E premte, 19.04.2024, 11:39 AM (GMT+1)

Mendime

Luan Asllan Dibrani: Grupet e ekstremit islamik në Kosovë dhe Shqipëri cënojnë Jerusalemin 3000 vjeçar të hebrenjve!

E premte, 14.05.2021, 06:33 PM


Grupet e ekstremit islamik në Kosovë dhe Shqipëri cënojnë Jerusalemin 3000 vjeçar të hebrenjve!

Shkruan Luan Asllan Dibrani

Për shkak të shkallëzimit të situatës në Lindjen e Afërt, pa dyshim, në këto momente, kur Izraeli është nën sulmet e raketave  nga Gaza, qartazi mbi popullsi të dendura, në drejtim të Izraelit, drejt civilëve, janë të papranueshme. Kjo është diçka kritik nga  e gjithë bota duke  e sajuar si te viktimizuar Palestinën gjë qe nuk përkon me realitetin !

Koha  nuk përllogarit në favorin e Palestinës derisa organizata terroriste si Hamas, Hesbollah, Al Qaeda, operojnë  me aksione  terroriste si nga Irani, Palestina,Siria etj te përkëdhelur nga diktator Erdogani i Turqisë qe bëjnë thirrje për zhdukjen e Izraelit nga faqja e dheut!?...

Sigurisht qe është e dhimbshme krejt çka po ndodh ne dy vendet  , mirëpo me e dënuar dhunën e Izraelit, e mos me gjykuar askund organizatat terroriste siç janë Hamasi dhe Hesbollahu etj .

Ne prizmin politik sot  Izraeli e njeh Kosovën si shtet i pavarur ndërsa Palestina e njeh si province serbe!

Kjo tregon shumë pa pjekuri ne  faktorin shqiptar  qe  grupet  islamike  të organizuar nga caqe te caktuara  islamike nga vendet e Lindjes përpiqen te jeni zëri i shqiptarëve, gjë qe edhe Shqipëria edhe Kosova duhet dënuar këto tentativa dhe me i demaskuar  si te rrezikshëm dhe te dëmshme për vendet tona...

Pra me logjike, duhet te jemi pro Izraelit. Por kur feja islame ju del mbi kombin atëherë dashuroni palestinezët dhe përkëdhelni por jo ne emrin e shqiptareve ,po ne cilesine  e njerëzve primitiv dhe dorë e  zgjatur e interesave të huaja! …

Prej më shumë se 3000 vitesh Jerusalemi është konsideruar si kryeqytet i Izraelit

Prej më shumë se 3000 vitesh Jerusalemi është konsideruar si kryeqytet i Izraelit, që në kohën e Mbretit David dhe Mbretit Solomon. Izraeli zyrtarisht të gjithë personat dhe organet qeveritare i ka vendosur dhe gjenden në Jerusalem. Si parlamenti, qeveria, presidenti dhe kryeministri të gjithë gjenden në Jerusalem,prandaj pse te hezitojmë ne shqiptarët t’i nëpërkëmbim interesat tona dy paleshe strategjike  ,po edhe me një miqësi historike  me një te kaluar te njëjtë  te pushtuar vendet tona nga popujt grabitqar si serbët po ashtu edhe palestinezët. Është një gjë pozitive qe sot Kosova edhe SHBA,  Guatemala, e disa shtete tjera  i kane vendos ambasadat e veta në Jerusalem ne kryeqytetin   e Izraelit. Ne prizmin politik sot  Izraeli e njeh Kosovën si shtet i pavarur ndërsa Palestina e njeh si province serbe!prandaj  s’kemi çka hezitojmë  popullin izraelit  duhet radhitur nder popujt ma miqësor për shqiptar me qe me rastin  e njohjes nga Izdraeli, Kosova do të jetë në një pozicion  te adresuar drejt bashkimit me kombet  e lira .

Në Prishtinë nga grupe islamike me orientim dhe ndikim nga grupet terroriste  te Lindjes se afërt turko arabe sot pritet të mbahet marsh për solidarizim me popullin palestinez!?.

Gjatë ditës së premte, në Prishtinë është planifikuar të organizohet një marsh, për siç thuhet solidarizim me popullin palestinez në Jerusalem.

Në njoftimin që është bërë në Facebook, bëhet e ditur se marshi do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar prej orës 12.

Aktivitetin të cilin po e organizon Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thuhet se ka për qëllimin solidarizimin me popullin palestinez i cili është duke u ballafaquar me spastrim etnik nga shteti i Izraelit .Ja çka thuhet me një urrejtje kudër popullit mik  izdraelit duke u përpjekur qe te mbrohen ne vendin  e tyre me shekuj qe u pushtuan dhe u masakruan nga palestinezet.

Edhe  dje besimtarë myslimanë kanë falur Fitër Barjamin në “Sheshin Skënderbej” në qendër të Tiranës. Por, ajo që ra në sy ishte një besimtare e cila në duar mbante flamurin e Palestinës, duke solidarizuar me vendin ku ditët e fundit kanë humbur jetën shumë palestinezë pas sulmeve nga izraelitët.

Kosova duhet t’i dënojë sulmet në Gaza po edhe grupet islamike shqiptare si mashë dhe vegël  e huaj te ndikuara nga grupet terroriste!?

Hamasi është vetëm një organizatë terroriste që lanson mijëra raketa mbi Izraelin dhe ne anën tjetër paraqitet si e viktimizuar nga  reagimi i forcave  izraelite në mbrojte te vendit te tyre mijëvjeçar...

Iu përkujtoj  se në vitin 2011, ambasadori palestinez në Serbi, Muhammad Nabhan, theksoi se Kosova u përket serbëve dhe Izraeli i përket palestinezëve. Ai gjithashtu tha se arabët gjithmonë e kanë mbështetur Serbinë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen, gjë qe po vërtetohet edhe me mos njohjen  e Republikës se Kosovës nga  shtetet arabe !.

Miqësia serbo-arabe ekziston për më shumë se një shekull. Arabët gjithashtu e konfirmuan këtë gjatë krimeve serbe të luftës në Kosovë. Gjatë viteve 1998-1999!

Te theksojmë  se gjatë Festave Ortodokse në dimrin e vitit 1999, diktatori serb dhe krimineli i luftës, Slobodan Millosheviç, u ftua nga autoritetet palestineze për të kaluar pushimet në Betlehem (Bregun Perëndimor të Palestinës). Megjithëse Millosheviç ishte ndaluar të largohej nga vendi. Palestinezët donin të shprehnin lidhjen e tyre me Serbinë dhe Millosheviçin.

Sidoqoftë, kjo vizitë u parandalua nga Izraeli. Autoritetet në Izrael parashikuan që Millosheviçi do të arrestohej menjëherë dhe do të ekstradohej në gjykatën e krimeve të luftës, nëse ai do të përpiqej të ishte në Betlehem. Kur përfundoi lufta në Kosovë, Millosheviç u ekstradua në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë. Pra ky rast dhe mijëra tjerë dëshmojnë se popullin  dhe shtetin izraelit  e kemi mik dhe  aleat  te përbashkët për interesat tona kombëtare, ndërsa Palestinezet  duhet radhitur  ne rangun  e popujve antishqiptare me veprimet e tyre kundër Kosovës...

Prandaj edhe udhëheqësit shtetërore te Kosovës do te duhej te dënonin publikisht sulmet terroriste te Hamësit mbi Izraelin. Këtë nuk po e bëjnë ende për t’u rreshtuar ne mbrojtje te një shteti mik.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora