E premte, 29.03.2024, 07:42 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Ku ishin zhurmaxhinjtë që po protestojnë për palestinezët?

E merkure, 12.05.2021, 08:24 PM


Blerim Latifi:

Tri javë më parë, 10 ditë pasi kishte filluar Ramazani, aviacioni i Erdoganit kreu një bombardim masiv të disa fshatrave kurde në veri të Irakut, në emër të luftimit të militantëve të PPK-së. Dhjetëra civilë, mes tyre gra e fëmijë, të gjithë muslimanë, u vranë nga bombardimi. Ku ishin këta zhurmaxhinjtë që po protestojnë për palestinezët? Pse nuk e ngritën zërin e protestës? Mos janë palestinezët më muslimanë se kurdët? Natyrisht që nuk janë. Në asnjë pikëpamje. Edhe kurdët që u vranë nga aviacioni i Erdoganit ishin agjërueshëm, po zhurmaxhinjtë tanë nuk protestojnë për ta, sepse protestat e tyre s'ka asgjë të bëj me humanizmin e të drejtat njerëzore, por thjesht e vetëm me indoktrinimin e tyre me agjenda të huaja politike, shpesh të dyshimta.

______

Ja një fakt historik që dëshmon dinjitetin e nacionalizmit shqiptar:

Në mesin e Luftës së Dytë Botërore, kur Hitleri solli në Ballkan Muftiun e Madh të Jerusalemit, Amin al-Husseini, për t’i mobilizuar muslimanët e Ballkanit në luftë kundër partizanëve komunistë dhe në përndjekjen e hebrenjëve, shqiptarët e Kosovës i refuzuan kategorikisht thirrjet e tij. Ata, në fakt, bënë të kundërtën: qindra familje hebreje gjetën strehim në familjet shqiptare, falë kodit zakonor të tyre, i cili urdhëron që i huaji, i cili të troket në derë, duhet të merret nën mbrojtje, në Besë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora