E enjte, 25.04.2024, 05:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Botë e cuditëshme

E premte, 06.07.2007, 06:39 PM


Të parët që e organizuan kohën në këtë mënyrë ishin babilonasit.
Falë tyre viti u nda në 12 muaj sipas 12 fazave hënore dhe ishte logjike që dita dhe nata të ndaheshin në 12 orë. Babilonasit kanë ndarë orën në 60 minuta dhe minutat në 60 sekonda, sepse 60 ishte numri më i madh që ata i kishin dhënë një emër. Ndërkohë në 1793 u përdor sistemi dhjetor, për orën dhe minutat. Më pas u vendos që ditnata të ndahej në 20 orë me nga dhjetë orë secila. Cdo orë të ndahej në 100 minuta dhe cdo minutë në 100 sekonda. Viti ishte i përbërë nga 12 muaj me nga 30 ditë dhe 5 ditë shtesë që nuk bënin pjesë tek asnjë muaj në vecanti. Reforma ndikoi dhe në organizimin e javës po në favor të dekadës, tre dekada (tre javë me nga dhjetë ditë secila) bënin një muaj.
U prodhuan dhe ora me ndarje dhjetore por pas 13 vjetësh në 31dhjetor 1805 Napoleoni e hodhi poshtë reformën duke e kthyer gjithcka në normalitet. Ora dhjetore u propozua përsëri në 1998 nga Sëatch, për të matur kohën në internet, por edhe ky propozim nuk ka funksionuar
****
Zhdukja e liqenit
Një fshat rus mbeti coroditur, pasi liqeni i tij u zhduk gjatë natës. Televizioni NTV transmetoi pamje të një grope gjigande prej balte të ngurtësuar nën diellin veror, ndërsa peshkatarët nga fshati Bolotnikovo vështronin të dëshpëruar. "Eshtë shumë e rrezikshme. Në rast se një person do të kishte qenë në mes të kësaj katastrofe, atëherë ai nuk do të kishte asnjë shans për të mbijetuar. Pemët u shembën dhe u zhytën nën tokë", u shpreh Dmitry Zaitsev, zyrtar i Ministrisë lokale të Emergjencave i intervistuar nga kanali televiziv në fjalë. Zyrtarë në rajonin Nizhegorodskaya në lumin Vollga në lindje të Moskës u shprehën se uji i liqenit mund të jetë thithur poshtë, nën një rrjedhë uji apo një shpellë, por disa fshatarë dhanë disa shpjegime më ogurzeza. "Unë po mendoj se më në fund Amerika po na zotëron", u shpreh një plakë e moshuar ndërsa qëndronte e ulur në tokë jashtë shtëpisë së saj.
****
Lumi Amazona është i vetmi lum që nuk ka të ndërtuar asnjë urë mbi të.
****
Një grek maratonist ka vrapuar 42 km pa u ndalur. Më së shumti në bote ka vrapuar për të dytën herë që mban rekordin 42 km e 195 m,
****
Në Evropë patataja është sjellë nga Amerika në vitin 1536. Në fillim e mbillnin për shkak të lulës së bukër që ka, kurse më vonë filluan ta përdorin për ushqim.
****
Peshku “Pegava” është lloj ngjallash që mund të qëndrojë vërtikalisht. Kur peshkon, ajo ngritet, kurse me bishtin përforcohet mbi shkëmb ose ndonjë trup tjetër.
****
Gjethet më të mëdha i ka një lloj pallme e quajtur “Rafia”, rritet në brigjet e lumit Amazon. Gjethet e saj të blerta arrin gjatësi deri 22 metra dhe gjereësi afër 12 metra, kurse bishtin e gjethës e ka 5 metra të gjatë. Një gjethë e tillë mund të shtrehoj 10 njerëz.
***
Në Brazil gjatë shek. XX-të është vrarë gjarpëri më i madh në botë, Anakonda, gjatësia e të cilit arrinte ne 35 metra. Për ta vrarë këtë gjigant u desh që të goditej me 500 plumba.
***
Druri i cili e mban rekordin e trshësisë në botë është “Baobabi”, i cili gjendet në Tan- ganike me moshë rreth 30 shekuj. Ky dru perimetrin e trungut e ka 47 m, lartesinë 22 metra, ndërsa perimetrin e kurorës 145 metra.
****
Më 1560 kirurgu francez Ambruaz Pare i pari bëri gjymtyrë artificiale të njeriut.
****
Më 1590 holandezi Zaharijaz Jansen që merrej me optikë, konstruktoi mikroskopin.
****
Në vitin 1790 në Amerikë është shpikur turleja e parë për shpuarjen e dhëmbëve.
****
Lumi më i gjatë në botë është Nili me gjatësi 6.671 km. që gjendet në Afrikë.
****
Kina është shteti më i madh në botë me 1.221,692,000 banorë. Në Mesjetë quhej Katai.
***
Gjarpëri i ujit që jeton në veriperëndim të Australisë rreth shkëmbinjëve të ujit, është shtaza më helmuese në botë. Helmi i tij është 100 herë më i fortë se helmi i gjarpërit Australian në tokë i quajtur “Tapana e Shkretëtirës” e që konsiderohet gjarpëri më helmues tokësor.
****
Rusia është shteti më i madh për nga sipërfaqja me 17.075,000 km².
****
Peshkun trashanik “Siluris Glanis”- shkencëtarët erdhën në përfundim se përkundër kokës së madhe, është peshku më budalla në Botë, sepse në pranverë ku bënë nxehtë, në breg të lumit rriten shelgjet dhe në ujë bien thuprat e këtij druri së bashku me gjethet, peshku trashanik me ngutësi i përbin duke menduar se bie ushqimi I tyre i preferuar. Në lukth këto fije të shelgjes lëshojnë alkool që e bën peshkun të humbur.
****
Malet më të larta në Ballkan janë Alpet Shqiptare dhe kanë 13 maje me mbi 2.500 metra lartësi dhe sipërfaqe 2.240 km².
****
Rruga më e vjetër në Ballkan ka qenë “Vija Egnatia” (Vija Egnacia).
****
Njeriu më i gjatë në botë ka qenë 2.72 metra.
****
Në trupin e njeriut ka rreth 656 muskuj. Disa prej tyre jane 38 cm, e disa mezi arrijne nje milimetër.
****
Maja me e larte ne bote eshte Mont Everest me 8882 m, gjendet ne Nepal.
****
Flutura më e madhe në Botë është 270 centimetra katror.
****
Qelizën i pari e zbuloi shkencëtari anglez Robert Hooke me 1665 i cili edhe ia dha emrin. Ky është zbulimi më i madh në mjekësi, sepse qeliza është njësia themelore kryesore e çdo organizmi të gjallë.
****
Novobërda është quajtur Mali I Argjentit e më vonë Kodra e Re e cila ra nën sundimin osman më 1455.
***
Armata e shtetit të Vatikanit është armata më e vjetër në botë. Zyrtarisht është themeluar më 21 janar 1506, por fillimet e saj shënohen që në vitin 1400. Përveç se është armata më e vjetër në Botë, ajo është edhe ndër më të voglat, me vetëm 83 ushtarë. Uniformat e tyre kanë qenë të dizajnuara nga artisti gjenial Mikelanxhelo.Libri I parë I shruar shqip është “Meshari” I Gjon Buzukut. Në parathënje të veprës dëshmon se veprën e kreu nga 20 marsi 1554 deri me 5 janar 1555. Libri është botuar në kohën e humanizmit dhe të kundërreformës, kur u krijuan kushtet që feja katolike të mësohej e të predikohej në gjuhët kombëtare. Mesharin e gjeti Gjon Nikollë Kazazi nga Gjakova më 1740. Ky libër përmban: Librin e Orëve dhe Librin e Meshës. Me këtë vepër filloi Letërsia Shqiptare e Rilindjës.
****
Ujëvara më e madhe në Botë është “Engjël” e lumit Karao (Venezuelë). Lartësia nga e cila bie uji është 1.000 m. Kjo ujëvarë është vetëm një nga shumë ujëvarat e larta në këto anë te Venezuelës. Emrin e ka marrë sipas pilotit amerikan Xhimi Engjël i cili në vitin 1933 e ka vizituar dhe vendosur në ditarin e tij. Ujëvara e dytë është në Republikën Jugafrikane me lartësi 414 m. Ujëvara e tretë është “Kukenani” në Venezuelë me 610 m, lartësi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora