E enjte, 28.03.2024, 07:48 PM (GMT)

Kulturë

Kristo Çipa: Kënga e marrë nga Zeusi

E merkure, 12.05.2021, 06:50 PM


KËNGA E  MARË NGA ZEUSI

Tregim mitologjik

Nga Kristo Çipa, “Mjeshtër i Madh”

Mbrëmja farfuritese nga maja e Qores në Çikë kishte derdhur piklat e arta në fushen blu të detit tutje tej në horizont, nga ishujt e Fanit dhe po i largonte drejt Maltës e Puljes. Ndërsa piklat e arta po largoheshin ngadalë, po kaq ngadalë afroheshin kokrat e arta të yjeve që po vinin në kupën e qiellit dhe dukej sikur do përqafoheshin me majën e Çikës. Qorja ndaj quhet e tille se nga bukuria vezulluese që shikonte çdo ditë ishte qoruar.Yjet u grumbulluan rreth majs.Erërat pushuan. Retë u aratisën dhe një rip drite zbriti aty.

Befas diçka e ëmbël shkreptuese si sinjal vetëtime u dëgjua dhe u shpërnda nga ajo majë.Pastaj një grykëzim honi e shtruar dhe e thellë dhe pak çaste më von, një tramundanë ledhatuese duke u shpërndarë si mjegull në krejt tatëpjetën e Çikës.Heshtja ishte mpirë në përgjimin e saj magjepës.Kjo s’ishte dëgjuar ndonjëherë.Çfarë të ishte vallë?Njerzit nuk e njihnin por dhe natyra se kishte dëgjuar.

-Kjo ishte këngë. Atë mund ta këndonin vetëm Zotat. Atë natë kishte ardhur i lodhur por edhe njëkohesisht i qetë vetë kryezoti, Zeusi, kishte mbledhur zotat rreth vetes dhe po ëmbëlsonte shpirtin me atë lloj kënge.

.      .      .

Dielli po mblidhte bagëtinë nga kullota dhe po i fuste në vathë.Duke folur me to ai u hidhte një sy për të parë nëse ishin të gjitha apo i mungonte ndonjë. E ndjeu mungesën e cjapit dhe shikoi faqen e malit nga i kishte kullotur por nuk i zuri syri gjë.E kishte merak këtë cjap se ishte i dhisë Qerbe, e cila e kishte ushqyer me qumeshtin e saj, se nënës i kishte ikur qumështi i gjirit gjatë përleshjes që kishin bërë me ariun në pyjet e Llogarasë.Zuri  t’a kërkonte duke ecur e shikuar nëpër shtigjet e kullotës  ku cjapi i drenjtë zakonisht kulloste i veçuar në lastare të njomë e fije barishteje të asaj kullote që kullonte mjaltë, siç thoshnin barinjtë.

Dielli ecte shpejt si skifteri duke i kaluar ato shtigje jo me këmbën e plotë,  por mbi

thonj. Ajo mbrëmje e bekuar po e tërhiqte të tërindhe sepse i dukej sikur po futej në botën e ëndërimit.Një sy e mbante nga shtigjet etjetrin nga deti dhe ishujt. Një puhi e lehtë si fijet e barit belismë po ja ledhatonte fytyrën dhe i jepte në shpirt një dehje mjaltësore malesh që kush e ka provuar nuk do të ndahet më kurrë prej saj. Atje tej në fashitjen e ditës në një majë shkëmb, në një distancë rreth 2000 këmbësh dalloi një kokë kafshe që rinte e ngrirë si vetë maja e gurtë e shkëmbit. Quhej “Shkëmbi i bririt” dhe e parandjeu që ajo kokë ishte e cjapit drenjë. Eci shpejt duke i kaluar majat e gurëve dhe po i afrohej ashtu si hija maleve, kur era i solli një avaz të padëgjuar më parë. Ndali një moment dhe mbajti vesh.Avazi erdhi i plotë dhe Dielli shtangu. Kishte dëgjuar zogjtë nëpër pyjet e maleve, bagetitë kur blegërinin dhe vërisnin në tufë, kafshët e egra, qyqet e korbat, zgjoin e bletëve, thëllëzat e sorkadhet por si ky avaz s’kishte dëgjuar kurrë më parë.

I hodhi sytë prapë në atë majë shkëmbi dhe pa cjapin që kishte ngelur i shtangur dhe nuk po lëvizte. Diçka e veçantëështë - foli me vete që nuk luan cjapi nga ajo majë shkëmbi.I nxitoi hapat dhe për pak minuta mbriti atje.Cjapi e ndjeu të zotin, ktheu koken një çast dhe pastaj ju kthye pozicionit të parë duke tundur kokën e lëvizur bishtin.Dielli i hodhi sytë andej nga shikonte cjapi.Shtangu. Në lëndinën e Qores një fashë drite ndriçonte disa fytyra tërheqëse që ishin sa të çuditëshme aq dhe magjepse. Ata s’ishin njerëz edhe pse ishin shëmbëlltira e tij. Në supe kishin krahë si të  shpendëve dhe nga goja e tyre, bashkë me zërat e bukur u dilte një rip drite i butë dhe i veçantë për seicilin. Ishin jashtëzakonisht të përqëndruar në atë avaz.

Dielli nuk mund të orientohej me këtë pamje çudirash që po i shfaqej.Ndënji pak çaste me sytë mbyllur dhe pastaj zuri të vëzhgonte me imtësi gjërat.Dikush mes atij grupi gjysëm rrethi që bënin avazin, ai më madhështori dhe më i çuditëshmi fillonte me fjalë të pakuptimta dhe me zë si oshëtimë e lehtë fillin e atij avazi magjik. Pastaj një tjetër mjekër bardhë e leshra çepe hynte me një tingull si gryke honi dhe pastaj të tërë bashkë e rinisnin avazin e padëgjuar shumë qetë e shumëëmbël, deri në një kohë ku të gjithë zërat i qetësonin  jehonat në një magji maramendëse. Ai moment të bënte të mbyllje sytë dhe të nisje fluturimin.Kjo punë përsëritej disa herë dhe ai që niste avazin bënte disa ulje ngritje të zërit që të mahnisnin.Gjithçka ishte perfekte dhe dukej sikur një dorë e padukëshme e drejtonte. Çdo herë e më e fortë e më e bukur bëhej ky avaz. Pastaj ata ripat e dritave që u dilnin nga goja ngjanin si ylber që kishte dalë në lëndinën e Qores.

Koha kalonte dhe Dielli u kujtua të dilte nga ajo dehje e ëmbël. Instiktivisht filoi të provonte imitimin e atyre zërave e brenda vetvetes. Për një çast mendoi nisësin e avazit.Mund ta imitonte.U kujtua se atje ishin shumë zëra dhe filloi t’i dëgjonte veçmas çdo zë.Në fillim i dukej e pamundur pastaj mësohej dhe e imitonte.Dëgjonte, riprodhonte dhe dehej përsëri.Në trup ndjeu një lëvizje gjaku të rrufeshme dhe në krahëror një gurgullimë gure.

Kur qielli ishte mbushur plot me yje dhe gjithandej nuk dukej asgjë veç asaj drite zalisëse, Dielli ktheu për një çast kokën nga cjapi. Ai ishte aty, po aq i vëmëndshëm sa i zoti. Ishte aq i vëmëndshëm e i përqëndruar sa nuk linte asnjë tingull, asnjë zë pa i imituar. Në këto momente nisësi i avazit u ngrit në këmbë, tundi krahët dhe me një të qeshur si oshëtimë përroi që zbret tetëpjetë thikë drejt detit, diçka u foli të tjerëve dhe grumbulli i dritës filloi të davaritej. Avazi kishte pushuar dhe dëgjohej rrahja e krahëve  tek po largoheshin nëpër qiellin e mugët. Bashkë me zhurmën e krahëve largoheshin edhe dritat rreth tyre. Dielli së bashku me cjapin drenjë u kujtuan se duhej të ktheheshin nëstan. Morrën rrugën e kthimit, dielli para dhe cjapi pas.Pasi kaluan disa qafa, Dielli në mënyrë të pavullnetëshme filloi tëriprodhonte tingujt e avazit. Në fillim me ndrojë e lehtë disa herë, derisa u bind se mund ta lëshonte zërin teposhtë brinjave të malit dhe pastaj rinte e dëgjonte përplasjen  e tij nga grykat, qafat e pllajat. Filloi t’i pëlqente. Ktheu kokën nga cjapi dhe ai i tundi bishtin e lëvizi kokën me brirësa herë zëri përplasej dhe i zoti e rifillonte. Rrugën deri tek froni i zonjës ku kishte stanin e bëri permbi dy orë dhe shpesh shikonte shenjat në qiell e u fliste me tingujt e avazit. Kur arriti në vathë pa se tufa ishte e gjitha në këmbë dhe blegerinte me një kënaqsi të veçantë. Çudia e asaj nate kishte mbritur edhe atje. Korin e blegërimave Dielli e krahasonte me avazin dhe shumë gjëra i dukeshin njëlloj. Në një moment kur dashi blegeriu i vetëm, ju duk se dëgjoi atë zërin e trashë si grykë honi që kishte dëgjuar më parë tëk lendina në Qore.

Ajo natë e çuditëshme po riprodhonte në kokën e Diellit gjëra të habitëshme. Gjumi ishte aratisur tej pas ishujve ndërsa avazi e kishte pushtuar pa këmbë e duar por brenda në gojë, grykë e kraharor dhe në gjithçka. Përveç avazit ai filloi të mendonte edhe për ato qenie të çuditëshme që kishte parë dhe që s’kishte ndier frikë prej tyre, por përkundrazi e kishin bërë për vete. I mendonte në atë botën e tij si ishin të krijuar ashtu gjysëm njeri e gjysëm shpend brenda rrathëve të dritës. Sa herë i mendonte, e terhiqnin jo vetëm për avazin magjik por edhe për urtësinë e komunikimit dhe ëmbëlsinë e fytyrës vetpushtuese që të jepnin. I pranonte brenda vetes me kënaqsi dhe donte të ishte i tyre. Priste me padurim natën tjetër.

Kishte kaluar mesnata kur ja rinisi edhe një herë avazit. Dashi e dëgjoi dhe blegëriu. E gjithë kopeja po blegërinte.- Ja kështu, kështu-thoshte me vete i kënaqur e i tjetërsuar.

Ky ritual u përserit disa herë derisa gjumi lëshoi krahët e tij dhe e mbështolli në qetësinëëndëruese. Ra mëngjezi i qelqtë dhe tufa u ngrit me zhurmën e saj.Dielli ende po flinte.Cjapi shkoi tek i zoti dhe me këmbë e ngacmonte tek gjuri.Dielli u zgjua.Ishte mëngjezi i një dite tjetër. Kishte ndryshuar edhe vetëbrenda gëzimit dhe inteligjencës së vet. Brenda diçka i lëvizte midis gjoksit dhe grykës. Ju rikujtua mbrëmja që kaloidhe  tërë  gëzim e tinguj nxorri tufën nga vatha dhe u dha udhën e dushnjeve.  Vetë shkoi tek stani fqinj i Lugshtif.Cjapi i drenjtë nuk po shkonte me tufën, por i vinte nga pas.Edhe ai kishte qënë pjesmarës në natën e çudisë.I foli disa herë të ikte me kopene por ai nuk i bindej.E morri me vete.Kur vajti tek stani tjetër, fërshëlleu.Ja kthyen fërshëllimën. I foli Lugshtit dhe u takuan. U ulën nëdy shtroje me lëkurë dashi dhe filluan të kuvendonin për mbrëmjen e kaluar. Gjthë ato gjera të habitëshme po e mpinin Lugshtin.I ngjanin të pabesueshme. Më tej Borana milte bagëtitë dhe u hidhte nga një sy dy bashkëbiseduesve. Pasi u dëftua e gjithë ndodhia me çda hollësi e imtësi, u vendos që në darkë do të shkonin sëbashku për ta dëgjuar. Dielli u ngrit dhe u nis për të ikur e në largim e sipër i kërkoi Lugshtit të mernin edhe Boranën me vete që të ishin më shumë veta për të parë, dëgjuar e mësuar..Lugshti nuk i ktheu përgjigje por vetëm sa i tundi dorën.

