Mendime
Florim Zeqa: Plani i 'Qeverisë Kurti', mision i (pa) mundur!
E merkure, 12.05.2021, 06:22 PM
Plani i 'Qeverisë Kurti', mision i (pa) mundur!
Shkruan:
Florim Zeqa
Plani
i qeverisë 'Kurti 2' është
"copy-paste" dhe nuk dallon shumë nga programet që i kanë pasur
qeveritë paraprake për trajtimin e problemeve politike, ekonomike, shoqërore
(sociale), e deri tek ato të politikës së jashtme dhe dialogut me Serbinë.
Plani i qeverisë 'Kurti 2' më tepër është një kusht formal ligjor sesa një plan
konkret qeverisës, pa afate kohore për përbushjen e premtimeve dhe zotimeve
publike para qytetarëve!
Përafrimi me BE-në apo
largimi me SHBA-të
"Marrëveshja
Përfundimtare me Serbinë", e renditur si e para në mesin e 20 pikave të
planit qeverisës, e tregon se edhe Albin Kurti, sikurse pararëndësit e tij,
pjesën më të madhe të kohës gjatë qeverisjes së tij do t'ia kushtojë dialogut
me Serbinë, por dallimi do të jetë në atë, se më shumë kohë do ta kalojë në
kancelaritë e Brukselit, e më pak në ato të Washingtonit!
Përafrimi
kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me zyrtarët e BE-së, gjegjësisht me
përfaqësuesit e shteteve mosnjohëse të Kosovës, çekun Lajçak dhe spanjollin
Borrell dhe largimi nga administrata amerikane është tepër shqetësuese për të
ardhmen e vendit tonë!
Caktimi
i një ekipe të zgjeruar ekspertësh politikë, pjesëmarrës në dialog me Serbinë
në të kaluarën e largët dhe të afërt, siq janë; Muhamet Mustafa, Leon Malazogu,
Bernard Nikaj, Veton Surroi, Robert Muharremi dhe Blerim Shala,..etj, e dëshmon
frikën dhe pasigurinë e Albin Kurtit në dialog me Serbinë, e cila pos tjerash e
ka për qëllim shpërndarjen e përgjegjësisë në rast të dështimit (të
paralajmëruar).
Përfaqësuesve
të shtetit tonë në dialogun e Brukselit, gjegjësisht Albin Kurtit dhe
ekspertëve të tij u mbetët që të kërkojnë nga Serbia dëmshpërblimet e luftës, kthimin e të pagjeturve, kthimin e
librave kadastral, artefakteve dhe pasurive tjera të grabitura gjatë luftës së
fundit në Kosovë.
Me
këtë rast dëshirojë t'i rikujtoj kryeministrit Albin Kurti dhe
"ekspertëve" të tij, se lista e kërkesave ndaj Serbisë duhet të jetë
e gjatë dhe e përpiluar mirë.
Të
kërkojë kthimin e pensioneve dhe pagave të papaguara të punëtorëve në
sipërmarrjet publike dhe shtetërore gjatë viteve të '90-ta.
Qytetarëve
të Kosovës përveq pasurive të grabitura nëpër shtëpitë e tyre, u janë grabitur
edhe paratë e deponuara në bankat e atëhershme të Kosovës.
Dihet
mirëfilli se qytetarët e Kosovës i kanë pasur të deponuara në banka kursimet e
tyre në valutë shtetërore-Dinarë dhe valuta të huaja, si; Dollarë, D.M., Franga
zviceran,...etj, nëpër bankat e asaj kohe: "Jugobanka",
"Bankos", "Lublanska Banka",...etj.
Të
gjitha këto kërkesa janë legjitime dhe të drejta, prandaj duhet t'i kërkohen
Serbisë në dialogun e Brukselit dhe të mbikëqyren në implementimin e tyre
secila veç e veç nga BE-ja dhe SHBA-të si palë ndërmjetësuese.
Personaliteti i dyfishtë
i Albin Kurtit
Nëse
iu referohemi deklarimeve të mëhershme të Albin Kurtit rreth dialogut me
Serbinë dhe deklarimeve të ditëve të sotme, kemi të bëjmë me personalitet të
dyfishtë, i cili nga reciprociteti dhe dialogu me kushte ka rrëshqitur në një
personalitet që nuk i intereson reciprociteti dhe nuk i vë kushte Serbisë, e aq
më pak Brukselit zyrtarë.
Sikur
të ishte i njëjti Albin që njohin qytetarët e Kosovës, atëherë kryeministri ynë
do duhej që para dialogut me Serbinë, kësaj të fundit t'i kërkojë njohjen
reciproke, ndërsa zyrtarëve të Brukselit t'u kërkojë liberalizimin e
menjëhershëm të vizave për qytetarët e getoizuar të Kosovës.
Jo
vetëm që nuk po ndodhë kjo, po ndodhë shpërblimi i serbëve të veriut nga Albin
Kurti, për të cilët u tregua dorëlirë me ndarjen e 11 milionëve nga buxheti i
shtetit për rrymën e papaguar, i cili paraprakishtë kësaj, i ndëshkoj
pensionistët dhe skemat sociale me heqjen e 20 eurove nga xhepi i tyre me
arsyetimin se nuk ka mjete në buxhetin e shtetit për pagesat e tyre!
Albin
Kurti që më aq lehtësi po e hapë arkën e shtetit për serbët në veri, nuk po
mund e hapë për pagesat shtesë të punonjësve shëndetësorë dhe policëve në kohë
pandemie, të cilët po e sakrifikojnë jetën e tyre për shëndetin dhe sigurinë e
qytetarëve të Kosovës!
Padia kundër Serbisë,
fontanë dëshirash apo realitet!?
Premtimet
dhe deklarimet e Albin Kurtit për padinë
kundër Serbisë, më shumë janë populliste sesa realiste, shkaku i (pa) mundësisë
së Kosovës që ta padisë Serbinë për gjenocid pa qenë anëtare e OKB-së!
Deklarata
e Albin Kurtit se “çështja e padisë për gjenocid ndaj Serbisë para Gjykatës
Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) do të jetë një nga përparësitë e punës së
tij gjatë mandatit qeverisës”, më tepër tingëllon si fontanë dëshirash sesa një
mundësi reale!
Për
t'u bindur në këtë që themë, mjafton të lexoni deklaratën e mëposhtme të
Kurtit, po citoj; “Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë në
luftën e fundit tek ne dhe kjo e meriton një padi dhe qeveria e Republikës së
Kosovës e ka përgatitjen e saj obligim ndaj historisë tonë, ndaj qytetarëve që
kanë plagët e hapura dhe qe besa edhe ndaj ardhmërisë sonë, që kërkon një shtet
demokratik, një shtet të drejtë në të cilin dihet qartë se kush është agresori
e kush është viktima”
Nisma
e 'Qeverisë Kurti2" për ta paditur Serbinë për gjenocid në Gjykatën
Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), pa qenë Kosova anëtare e OKB-së, në
aspektin formalo-juridik jo vetëm pse duket e pamundur, është edhe me rreziqe
të shumta për Kosovën.
Çdo
veprim i njëanshëm i Kosovës në këtë drejtim pa koordinim me partnerët
ndërkombëtar, mund të prodhojë kundërefekte negative të cilat mund ta vënë
Kosovën në një situatë të pavolitshme politike, për shkak se ekzistenca dhe
shtetndërtimi i Kosovës është i varur nga mbështetja dhe ndihma e partnerëve
ndërkombëtarë, në veçanti nga sposorizuesi kryesor i lirisë dhe pavarësisë së
shtetit tonë-SHBA-së.