Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Myftaraj: Mësimi që vjen nga Gaza për Europën, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë Veriore

| E shtune, 15.05.2021, 08:29 PM |


Mësimi që vjen nga Gaza për Europën, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë Veriore

Nga Kastriot Myftaraj

Nëse arabët do të kishin fituar njërën ndër luftrat e tyre kundër Izraelit në vitet 1948, 1967 apo 1973, çfarë do të kishte ndodhur me hebrenjtë? Me siguri që do të ishin shfarosur të gjithë deri te i fundit. Ata me fat më të mirë do të ishin larguar nga vendi. Gjithsesi, asnjë hebre i vetëm nuk do të kishte mbetur në territorin izraelit.

Në histori kanë rëndësi dhe janë domethënëse edhe ato gjëra që nuk ndodhin, jo vetëm ato që ndodhin. Izraeli fitimtar nuk u soll me arabët e ashtuquajtur palestinezë, madje as me arabët e tjerë, territoret e të cilëve i mori nën kontroll gjatë luftrave arabo-izraelite, ashtu sic do të ishin sjellë ata me hebrenjtë nëse këta do të kishin humbur qoftë edhe njërën nga luftrat arabo-izraelite që nga viti 1948. Në Gaza dhe në Bregun Perëndimor sot, 54 vite pasi këto territore janë nën kontrollin izraelit, ka pesë milion e gjysmë arabë të ashtuquajtur palestinezë. Jashtë këtyre territoreve, brenda kufijve të shtetit izraelit, ka 1.8 milionë arabë muslimanë. Pra, ka mbi shtatë milionë arabë muslimanë në territoret e kontrolluar nga Izraeli.

A mund të përfytyrohet që shtatë milionë hebrenj të jetonin në territorin e zotëruar nga një shtet arab musliman, të cilin ata ishin përpjekur ta zhduknin nga harta e botës, siç u përpoqën të bëjnë arabët me Izraelin që nga viti 1948?

Izraeli megjithëse e mori që nga viti 1967 vendin e tij historik më të shenjtë, Tempullin e Solomonit në Jerusalem, ka lejuar që atje të mbetet xhamia Al Aksa e ngritur kur arabët pushtuan Jerusalemin.

Izraeli është i vetmi shtet në historinë botërore i cili për të shprehur vullnetin e mirë për paqe me një shtet armik që e kishte sulmuar disa herë atë, Egjiptin, i dorëzoi atij një territor me rëndësi të madhe strategjike rreth tre herë më të madh se sipërfaqja e Izraelit, Gadishullin e Sinait! A mund të mendohet që Rusia të dorëzojë territoret që i ka marrë Gjermanisë, Finlandës, Kinës dhe Japonisë, apo Franca, Danimarka, Polonia territoret që i kanë marrë Gjermanisë, Turqia territoret që i ka marrë Greqisë etj.

Izraeli sot do të kishte pasur nën kontroll Kanalin e Suezit nëse nuk do të kishte pranuar të jepte territore për të paqësuar fqinjin agresor Egjiptin. Në Sinai është Sharm el Sheik vendi kryesor i turizmit bregdetar egjiptian, i cili nisi dikur si projekt izraelit. Dhe Egjipti mban sot qëndrim antiizraelit, ekstremist islamik sot me rastin e Xhihadit të Hamasit kundër Izraelit.

Nuk mund të mos bëhet pyetja se a do të sillej ndryshe sot bota arabe dhe muslimane në përgjithësi me Izraelin nëse ai do t’ i kishte dëbuar të gjithë arabët muslimanë nga territoret e kontrolluar prej tij, si dhe nuk do të kishte dorëzuan Sinain dhe do të kishte rindërtuar Tempullin e Solomonit duke i dhënë fund uzurpimit të tij nga xhamia Al Aksa.

Vështirë se mund të mendohet ndonjë gjë tjetër që mund të kishin thënë kundër Izraelit, se për të vepruar është e qartë që nuk kanë fuqi.

Nga historia e tyre e re dhe e vjetër izraelitët duhet ta kishin nxjerrë mësimin se toleranca dhe vullneti i mirë nuk shpërblehen nga një armik, i cili ka të shkruar në librin e tij të shenjtë armiqësinë ndaj hebrenjve.

“Nyja Gordiane” e konfliktit në Gaza dhe Bregun Perëndimor është sajesa arabe e kombit palestinez. Në thelb të kësaj gënjeshtre është miti i rremë historiografik se palestinezët e sotëm janë trashëgimtarë të filistinëve të vjetër. Por arabët të cilët nisën ta quajnë veten “palestinezë” pas ndarjes në 1947 të kolonisë britanike të Palestinës, mes hebrenjve dhe arabëve banorë të saj, nuk kanë pasur në shekuj asnjë kujtesë të emrit “filistin”. Dhe filistinët si popull u zhdukën dhe nuk përmenden më prej 27 shekujsh. Filistinët e kishin prejardhjen nga Deti Egje, sipas historianëve të lashtë. Pra kishin ardhur nga kahu i kundërt i ardhjes së arabëve më vonë. Emërtimin e lashtë “Palestinë” e rimorën britanikët në shekullin XX për të emërtuar koloninë e tyre të re, ish-territor osman të banuar nga hebrenj dhe arabë. Më vonë arabët, sipas traditës beduine të plaçkitjes përvetësuan emrat “palestinez” dhe “Palestinë” për të hipotekuar këto territore mbi të cilat kishin aq të drejtë sa nomadët që plaçkisin një vend të huaj.

Nga dy të ashtuquajturat territoret e sotme palestineze, Gaza ka qenë nën kontrollin e Egjiptit deri në 1967 kur e mori Izraeli, ndërsa Bregu Perëndimor pas vitit 1948 u aneksua nga Jordania, e cila e humbi në 1967. Asnjëherë këto territore nuk kanë qenë nën kontrollin e ndonjë autoriteti palestinez. Projekti i kombit dhe shtetit palestinez u sajua në kryeqytetet arabe fqinje të Izraelit, si mjet taktik në kuadrin e strategjisë së agresionit të aleancës së shteteve arabe që luftonin për zhdukjen e shtetit të Izraelit.

Ekzistenca e projektit të shtetit palestinez është vazhdimësi e agresionit të kordinuar të shteteve arabe për zhdukjen e shtetit të Izraelit. Pranimi nga institucionet politike ndërkombëtare i ekzistencës së kombit palestinez dhe i së drejtës së tij legjitime për të pasur shtetin e tij është në fakt pranimi i një gënjeshtre politike arabe të krijuar si mjet taktik në fushatën e agresionit, si një të drejtë që rrjedh nga parimet ndërkombëtare.

Fakti që mbi pesë milionë arabë kanë pranuar gënjeshtrën politiko-historike duke e quajtur veten “palestinezë” tregon për një urrejtje dhe armiqësi të ngulitur thellë që nuk ka për t’ u zhdukur sepse nuk i përket veç një elite politiko-religjioze që manipulon turmat. Arabët e ashtuquajtur palestinezë shkelën këtë vit madje edhe porosinë kuranore për paqe në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe për t; i luftuar armiqtë pas tij. Ata e nisën një luftë të re kundër Izraelit pikërisht në këtë muaj. Dhe kjo është shumë domethënëse. Arabët islamikë por radikalizohen madje edhe përtej porosive më radikale kuranore dhe ata kanë mbështetjen e botës islame për këtë gjë. Sepse e gjithë bota islame hesht për këtë shkelje të Kuranit. Ka një bashkëfajësi të frikshme të krejt muslimanëve praktikues të botës me terroristët islamikë që nisën fushatën e ditëve të fundit në Jerusalem dhe Gaza! Dhe ky nuk është problemi i Izraelit por i krejt botës, sepse ajo që po i ndodh Izraelit është symptomë, shenjë e së keqes që do t’ i ndodhë botës.

“Gaza” islamike po krijohen në vendet europiane. Në prill dhe në maj të këtij viti, një numër i madh ish-oficerësh të lartë francezë paralajmëruan shtetin për rrezikun e luftës civile në vend, gjë për të cilën shohin si shkak edhe krijimin e “Gaza”-ve islamike në vend.

Kina po e lufton “Gazën” e saj në Xiniang ashtu siç thonte Napoleon Bonaparti “Në luftë veprohet si në luftë!” Mianmari po bën të njëjtën gjë me “Gazën” e tij, Rohingat. Filipinet gjithashtu.

Shqipëria, Kosova dhe pjesa perëndimore e Maqedonisë Veriore ka rrezik të bëhen tre “Gaza” neo-otomane të Europës në Ballkan. Një studiues amerikan shumë i njohur parashikimet e të cilit kanë dalë, Robert D. Kaplan e ka paralajmëruar këtë gjë në një libër të famshëm të tij që në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar.

Është shumë shqetësues fakti që autoritetet fetare muslimane në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore jo vetëm që nuk dënojnë nisjen e luftës në muajin e Ramazanit nga arabët e ashtuquajtur palestinezë, por madje shprehin mbështetje për ta. Është domethënëse që këta njerëz që flasin për tolerancë fetare kur kjo gjë iu shërben atyre, nuk dënojnë këtë superekstremizëm islamik!!! Sigurisht që ata nuk do të shprehen hapur se janë për zhdukjen e shtetit të Izraelit dhe për gjenocid ndaj hebrenjve por heshtja e tyre tradhton një mendim të tillë. Dhe me këtë logjikë nesër nëse ndjehen të fortë çfarë do të kërkojnë? Gjenocid ndaj të krishterëve në Emiratin Neo-Otoman në Ballkanin Perëndimor?

Gjithsesi, të gjitha shenjat janë se në Europë po rriten zërat autoritarë se problemi me “Gaza”-t europiane duhet zgjidhur para se të bëhet i nevojshëm një reagimi i ngjashëm izraelit në shkallë të plotë ushtarake.