E shtune, 20.04.2024, 04:07 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Jugonostalgji!

E marte, 11.05.2021, 09:40 PM


Blerim Latifi:

Kjo dashnia e papërmbajtur e disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos, pra jugonostalgji. Më së paku ka të bëj me dhimbjen për viktimat e pafajshme të konfliktit izraelito-palestinez. Lexoni artikujt e Rilindjes të viteve '60 e '70 dhe do ta shikoni sesa janë të ngjashëm me këta tipat e sotëm që dënojnë Izraelin dhe mbështesin organizatën terroriste, Hamasin. Qysh ka qenë ajo parulla pas vdekjes së Titos: I posle Tita, Tito! Edhe pas Titos, Tito!

________

Vjen një ditë një pushtues i egër nga larg dhe ta merr tokën, atdheun dhe shtëpinë e trashëguar nga të parët. Një ditë ti nuk duron më dhe ngrihesh në kryengritje kundër pushtuesit. Ai është më i fuqishëm se ti dhe reagon në mënyrë mizore ndaj revoltës tënde. Ta djeg shtëpinë, tempullin dhe të detyron të largohesh njëherë e përgjithmonë nga toka e babës. Kalon kohë e gjatë dhe ti rropatesh nëpër dyert e botës, i nëpërkëmbur, i përbuzur dhe i keqtrajtuar nga të tjerët që të quajnë të huaj dhe për hallet e tyre të bëjnë fajtor ty. Një ditë ti vendosë të kthehesh në tokën prej të cilës të dëbuan dikur moti. Ditën që kthehesh e sheh se mbi gërmadhat e shtëpisë tënde, fqinji yt ka ndërtuar shtëpinë e tij dhe mbi rrënojat e tempullit tënd e ka ndërtuar tempullin e tij. Ti i afrohesh, nxjerr tapitë e lashta për t’i treguar fqinjit se shtëpinë e tij e ka ndërtuar mbi themelet e shtëpisë tënde dhe mbi rrënojat e tempullit tënd e ka ndërtuar tempullin e tij. Fqinji yt të shikon shtrembër dhe të thotë : Ti kurrë nuk ke qenë këtu dhe ik nga erdhe! Ti nuk tërhiqesh nga e drejta jote historike, e as fqinji yt nga pretendimi i tij. Ti ia përplas fytyrës tapitë e tua të lashta, ai ty tapitë e tij të reja. Dhe kështu fillon urrejtja dhe lufta. Ti je hebreu, e fqinji yt është arabi. Skena e dramës është Jerusalemi.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora