E shtune, 20.04.2024, 02:41 PM (GMT+1)

Kulturë

Nexhat Rexha: Kthjelltësi Joni

E marte, 18.05.2021, 06:11 PM


Nexhat Rexha

KTHJELLTËSI JONI

(Poetit Agim Mato)

Në valët e vargjeve

vije si krahlënduar

me dritën e fjalëve

përtej kohëve tona

Lundrimtar në stuhi

timonier i skalitur

për të mundur dhembjen

atje ku fjala bekoi të nesërmen

Mëngjeset vinin me Ty

si te“Pluhuri i artë i përjetësive”

në kaltërsitë e Sarandës

dhe në Teatrin e Butrintit

Në zemër ke peshuar

dhembjen me lotin e Jonit

në thelltësi bashkudhëtar i pamposhtur

përjetësisht kalorës agimesh

Më 12 maj 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora