E enjte, 25.04.2024, 01:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Në Shtëpinë e Pleqve

E diele, 16.05.2021, 06:50 PM


Jusuf Zenunaj

NË SHTËPINË E PLEQVE

Nëna në moshtë të shtyer

pret me ditë e net,

muajt kalojnë

bëhen edhe  vjet

djali i dëshirit,

në derë s'i troket !?

Në telefon s'e thërret

për festë , as ditëlindje,

bashkë i janë bërë

" dashuri e dhimbje".

Lokja e vetmuar,

në dhomë flliikat,

djalin me familje

kujton ditë e natë.

Sytë e saj të lodhur

nuk kanë më lot,

fotografitë e varura

nuk e ç'mallin dot !

Nga mendja s'i hiqet

nata e Vititi të Ri,

kur i shkoi djalit në shtëpi-

ai bënte qejf me grua e fëmijë,

bashkë me vjehrrën përbri.

Lokja e rënduar nga ofshama

me rrokjet e ngatërruar

thotë n'derë u shtanga,

kur t'i  s'luajte vendit, bir !?

Si të hyja unë,  ZEZNANA !!

E heshtur ika si zog i braktisur,

ti vazhdoje jetën siç e ke nisur.

E gëzofsh shtëpinë,

që ta blemë me yt eti,

mos harro, o bir ,

se pafund s'është as deti !

Gishtat e lokes u shtangën papritur,

në Shtëpinë e Pleqve djalin duke e pritur .

GJUHË MISHMASH

Sikur gruri përzier me kashtë

na e bënë gjuhën mishmash !

Në ca revista e në gazeta,

vend s'po gjejnë pika, as presja.

Shenjat e tjera të pikësimit

"i përbiu " vala e Drinit !

Në shumë radio e në tv..

Sikur shpikën një gjuhë të re ?!

Fjalë të huaja sa të duash,

që zhurmojnë si zorra në prush.

J.Z.

Ç' NA DUHEN LIBRAT

Ç 'na duhen librat,

kur kemi celularin,

në google e në facebook

njoftimet i marrim ?!

Twinter e instragram

e çfarë nuk ka tjetër ?!

Pse ta zëmë shtëpinë

si dikur me bibliotekën ?

Ç' na duhen librat

sikur në shekullin e kaluar,

sytë u vërboheshin shkollarëve,

ditë e natë duke lexuar?

Sot, në paç lek,

diploma të vjen në xhep,

bëhesh doktor shkence

për pesë-gjashtë vjet.

J.Z ., mars 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora