E merkure, 24.04.2024, 06:42 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: 13 qershori i rizgjedhjes së Lulzim Bashës si “17 tetori” që nuk ia lejoi vetes Enver Hoxha

E marte, 18.05.2021, 06:00 PM


13 qershori i rizgjedhjes së Lulzim Bashës si “17 tetori” që nuk ia lejoi vetes Enver Hoxha

Nga Kastriot Myftaraj

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka vendosur me propozim të sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi që zgjedhjet në parti për kryetarin e ri të mbahen një muaj para afatit, në qershor, jo në korrik.

Mirë që u bë kështu, por meqënëse në këto zgjedhje partiake pritet që të rizgjidhet kryetari i vjetër a nuk do të kishte qenë e arsyeshme që të shmangej si datë e zgjedhjeve e nesërmja e datëlindjes së kryetarit të tanishëm që do të jetë kandidat për kryetar edhe në këto zgjedhje partiake.

Sipas vendimit zgjedhjet në parti për kryetarin e ri do të mbahen në 13 qershor pra të nesërmen e datëlindjes së Lulzim Bashës i cili ka lindur në 12 qershor (pikërisht ditën kur partia rivale në pushtet mori emrin që ka sot PS nga PPSH) dhe këtë 12 qershor ai mbush 47 vjet. Aq sa sundoi kjo parti me tre emrat e saj nga 1944 në 1947.

A nuk e kupton Basha se është diçka edhe përtej asaj që i lejojnë vetes diktatorët që zgjedhjet në parti në të cilat ai pritet të rizgjidhet kryetar të mbahen të nesërmen e datëlindjes së tij? Enver Hoxha, i cili kishte lindur në 16 tetor nuk i lejoi kurrë vetes që të rizgjidhej në krye të partisë në 17 tetor, ndonëse disa kongrese të partisë i bëri në muaj të tjerë të vitit, jo në nëntor. Dhe nuk ia lejoi vetes sepse kështu do të dukej sikur i bëhej si dhuratë për ditëlindje drejtimi I partisë-shtet.

Në rastin e Bashës, rizgjedhja kryetar të nesërmen e përvjetorit të lindjes së tij është dhuratë që ia bën Berisha atij, për t’ ia dhënë njëfarë kënaqësie të postit të rremë si kryetar që po merr si mëkëmbës i diktatorit real të partisë Sali Berishës, i cili tani është vënë në rolin e Kadafit që ndonëse u shtir se hoqi dorë nga pushteti që në 1977, duke marrë titullin e nderit “Udhëheqës vëllazëror i revolucionit”, e sundoi megjithatë Libinë si diktator deri në vdekje, 34 vite më vonë.

Në këtë rast duhet ta shfajsojmë Bashën sepse Sali Berisha ka lindur midis gushtit dhe tetorit sipas datëlindjeve që ka dhënë vetë në raste të ndryshme dhe ai nuk ka lidhje me qershorin. Pra as Saliu nuk e ka tejkaluar Enver Hoxhën. Që Basha pranon që të tallen me të deri në këtë pikë sa t’ ia bëjnë dhuratë ditëlindjeje postin e rremë të kryetarit të partisë, kjo gjë flet shumë për personalitetin e tij dhe për kuptimin e fjalëve të tij se nuk e kanë njohur akoma, që i tha fill pas 25 prillit.

Nuk pritet që Çim Peka të japë ndonjë mendim të artë për këtë koincidencë të rizgjedhjes së Bashës me datëlindjen e tij sepse Çimi ashtu e ka hallin me një “koincidencë” në datëlindjen e tij të para gjashtë viteve të cilën ai nuk do që t’ u vijë njerëzve në mendje.

Që koincidimin e zgjedhjeve në parti me datëlindjen e Bashës e propozoi një kavajas Gazment Bardhi kjo nuk duket të ketë lidhje me Sali Berishën. Basha si mashkull i bukur ka adhurues në Kavajë. Enver Hoxha jo më kot e shpalli veten tifoz të “Besës” së Kavajës në futboll duke zhgënjyer jo vetëm “Luftëtarin” e Gjirokastrës, por edhe “Dinamon” dhe “Partizanin”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora