E premte, 29.03.2024, 01:22 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Osman Ahmetgjekaj: Në Angelholm të Suedisë ’’28 Nëntori’’ u kremtua dinjitetshëm

E diele, 30.11.2008, 06:25 PM


Në foto nga e majta: Bashkim Shala, Sali Krasniqi Mergime Popova, Ahmet Ahmeti, Shpëtim Jetullahu.
NË ÄNGELHOLM TË SUEDISË „28 NËNTORI“ U KREMTUA DINJITETSHËM

 

Mërgata shqiptare ka qenë dhe do të mbetet çdo herë zë i të së vërtetës për Kombin Shqiptar nëpër çdo vend të botës, e cila asnjëherë nuk u nda dhe nuk do të ndahet për të dhën kontributin për Kosovën dhe popullin Shqiptar, përfundon në fjalën përshëndetëse, z. Hysen Ibrahimi.

 

Nga Osman Ahmetgjekaj, Suedi - Ängelholm

 

Në praninë e mëse 500 pjesëmarësve dhe në një atmosferë festive, me rastin e Ditës së Flamurit – „28 Nëntorit“ Ditës së madhe të pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata Kulturore Shqiptare (SHKSH) „Nëna Terezë“ në Ängelholm kishte organizuar një manifestim kulturo-artistik i përgaditur nga koreografi i njohur dhe i talentuar Ahmet Ahmeti së bashku me shkollën shqipe me arsimtarët e gjuhës shqipe Xhevat Isufin dhe Florinda Fejza . Programin festiv e shpalli të hapur, „Miss Kosova 2007“ Yllka Berisha, me një veshje shumë të bukur një fustan me shqiponjen kuq dhe zi, kurse në bluzë kishte flamurin e Kosovës. Miss Kosova në fjalën e saj, pasi shpalli të hapur këtë manifestim, përshëndeti të gjithë të pranishmit duke u’a uruar festën e ditës së Flamurit si njëra ndër datat më të rëndësishme të Kombit Shqiptar ajo shtoi: 28 Nentorit eshte nje fest e shenjt dhe ngjarja me e madhe ne historin shqiptare, ku me 28 Nentor 1912 ne Vlorë pas pesë shekujsh roberie nën osmanet, Kuvendi Kombëtar, nën kryesinë e atdhetarit te madh Ismajl Qemajli mori vendim historik- shpalli Shqipërinë shtet me vete, të lirë dhe të pavarur.

 

Moderatoret e programit Krenare  Berisha dhe Liridona Rrahmani i’a dhanë fjalën Kryetarit të SHKSH „Nëna Terezë“, kryetar i Këshillit të Prindëve pr Arsim, njëherit edhe anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi, z. Rrahman Rrahmani, i cili pasi urojë festën e „28 Nëntorit“ Ditës së Flamurit në emrin e tij personal, në emër të prindëve shqiptarë në Ängelholm dhe të kryesisë së (SHKSH) me përbërje Ahmet Ahmeti, sekretar, Hajdin Selaci, Muhamet Berisha dhe Behar Popova anëtarë të Kryesisë, ndër të tjera tha: Ky manifestim ka vlera kulturore dhe kombëtare sepse fëmijëve tanë në mërgim prore u’a mësojmë e përkujtojmë historinë tonë kombëtare. Dëshmi e kësaj janë talenti i tyre duke mbajtur gjallë kulturën dhe traditën shqiptare, që shëndrisin me veshjet kombëtare të fëmijëve të cilat vallet dhe këngët e bukura, recitimet për dëshmorët tanë me në krye Adem Jasharin si dhe për ish-Presidentin e parë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Z. Rrahmani në vazhdim tha se gjaku i derdhur për Atdhe një ditë do të bëhet dritë, një dritë që do të shndritë cep me cep Atdheut. Një dritë që brezave u’a hap horizontet e jetës dhe të ardhmërisë.

Në vazhdim u ftua që t’a mar fjalën përshëndetëse Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi dhe veprimtar i dalluar i çështjes kombëtare për Suedi, z.

Miss Kosova 2007-Yllka Berisha
Hysen Ibrahimi, i cili u prit me duartrokitje frenetike. Ai, pasi përshëndeti dhe uroj të pranishmëve festën e madhe të ditës së Flamurit „28 Nëntorin“  në emrin e tij personal, në emër të LDD-së – Dega në Suedi dhe në emër të kryetarit të LDD-së Akademik Daci, tha se sot kur jemi duke e festuar këtë kremte të madhe të Kombit Shqiptare, duhet ditur se kthimi i Skenderbeut dhe ngritja e Flamurit në Krujë më 28 nëntor 1443, ngritja e Flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemaili me atdhetarët patriot Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin, Hoxha Tahsini etj, dhe 17 shkurti 2008 Pavarësia e Kosovës,  janë data që bashkojnë popullin shqiptarë, janë data që ne duhet çdo herë t’i përkujtojmë përmes manifestimeve kulturore dhe duke u bashkuar tok dhe duke i përkujtuar njerëzit që sakrifikuan, sikurse që ishte ideatori dhe arqitekti e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin i parë i saj Dr. Ibrahim Rugova, dëshmorët që derdhen gjakun me në krye komandantin Adem Jasharin, Agim Ramadanin, Sali Qekun, Zahir Pajazitin dhe shumë dëshmorë të tjerë.  Mërgata shqiptare ka qenë dhe do të mbetet çdo herë zë i të së vërtetës për Kombin Shqiptar nëpër çdo vend të botës, e cila asnjëherë nuk u nda dhe nuk do të ndahet për të dhën kontributin për Kosovën dhe popullin Shqiptar, përfundon në fjalën përshëndetëse, z. Hysen Ibrahimi.

 

Në këtë program të ngjeshur përpos këngëve, valleve burimore dhe ç’faqjes teatrale „Qëndisja e Flamurit, nga Marigona“ që i kishte përgaditur mjaft bukur Ahmet Ahmeti u interpretuan edhe shumë recitime nga nxënësit shqiptarë që i kishin përzgjedhur mësuesit Xhevat Isufi dhe Florinda Fejza. Nxënësit që u dalluan në ç’faqje e pjesës teatrale, me recitime, valle dhe këngë ishin: Dafina Berisha, Alban Fejza, Blerina Ahmeti, Arlinda Zejnullahu, Vrionela Fejza, Adelina Popova, Arianita Dulla, Donita Kelmendi, Arbër Shala, Donjeta Rrahmani, Blerina Luta. Pika më e bukur e programit mund të thuhet se ishte „Vallja e Rugovës“ e realizuar mjaft bukur ku të gjithë të pranishmit e përcollen me duartrokitje. Për të gjithë ata që morën pjesë në programin artisik kulturor, SHKSH „Nëna Terezë“ kishte përgaditur edhe disa dhurata modeste. Dhe në fund të programit për të pranishmit ishin përgaditur edhe mjaft ushqime nga kuzhina shqiptare për të pranishmit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora