| E merkure, 12.05.2021, 10:21 PM |
Kryengritja e Libofshës së Myzeqesë e vitit 1603, që pasoi Kuvendin e Dukagjinit
Nga
Themi J. Tushe
Lufta
heroike e Popullit Shqiptar kundër okupatorëve barbar turq, fuqisë më të madhe
të asaj kohe, ishte tepër e gjatë dhe e
lavdishme. Ajo filloi qysh me betejën e madhe të Savrës më 18 shtator 1385, që
u zhvillua kundër 10 mijë jeniçerëve turq, të thirrur tradhëtisht nga princi i
Durrësit Karl Topia, ku mbeti i vrarë kundërshtari dhe kushuriri i tij Balsha i
II-të i Shkodrës. Kjo luftë vazhdoi e
ashpër edhe pas vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit( Skëndërbeut)
më 17 janar 1468 dhe deri me shpalljen e pamvarsisë më 28 nëntor 1912. E gjithë
kjo periudhë lufte, kundër zgjedhës së Perandorisë Osmane, qe e mbushur plot me
kryengritje e beteja të përgjakëshme dhe akte të shumëta heroizmi, që nuk u
ndalën kurrë dhe për asnjë çast, në të tëra trojet shqiptare. Duke qenë një
popull i vogël, i robëruar me shekuj, i coptuar, i lënë forcërisht në
injorancë, prapambetje e varfëri të madhe, dhe pa përkrahje e mbështetje nga
fuqitë e mëdha perndimore të Mesjetës, megjithëse luftuam me heroizëm dhe
derdhën shumë gjak, ne nuk arritëm dot që të organizonim një kryengritje të
përgjithëshme, për ta çliruar vendin tonë sa më shpejt nga vargonjët e robërisë
osmane. Të gjitha kryengritjet dhe betejat tona kundër okupatorit turk gjatë
asaj periudhe, janë bërë mbi baza krahinore, të pa mbështetura nga treva të
tjera dhe në periudha të ndryshme kohore, të cilat Porta e Lartë ka mundur ti shtypë shpejt
me forcën e saj dhe me ndihmën e tradhëtisë nga brenda. Patriotët dhe
luftëtarët shqiptar, që kanë drejtuar dhe udhëhequr popullin në ato kohëra e
dinin mjaft mirë rëndësinë e organizimit të një kryengritje të përgjithëshme në
të gjitha vilajetet shqiptare, se vetëm ajo me forcën e armëve, do ta detyronte
okupatorin të largohej përfundimisht nga këto troje dhe do ti sillte popullit
tonë lirinë e tij. Për ta arritur një mbrekulli të till dhe realizuar atë me
sukses, në krye të kësaj detyre të shenjtë dhe plot me rreziqe të mëdha, u vunë
figura të shquara, luftëtar të njohur dhe klerik patriot shqiptar, katolik dhe
ortodoks qysh në shekullin 15-të. Entusiazmi që kishte krijuar kthimi në Shqipëri i Gjon Kastriotit të Ri (djalit të
Skëndërbeut) me kushuririn e tij myzeqar Kostandin Muzaka, së bashku edhe me
disa princa të tjerë arbëror, si Nikolla Dukagjini, Lekë Dukagjini, Gjon
Gjurashi (Cërrnojeviçi), por edhe fitorja në betejën e Mbrostatit në Fier, bënë
që tek shqiptarët të rritej akoma më shumë frymëzimi për kryengritje të reja
kundër hordhive të Stambollit. Ata punuan shumë me optimizëm dhe në kushte
mjaft të vështira e në konspiracion të plot, për ti shpëtuar shërbimit sekret
osman, hafijeve të tij në çdo nahije, hoxhallarëve e shehlerëve proturq dhe
dhespotëve të kishës greke, që vëzhgonin e survejonin me vigjilencë
veprimtarinë e çdo shqiptari të thjeshtë, patrioti, luftëtari, apo kleriku
atdhetar. Gjatë kësaj periudhe liderët tanë heroik, klerikët e lart katolik si
Mark Gjini, Tom Plezha, Gjin Gjergji, Nikollë Bardhi, Bernard Laçi e të tjerë, nën drejtimin e urtë e të
guximshëm të apostulit tonë të madh të Shqiptarizmës Nikollë Mejkashi (prelat i
kishës së Stefanisë), me përpjekje të vazhdueshme, duke qëndruar në ball të kombit, arritën me
sukses të bënin katër tubime historike, me pjesëmarrjen e të gjitha trevave
shqiptare. Pas kryengritjes së fuqishme antiturke të Matit më 1590 -të, brenda
një periudhe të shkurtër kohore, ata organizuan edhe Kuvendin e kishës së Shën
Mërisë në Lis më 1594, Kuvendin e vitit 1596, Kuvendin e Manastirit të Shën
Aleksandrit (Shën Lezhdrit) në Dukagjin më 15 dhjetor 1601-15 shkurt 1602 dhe
Kuvendin e Kuçit të Malësisë së Madhe, ku u morën vendime tepër të rëndësishme,
për organizimin e një kryengritje të përgjithëshme e mbarë kombëtare dhe
çlirimin e vendit tonë nga pushtimi Osman. Kuvendi i Dukagjinit që u mblodhë me
kushtrimin “për Fe e Atdhe”, ishte tepër i madh dhe në të thuhet se morën
pjesë 2656 delegat nga 14 nahije
shqiptare, si Dukagjini, Dibra, Shkodra, Zadrima, Lezha, Mati, Kurbini, Kruja,
Myzeqeja, Spinarica, Padonia e tjerë. Në këtë kuvend qenë prezent dhe tepër
aktiv edhe delegatët myzeqar si Mihal Kërraba, Bartol Palesi, Nikoll Lushi,
Martin Kaloshi, por edhe disa të tjerë nga Spinarica, të cilët luajtën një rol
parësor dhe tepër me rëndësi, si përfaqësues të një krahine me peshë të madhe
në gjithë jetën e kombin tonë. Kuvendi analizoi hollësisht dhe me përgjegjësi
të lartë, të gjithë gjëndjen e rëndë të popullit tonë, që vuante nën pushtimin
turk, dobësitë e mëdha që egzistonin te liderët e krahinave shqiptare dhe marrdhëniet tona jo të mira me shtetet
perndimore, të cilët ishin aleatët tana të përherëshëm strategjik e
tradicional, që mund të na ndihmonin. Pas diskutimesh të shumta, organet
drejtuese të kësaj mbledhje së bashku me kuvendin, arritën në disa konkluzione
ku më kryesoret ishin :
1-Në
rradhët e prijsave shqiptar nuk kishte akoma një unitet mendimi e veprimi dhe
bashkëpunim midis tyre, por edhe ndërmjet krahinave.
2-Midis
krerëve krahinor u konstatuan edhe grindje e përçarje, që dëmtonin rëndë
situatën dhe organizimin e kryengritjeve të armatosura kundër regjimit osman.
3-Disa
lider në trevat lindore të trojeve shqiptare, anonin nga Moska dhe kishin rënë
nën ndikimin e politikës sllavomadhe të saj.
4-Kryengritjet
antiturke zhvilloheshin të veçuara dhe nga mungesa e një kordinimi e
bashkpunimi ndër krahinor, ato dështonin, duke u shypur lehtë nga ushtria
Osmane.
5-Shtete
të ndryshme perndimore kishin nxitur përçarjet brenda krerëve krahinor
shqiptar, për të realizuar qëllimet e tyre politike antishqiptare.
6-Marrëdhëniet
dhe bashkëpunimi me mbretëritë europiane nuk ishin në nivelin e duhur, ashtu
siç e kërkonin interesat tona kombëtare, ku për pasojë dhe ndihma e tyre ishte
tepër e vogël.
Gjatë
kohës së zhvillimit të punimeve të këtij kuvendi, Perandoria Osmane organizoi
edhe dy fushata sulmesh me forca të shumta ushtarake, të drejtuar nga
sanxhakbejlerët e saj, duke intervenuar nga Dibra dhe lugina e Matit, por ato u
thyen keq prej 40 mijë kryengritësve tanë të armatosur, që mbronin me kujdes e
vigjilencë Manastirin e Shën Aleksandrit dhe gjithë zonën përreth tij. Në fund
të punimeve ky kuvend madhështor, miratoi edhe vendimet e tij përkatëse, të
firmosura nga 56 delegat, për përmirësimin e mëtejshëm të situatës, ku
parashikoheshin edhe detyra konkrete tepër të rëndësidhme, që do të kryheshin
në të ardhëmen dhe konkretisht :
1-Të
forcoheshin akoma më shumë lidhjet, mardhëniet dhe aleancat me mbretëritë e
Venedikut, Napolit, Spanjës, Austrisë dhe Papatin e Romës.
2-Të
kërkohej një ndihmë e mbështetje më e fuqishme dhe e gjithëanëshme nga këto shtete europiane.
3-Të
firmoseshin kontrata të rregullta për
blerjen dhe furnizimin me armë prej aleatëve tanë të perëndimit.
4-Të
punohej intensivisht dhe me guxim, për organizimin e Kryengritjes së
Përgjithëshme të armatosur, kundër okupatorit turk dhe çlirimin e trojeve tona
shqiptare prej tij.
Një
vendim i këtij kuvendi ju dërgua edhe Republikës së Venedikut me anë të
ambasadorit tonë të veçantë, por ajo nuk e miratoi kurrë një dokument të till,
sepse ky shtet në fshehtësi, ndiqte vazhdimisht një politikë antishqiptare,
duke bashkëpunuar me Stambollin, për të realizuar qëlliet e tij të errëta
shoviniste kundër kombit tonë. Pas këtij refuzimi, Kuvendi i Dukagjinit dërgoi
përsëri edhe dy delegat të tjerë në Venedik, Nikollë Bardhin dhe Pal
Dukagjinin, për të biseduar me senatin e atij vendi, por edhe këtë herë nuk u
arritë asnjë sukses, në realizimin e këtij qëllimi kaq të rëndësishëm. Ata
paraqitën edhe një letër të firmosur nga ky kuvend, që u kritikua ashpër prej
Venedikut, e cila kishte këtë përmbajtje : “...jemi betuar fshehurazi që të
mendojmë për këtë popullin e Shqipërisë, me dëshirë tu kthejmë të gjithë këtyre
vendeve tona lirinë e vjetër, ashtu sikur në kohë të princit tonë Gjergj
Kastrioti Skëndërbeut edhe për më tepër do vijnë të bashkohen me ne të gjithë
shqiptarët...” Megjithatë, delegatët tanë, jo vetëm që nuk u pritën mirë, por
ata edhe u kërcënuan hapur nga senatorët latin venecian, me përdorimin e forcës
ushtarake të shtetl të tyre kundër nesh, duke i këshilluar të dërguarit e
kuvendit tonë, se ju shqiptarët duhet të rrini urtë dhe mos u ngrini kundër
Turqisë, sepse po na “rrezikoni” paqen në këtë rajon. Duke parë rrjedhën e
ngjarjeve të Kuvendit të Dukagjinit, të zhgënjyer së tepërmi edhe nga qëndrimi
antishqiptar i Venedikut, por edhe revoltuar prej indiferentizmit të disa
mbretërive të tjera të gadishullit Italik, prijsat myzeqar që morën pjesë në
atë mbledhje, sapo u kthyen në Myzeqe, filluan menjëherë punën, për kryerjen e detyrave që shtroi ai
kuvend i madh kombëtar. Gjithmonë në krye të popullit, mjaft të vemdosur, të
lidhur ngusht besa-besë midis tyre e të gjithë së bashku rreth idealit të
vatanit, nën moton e atij shekulli “për Fe e Atdhe”, dhe të frymëzuar nga
Kuvendi i Dukagjinit, këta katër prijsa të ndritur të kësaj nahije, si Mihal
Kërraba, Bartol Palesi, Nikoll Lushi, Martin Kaloshi e të tjerë, vendosën ta
organizonin vet një kryengritje të tillë të fuqishme kundër okupatorëve turq,
në trevën e Myzeqesë. Gjatë kësaj periudhe, në verën e vitit 1603, kur
Perandoria Osmane ishte në kulmin e saj të fuqisë ushtarake, pas disa muajësh
përgatitjesh të mëdha, në zemër të Myzeqesë filloi edhe Kryengritja e
Libofshës. Me mijëra fshatar nga e gjithë krahina, që nga Boshtova, Divjaka,
Shën Pjetra, Bishani, Mifoli, Pojani, Fieri, Patosi, Lushnja e deri në Kuçovë,
rrëmbyen armët dhe ranë në Kolkondas e Libofshë, në qendrën e kryengritjeve
shqiptare, në këto dy fshatra martire, me famë e emër të ndritur nëpër histori,
ku zjarri lirisë qëndroi i ndezur me shekuj dhe nuk u shua asnjëherë. Të lodhur nga robëria e shfrytëzimi i egër
barbar i Stambollit, por kurrë të nënshtruar, dhe të betuar për të luftuar me
trimëri kundër regjimit Osman, kryengritësit myzeqar të drejtuar nga prijsat,
klerikët patriot dhe luftëtarët e tyre, filluan menjëherë edhe sulmin e
përgjithëshëm ndaj xhandarmërisë dhe ushtrisë turke të dislokuar në këtë
krahinë. Gojëdhënat tregojnë se forcat tona kryengritëse të kësaj treve, brenda
një kohe të shkurtër, arritën një sukses të plot, duke likujduar dhe asgjësuar
të gjithë taborët Osman dhe zabitët, bimbashët e kajmekamët e tyre, që nuk e
kishin pritur kurrë një veprim ushtarak të tillë, kaq të përgjakshëm e tepër të
rrufeshëm. Pas këtij suksesi të shpejt, thuhet se myzeqarët kryengritës, u janë drejtuar edhe
depove e magazinave turke, duke i thyer e shkatërruar ato të gjitha dhe i kthyen popullit mallin,
drithërat dhe prodhimet e tjera, të grabitura me forcë nga hordhitë e
pashallarëve të Anadollit. Porta e Lartë e befasuar dhe e revoltuar së tepërmi
nga kjo ngjarje e pa zakontë dhe e bujëshëme, që tronditi rëndë themelet e
perandorisë, duke i ulur asaj autoritetin dhe turpëruar para mbretërive të
Europës, urdhëroi urgjentisht dërgimin e një ushtrie shumë të madhe për
shtypjen e kësaj kryengritje. Pas disa javësh qetësie nga përfundimi i këtij
konflikti, duke shijuar ditë të qeta lirie , pa prezencën e çizmes shtypëse të
asqerit turk, në këtë nahije mbrritën përsëri nga Janina e Selaniku forca
të mëdha ushtarake Osmane, të armatosur
me armët me moderrne të asaj kohe, të cilat rrethuan të gjithë Myzeqenë. Në
fshatin Libofshë kryengritësit myzeqar të mbeshtetur edhe nga populli i tyre,
zhvilluan një betejë shumë të ashpër kundër 10 mijë forcave të ushtrise osmane,
që kërkonin hakëmarrje dhe ndëshkim të rënd ndaj kësaj krahine, të krishtere,
të pa bindur dhe tepër antiturke. Luftimet qenë përsëri mjaft të përgjakëshme
dhe me viktima të shumta nga të dyja palët, duke u shtrirë pothuajse në të
gjithë krahinën, të cilat zgjatën për një kohë tepër të gjatë. Pas një
rezistence heroike, të rrethuar nga të gjitha anët dhe pa ndihma e përkrahje
nga krahina të tjera, apo aleatët tanë të jashtëm perndimor, më në fund
Kryengritja e Libofshës u shtyp me gjak prej ushtrisë së Perandorisë Osmane.
Dhuna dhe terrori i regjimit turk mbi të gjithë Popullin Myzeqar, shkaktoi plagë
të tjera edhe më të rënda në këtë krahinë, të
cilat nuk u shëruan kurrë për shekuj të tërë.
Okupatorët
barbar turq mendonin se me vrasje e masakra mund ta nënshtronin lehtë Popullin
Myzeqar, por ata gabuan rëndë dhe nuk e kuptuan kurrë se këta njerëz hyjnor, që
nuk e njihnin frikën, ashtu si profeti i tyre Jezu Krishti, nuk dinin as të
gjunjëzoheshin para dhunës së çdo armiku
të egër dhe barbar. Ky popull hyjnor me kulturë e qytetërim shumë më të lashtë
nga okupaturët greko-arab, romak, sllav e turq dhe me virtyte të larta
fisnikërie e trimërie, ka ecur gjithmonë me kohën nëpër rrugët e historisë,
duke mbjellë gjithmonë vetëm paqe, miqësi e bujari, të cilat i dhanë atij një
forcë të shenjtë, për të sfiduar dhe fituar mbi errësirën e shekujve.
Megjithëse
kjo kryengritje dështoi, por ajo pati një jehonë të fuqishme jo vetëm në të
gjitha trojet shqiptare, por edhe në qarqet diplomatike europiane. Kjo
betejë e përgjakëshme që i dërgoi
mesazhe të qarta lirie Sulltanit turk, për ne kishte një rëndësi të madhe edhe
për këto arsye :
1-
Ajo u krye fill pas Kuvendit të Dukagjinit dhe nën frymën e vendimeve të tij.
2-Populli
Myzeqar tregoi edhe një herë, se nuk do ta pushonte kurrë luftën e tij ndaj
okupatorëve osman, për të fituar lirinë e vet.
3-U
bëri thirrje të gjitha krahinave të tjera shqiptare, që të ngrihen të gjitha
bashkë në një kryengritje të përgjithëshme për ti dëbuar me forcë invadorët e
Stambollit.
4-Kjo
kryengritje e armatosur, u bë një shëmbull i lartë frymëzimi për çdo krahinë
tjetër shqiptare, që të rrëmbente armët
dhe të ngrihej në luftë kundër zgjedhës Osmane.
Me
këto vlera të mëdha, e ndodhur midis dy qyteteve antike me famë e qytetërim të
hershëm, Apollonisë dhe Arnisës së taulantëve, tashmë të dalë në dritë e të
ringjallur përsëri, Libofsha i ka treguar vazhdimisht të gjithë botës, jo vetëm
vitalitetin, patriotizmin, guximin dhe trimërinë e saj, por edhe sakrificat e
shumta që ajo ka bërë dhe gjakun që ka derdhur për trojet, pamvarsinë, lirinë
dhe çështjen tonë të shenjtë kombëtare.
Me
keqëardhje e theksojmë përsëri, se historianët tanë të vjetër të kohës se
diktaturës, që e kishin të drejtën për të shkruar ngjarje të tilla, por edhe si
detyrë funksionale e morale këtë veprimtari, të ndikuar nga faktor të ndryshëm
politik, mungesa e dëshirës dhe
vullnetit, por edhe nga paaftësia, apo rehatia personale e tyre, ata kanë
heshtur edhe për Kryengritjen e Libofshës të vitit 1603.
Është
detyrë urgjente patriotike dhe kombëtare e të gjithë studiuesëve tanë të rinjë
të kësaj fushe dhe e intelektualëve të tjerë e veçanërisht atyre myzeqar, që ta zbardhin e plotsojnë më
tej, jo vetëm këtë ngjarje kaq të madhe, por edhe të gjithë historinë e ndritur
të krahinës tonë të Myzeqesë, të lënë në
errësirë nga mëkatarët dhe katundarët anadollak e inatçor të botës së vjetër,
që na u prezantuan si profesor, akademik dhe historian të mëdhenj.
Lista e drejtuesëve myzeqar, që organizuan dhe
drejtuan Kryengritjen e Libofshës në
verën e vitit 1603, të cilët ishin delegat edhe në Kuvendin e Dukagjinit.
1-MIHAL
KËRRABA
2-BARTOL
PALESI
3-NIKOLL
LUSHI
4-MARTIN
KALOSHI
Ja
si e përshkruan zoti Andy Apolloni në poemën e tij Kryengritjen e Libofshës së Myzeqesë
të vitit 1603:
Kryengritja
e Libofshës 1603
1.
Çoi
shpejt haberet Dukagjini
Dhe
ftesat nisi në çdo vend
Posht
që nga Vjosa dhe gjer tek Drini
Tërë
vllezërit tanë ftoi në kuvend
2.
Që
nga çdo anë burrat e arbërit
Drejtë
Dukagjinit na fluturuan
Në
Manastir të Shën Aleksandrit
Të
gjithë trimat na u bashkuan
3.
Dërgoi
djemtë dhe Myzeqeja
Më
gjashtë qind e një në Mat
Dy
javë pa na u ndrruar seneja
Dhe
katër vet shkuan delegat
4.
Kuvendin
hapi Nikoll Mejkashi
Vëllezër
tha do të lidhim besë
Në
krah të tij Martin Kaloshi
Shqiponja
jonë prej Myzeqesë
5.
Duhet
ta flakim jashtë robërinë
Se
nuk durohen më dushmanët
Ta
ngremë të tërë tok Shqipërinë
Dhe
ti përzemë nga këtu osmanët
6.
Në
Ardenicë tha Mihal Kërraba
Në
brez e mbajnë sot jataganin
Shpatën
në dorë, na e ka lënë baba
Të
mbrojmë me gjak të tërë vatanin
7.
Njoftimin
dha Bartol Palesi
Se
gjithmonë gati janë myzeqarët
Por
ky kuvend këtu ta vendosi
Që
në një kohë ti ngremë shqiptarët
8.
Dhe
Nikoll Lushi shumë pak na foli
Të
tërë shqiptarët mirë ler ta dinë
Nuk
delë jashtë kurrë nga këtu Stambolli
Pa
u ngritur Shkodëra me Janinë
9.
U
kthyen prap burrat që nga larg
Me
besë të lidhur për mëmëdhenë
I
hodhën malet tërë varg e varg
Na
e nderuan shumë Myzeqenë
10.
Dhe
pritën trimat nja dy-tre vjet
Por
kur e panë, që s’nodhi gjë
Bashkë
e vendosën ta ngritnin vet
Të
gjithë nahijen tok me një zë
11.
Sapo
kish hyrë edhe behari
Në
muajin maj gjashtëqind e tre
E
rroku shpatën shpejt myzeqari
U
ngritë të mbronte prap truoll e fe
12.
Ky
Mihal Kërraba trimat i mblodhi
Njoftoi
tërë burrat derë më derë
Mbi
krah të tij gunën çe hodhi
E
dha kushtrimin vet menjëherë
13.
Na
mbritën djemtë që nga Kuçova
Dhe
luftëtarët prej Shkumbinit
Që
nga Divjaka e Vilë-Boshtova
Të
Rrogozhinës edhe të Peqinit
14.
I
morën armët shpejt në dorë
Djemtë
e Shën Pjetrës edhe të Vjosës
Fushës
na shkuan tabor-tabor
Me
vrap u nisën drejt Libofshës
15.
Lëshoi
piskamën Bartol fieraku
Bini
ju vëllezër fort përmbi turq
Lart
gjer në gju le të shkoi gjaku
E
rrëzoi pashan nga kali i kuq
16.
Po
pse ma shkele ti tokën time
Prap
kalit mbrapësht Pasha mi hype
Po
këtu i thonë Libofsha trime
Që
ta këndoi këngën qysh e lype
17.
Dhe
shumë e madhe u ndezë lufta
Të
tërë çifligjet në flakë u dogjën
Rëndë
krisi shpata e luajti huta
Pas
pilë më pilë asqerët i ndoqën
18.....
Martin
Kaloshi printe në ball
Si
princat tanë, muzakët e mëdhenj
Bëri
kërdinë mbi turq me pallë
Mbi
ta qëllonte fort dhe në shenjë
Nga: Themi J. Tushe
New York-Kingston PA
May 9, 2021.