Dita kaloi rrëmbimthi dhe Dielli s’linte çast pa provuar të përsëriste avazin .Çdo herë e me tepër sikur po futej në botën e atij avazi.Ritualin e bënte me zanore se nuk kishte kuptuar gjuhën e avazit.E pyesta veten se çfarë mund të quhej ajo që kishte dëgjuar por nuk përgjigjej dot. Von do ta pagzonin me emrin këngë. Në mendje bluante shumë gjëra dhe çdo tingull e zanore e krahasonte me natyrën dhe zerat e saj. Më shumë i ngjanin me blegërimat por edhe cicërimat e zogjve sikur ja prishnin  mendjen. Kur shtrihej avazi, i dukej se gjithë bota e vogël që kishte parë mblidhej e tëra aty dhe nuk pipëtinte asgjë tjetër.Pastaj kur avazi pushonte i dukej se yjet që kishin ardhur në majë të Çikës në Qore, nuk donin të largoheshin andej.

Gjate verës  Dielli i përdorte degët e njoma të pemëve në forma e prerje të ndryshme, por ato nuk lëshonin dot tingujt që ai donte dhe ishin të ç’rregullt e të padisiplinuar.

Edhe erërat që dilnin nga guvat dhe grykat, bubullimat, gurgullimi i gurave i kishte së brendëshmi në tingujt e tyre, por nuk e zbërthenin dot.Kur dëgjoi avazin ju duk se gjeti çelësin e zbërthimit.Kështu duke ecur, medituar e kullotur bagëtinë kaloi dita dhe erdhi mbrëmja pa kuptuar. I mbylli bagëtinë në vathë dhe u nis me të shpejtë drejt stanit tjetër të Lugshtit. Mbrapa ndjeu se diçka po e ndiqte.Ktheu koken dhe pa cjapin e drerit.I foli të kthehej por ai nuk ju bind.Atëherë e ndolli dhe ai i vajti nga mbrapa duke tundur bishtin dhe krekosur brirët.Shkuan tek Lugshti dhe i folën. Ai erdhi ndërsa  Borana ishte në mëdyshje dhe rinte me kokën ulur përgjysëm.

-Eja dhe ti!- i tha Dielli. Ajo hodhi shikimin nga i vëllai. Ai aprovoi lehtë me kokë dhe ajo gati sa s’fluturoi. Rruga nga stani i Lugshtit deri tek shkëmbi i bririt ishte e shkurtër dhe ata u lutën që të mund ta shikonin dhe dëgjonin prapë atë avaz. Mbritën tek shkëmbi dhe hodhën sytë tek lëndina e Qores.Aty s’kishte gjë tjetër veç saj.Dielli uli kokën dhe cjapi vëriti.Të gjithë u ulën dhe po prisnin.Koha kalonte dhe mbrëmja po binte nxituar.Kur yjet po uleshin të avashta, ata menduan se vajti vonë dhe u ngritën të ktheheshin.Sa morën udhën e kthimit, harqe tëëmbla e të vogla drite, si hark vetëtime u panë të vinin drejt lëndinës. Zhurma e krahëve i lumturuan të tre. Era e lëmshtë që kishin krijuar duke ardhur u qetësua dhe përpara,  për pak çaste ato qënie me fytyre e trup njeriu dhe krahë shpendi e me dritë të rrethuar shkuan e u ulën në lëndinë në formë gjysëm harku. Ngjyrat e dritave të ndryshme që kishin kryqëzoheshin e depërtonin tek njeri tjetri si projektorët e sotëm nëpër skena gjigande.Diçka pëshpëritën me njeri tjetrin por të fshehurit nuk kuptuan asgjë.Zëri i atij që ishte në qendër dhe më madhështori se të tjerët shkrepi i fortë dhe njëkohësisht jehoi si vetëtimë e shkurtër. Pastaj zë honi u fut dhe  gjithëçka dukej e magjishme. Lugshti e Borana shtagën ndërsa Dielli dhe cjapi sa s’fluturonin nga kënaqsia dhe tundnin njeri kokën e tjetri bishtin. Avazi u shtri dhe një mrekulli ngjethëse mbizotëroi.Të gjitha ëmbëlsitë e botës ishin aty.Rituali vazhdoi dhe u ripërsërit disa herë. Lugshti e Borana pasi e dëgjonin  këtëavaz filluan instiktivisht ta përsërisnin në vetvete. Kokrat e gurmazit të Lugshtit brenda grykës kish filluar të lëvizte. Boranës seç i ngjitej nje tingull drejt qiellit dhe përplasej nëkupën qiellore.

Zotat ishin në argëtin të thellë atë natë. Avazi pushonte e rifillonte prap.Kur kashta e kumtrit në qiell filloi të zbardhëllonte, ai që ishte në qendër të harkut, nisësi i avazit, ai madhështori gurgulloi në një të qeshur oshëtuese. Të gjithë zotat e tjera  u çuan në këmbë. Pëshpëritën diçka, rahën krahët dhe secili morri drejtimin e tij fluturues. Bashkë me fluturimin  morrën edhe dritat e tyre rrethuese si kurorë. Për një çast në qiell disqet e dritave e mbushën kupën qiellore.Atje në lëndinë mbeti një vegim shumëngjyrësh dhe mjaft tundues. Dielli, Lugshti, Borana dhe cjapi rinin se nuk u ikej. Ndenjën një copë herë pa fjalë goje por me fjalë trupi dhe duke parë njeri tjetrin.Pastaj morën udhën e kthimit.U ngjante se në supe u kishin mbirë krahë, aq lehtë ecnin.

Ndërsa vëlla e motër ecnin të magjepsur, Dielli lëshonte tinguj imitues në tatëpjetën e Çikës, si për të nisur në thellësitë e detit. Lugshti bëri zë honi,.Borana u fut rrëmbimthi me tingullin e saj.Kështu vijuan rrugën, ecë e lësho zanore imituese.Për një moment ndaluan e bashkuan zanoret dhe të habitur panë se me ‘to u shtri avazi.Në fillim i çakorduar e të ndarë, pastaj dalëngadalë po kthjelloheshin e harmonizoheshin.E përsëritën dhe panë që u doli më mirë.Kështu vazhduan, ecë e e imito, ecë e e ndalo në shtrirje.Në mesnatë erdhën tek stani i Lugshtit me avaz në gojë, në kraharor e në mendje.Kishin diçka që as e peshonin dot, por më e çuditëshmia është se nuk mund të ndaheshin nga njeri tjetri nga frika se mos e haronin. Afër mëngjezit, të lodhur e të sfilitur u ndanë..Von, kur dita kishte marrë udhën e diellit të saj, pasi kishin nxjerrë në kullotë kopetë, u ritakuan. Pa e pyetur njeri tjetein, ja filluan avazit. Për shumë pak kohë u harmonizuan. Shikonin njeri tjetrin nësy  dhe nuk besonin  atë që kishin aritur. Kështu bënëdy tre ditët e para pastaj filluan të mësonin edhe stanarët e afërt. U bënë katër, u bënë pesë dhe vazhduan të ritakoheshin çdo ditë e ripërsërisnin avazin me zanore.Pastaj dalëngadalë, nisën të përdornin duke i shtrirë mbi tinguj. Lindi kënga e parë e shkurtër, e shtruar, e avashtë.Koha ecte dhe kënga po bëhej pjesë e shpirtit të tyre.E shtrëngonin fort gjoksin se mos u largohej.Zërat e shpirtit ishin bërë një. Kaloi kështu plot një mot.

