E shtune, 20.04.2024, 05:45 AM (GMT+1)

Mendime

Luan Asllan Dibrani: Sigurimi i vaksinës Covid-19 për Kosovën të sigurohet përmes popullit mik Izraelit

E hene, 17.05.2021, 07:55 PM


Sigurimi i vaksinës Covid-19 për Kosovën  të sigurohet përmes popullit mik Izraelit

Shkruan Luan Asllan Dibrani

Shumë shtete në të gjithë vendin po përshkallëzojnë përpjekjet për të vaksinuar sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur, për të zbutur valët e reja të infeksioneve. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka dhënë autorizim për përdorim urgjent për tri vaksina Covid-19, për të cilat thotë se janë shumë të efektshme në parandalimin e infeksioneve dhe sëmundjeve të rënda nga coronavirusi i ri. Të tria vaksinat ofrojnë pothuajse mbrojtje të plotë kundër vdekjes dhe shtrimeve në spital të lidhura më Covid-19 theksojnë organet shëndetësore amerikane.

Sidoqoftë, në provat klinike në SHBA vaksinat “Pfizer” dhe “Moderna” raportohen se kanë një një efikasitet 95% në parandalimin e koronavirusit,

Evropa, India dhe vendet e Amerikës së Jugut po përjetojnë një valë të tretë dhe veçanërisht të fortë të sëmundshmërisë, jo vetëm nën ndikimin e variantit brazilian dhe variantit britanik.

Një indeks ndërkombëtar thotë se Izraeli është ndër vendet më të sigurta në botë për sa i përket Coronës, e gjitha kjo falë fushatës efikase dhe të shpejtë të vaksinimit në popullin mik izdraelit. Renditja e Covid Resilience e Bloomberg e vendos Izraelin në vendin e pestë në listën e vendeve më të sigurta, së bashku me Zelandën e Re dhe Tajvanin, ku virusi corona është zhdukur pothuajse plotësisht. Nevoja globale për vaksina është e madhe.

Ka shumë vende, disa prej të cilave nuk kanë filluar as të vaksinojnë banorët e tyre dhe do të jenë të lumtur të marrin dhjetëra miliona vaksina që presin të përdoren nëse arrijnë marrëveshjet me prodhuesit  e tyre.

Askush nuk di gjithçka për vaksinat, por gradualisht shteti Izraelit para gjithë botës, fillon të mblidhet informacion për të cilin ka marrëveshje në shumicën e komunitetit shkencor lidhur me  ketë luftë të pa dukshme qe la pasoja  globale dhe morri me miliona jetë në botë. Sipas studiuesve  izraelit vaksinën Pfizer, e cilësojnë një  vaksinën kryesore qe u përdorur në Izrael.

Populli mik izraelit  pas vendosjes se marrëdhënieve diplomatike   ka filluar menjëherë në shumë segmente  ta ndihmoj Kosovën .

Dihet se Kosova  në këtë fenomen  qëndron  pothuajse akoma ne fazën fillestare  të marrëveshjes  me disa kompani  qe do te furnizohet  me vaksinën Covid -19 .

Njohja e Republikës se Kosovës nga Izraeli  është një ndër vlerat ma të mëdha .Populli mik izraelit  pas vendosjes se marrëdhënieve diplomatike   ka filluar menjëherë në shumë segmente  ta ndihmoj Kosovën .Një ndër to është edhe gatishmëria  e Izraelit qe të na ndihmoj edhe me  furnizimin me  vaksinën  qe i dha popullit te vet prandaj  qeveria  e Kosovës duhet të jetë  mirënjohëse për ketë    vendim të popullit  mik dhe të fillojnë marrëveshjen   dy paleshe kosovaro –izdraelite  të na ndihmon  ta tejkalojmë pandeminë sa me më pak pasoja.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora