
Një
fakt i gjallë nga një dëshmitar i gjallë ( Hasan Elshani nfa Sllovenia)më
shkruan :
”
Po, po shumë e vërtetë për ate që thua ( flitnim për ndikimin sllav në rritjen
e etjes sonë për Turqinë) … unë në një vizitë në Moskë, ishte viti 1973, e
takova një burrë të shtyer në moshë ( 74 vjeqar, por i mbajtur mirë) i cili
kishte sherbyer si imam në Mitrovicë në xhaminë e ashtuquajtur Xhamia e buzë
Ibrit. Ai quhej Efendi Ksamijev, pra me origjinë ruse dhe ishte shkolluar në
Stamboll . Vitet që kishte sherbye në Mitrovicë ishin 1921- 1925. E kishte për
krenari atë kohë, rusi i ardhur me porosi në anët tona “
Ju
merr mendja, pse nga Rusia në Turqi e në Kosovë ? sepse, donin të na nxinin
hënën, që të mos shofim të kaluarën.Donin të na merrnin diellin, që të ngrijmë
në token tonë donin të na shtrydhin shpirtin, që mos ti ngjajmë askujt Donin të
na ndërrojnë emrin, që të na humbin në rrymat e pafundme. .
Turqia
e vazhdon planin e saj afatgjatë për riislamizimin e tokave shqiptare, të
investon në “Arnautlluk” me xhamitë e veta, këto “fabrika për prodhimin e
turqëve”, sië thoshte në një vështrim mbi pasojat e islamizimit, dramaturgu i
madh, tashmë i ndjeri Teki Dervishi…
“Kishat
financohen nga Athina, nderkohë qe xhamia e Tiranës do te financohet nga
Stambolli. Sa perdellohen për ne “miqtë” tanë!!! Po mundohen me të gjitha
mënyrat që të na bejnë “shqiptarë të denjë “. Se ku fle lepuri i Athines dihet,
po se ku fle lepuri i Stambollit shumë syresh s’e dinë akoma. Jo per gjë, pasi
turqit i kemi “vellezër”!!! E ka thënë ditën per diell ministri turk, Ahmet
Davutoglu, që synimi i Stambollit është ringjallja e Perandorise Osmane. Me kot
kanë vershuar telenovelat turke ekraneve tona? Tani do te na bejnë dhuratë dhe
një Kalë te bukur Troje qe t’i bashkangjitet atij tjetrit, maje te cilit rri i
krekosur Janullatosi (I.Sh )..
Sa
te mjere që jemi, derisa ne ndertojmë xhamia e kisha… te tjerët krenohen me
historinë tonë si të tyren, e ne me historinë e huaj si të tanen !
“Janë
edhe turkofilët që e kërkojnë, politika e aprovon me nga një ashtë në pjatë dhe
kështu “zgjerohet” feja më e mirë që të “krijon dashuri” pë vajzën e axhës, hallës
e pse jo edhe më të afërm por edhe dashuri që në botën njerzore dignostifikohet
:rrezik gjenetik. Kjo politikë pa cak po i kushton edhe Kosovës dhe të gjitha
trojeve shqiptare. Bota e civilizuar zbulon galaktika, bota ime shqiptare
kërkon “inteligjencen” primitive orientale të fillimit të humanoidëve të një
race tjetër kurse nëpër sofrat e njerzimit shtiret e “kulturuar” Ashtu siç jemi
dhe trajtohemi! Të këqijat që i bëjmë vetit nuk i shohim kurse akuzojm tjerët
që janë të detyruar të kushtëzojn me standarde që të nga largojnë nga epoka e
humanoidëve primitiv dhe sjelljen në botën reale!( autori i pa njohur)”
Shqiponjat
fluturojne larte, por kthehen ne folene e tyre.
Ne
jemi nje komb i vjeter, me histori martiresh qe kemi vuajtur ne shekuj.
Ne
jemi nje vend europian, qe punojme për popullin dhe atdheun tone !
Mire
bre ? pse ne te jemi viktime e propagandave fetare?
Kur
do te vetdijesohemi qe me ndergjegje te paster ta pranojme se cka jemi?
Përkundër
të gjitha kërkesave ;treni i historisë e vazhdon rrugëtimin e tij; dhe e jona
është te ruhemi që të mos na gjuajnë jashtë nga ai vagoni i fundit në të cilin
kemi ngelur.
O
me lindjen o me perëndimin ! Xhamia e Tiranes
financohet nga Turqia!!!