Një natë në fund pranvere ku kokrat e yjeve derdhnin shkëlqimin e tyre me vesë në lëndinën e Qores, në Çikë barinjtë, mqse s’i kishin parë zotat të mblidheshin aty, vendosën të takoheshin e të këndonin ata, të mbledhur  në gjysëm hark, pikërisht në atë vend ku e kishin dëgjuar për herë të parë avazin të kënduar nga zotat. U mblodhën në buzëmbrëmje dhe u ulën si të zotët e avazit, pa ja nisën të këndonin me fjalët e tyre njërrokshe. Kënga   i përngjante si pika e ujit pikës tjetër me avazin e zotave.Lëndina dhe yjet po i dëgjonin dhe lotoheshin.

Befas nëpër qiell po vinte njeri prej zotave, ai që e niste avazin, më madhështori.I pa ashtu të ulur te vendi ku ulej ai dhe zotat e tjerë, ndaj i habitur ndali në qiell me krahët e hapur.Mbajti vesh dhe dëgjoi avazin e tij tek këndohej nga ata, tokësorët, të vdekshmit barinjtë e staneve të atyre maleve.Ja kishin marrë këngën e tij të perëndishme.Ja kishin vjedhur avazin, ndaj u xhindos. –Këta do më vjedhin mua I shkrepi inati në mëndje dhe menjëherë nisi tufanin e vetëtimat e paprera. Dielli,Lugshti,Borana, Kajana dhe Era të befasuar nga prishja e motit dhe vetëtimat e paprera u ngritën dhe morën drejtimin e staneve. Përpar u priste udhën rrufeja dhe krahëve i rrihte tufani.Gur pas guri e shkëmb pas shkëmbi, duke u rëzuar e ngritur po i afroheshin stanit të Lugshtit që ishtë më pranë. Zeusi i tërbuar, duke i parë që po shkonin tek stani i tyre, lëshoi një rrufe dhe e shkrumboi të tyërin. Gjysma e kopesë u dogjën, pjesa tjetër iku e trembur nëpër shkëmbinj e shkurre.Njerëzit të llahtarisur nga zjarri e flaka, u shtangën dhe po rinin kundruall zjarrit.Ndërsa bagëtitë po digjeshin ata afroheshin ngadalë.Në çdo hap ndjenin shkrumb nën këmbë.Zjarrin e shihnin për herë të parë dhe nuk e dinin se çfarë ishte dhe nga vinte.Ai erdhi një vakt pas këngës prandaj ata e mbajtën edhe zjarrin bashkë me këngën.Në qiell vetëtimat shkëmbeheshin si gjarpërinj të zjarrtë.Bashkë me bubullimat dëgjohej dhe zëri i fortë e i egërsuar i Zeusit.Ndjehej i mundur nga “hajdutët barinj” ndaj vendosi të shpërngulej nga mali i Çikës duke marrë drejtimin e Jugut. Mbrapa linte vetëtimat e pandërprera që godisnin çfardo që u dilte përpara duke ndezur zjarre e duke djegur gjithçka që kishin barinjtë,por vetëm këngën nuk po gjente ku e kishin fshehur këta hajdutë barinj. Nuk i shkonte ndër mënd se ata e kishin mbështjellur fortë brenda gjoksit dhe nuk e linin as të digjej dhe as të ikte.

Zeusi iku por kënga mbeti.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora