E premte, 17.09.2021, 11:49 AM (GMT+1)

Mendime

Fahri Dahri: Ah ky tranzicion!

E hene, 10.05.2021, 08:55 PM


AH KY TRANZICION!

SJELLJE TË RËNDA EDHE BRENDA FAMILJEVE?

Nga Fahri Dahri

Ishte pragzgjedhjeve të 25 prillit të këtij viti. Kisha afro dy javë që kisha ardhur në Tiranë për disa punë personale. Pavarësisht COVID-it, sigurisht në respektim të plotë të masave mbrojtëse dhe brenda hapësirave të lejuara, me një nga miqtë e mi, shkuam për të pirë kafe tek "Fameda". Zumë vendet, dhamë porosinë dhe filluam nga bisedat tona. Nuk kaloi pak kohë, një çft i moshuar që ishte afër tavolinës tonë, mbasi dëgjoi bisedat tona, të cilat kuptohet, trajtonim shqetësimet e kohës, mesa dukej ata kishin një shqetësim tepër  të madh.

Me kujdes dhe me ndrojtje kërkuan

të afroheshin në tavolinën tonë, për të ndarë shqetësimin. Mbasi na njohën me "hallin" e tyre, ku djali dhe vajza, të cilët jetojnë në Francë, ishin grindur mes njrëri-tjetrin, probleme që tashmë dihen, sepse janë bërë po thuaj të zakonshme, u përpoqëm t'i

qetësonim me aq sa lejohet në këto raste.

Vërtet u ndamë me 'ta, por problemi

i tyre, nuk është i izoluar, shoqëria jonë në këto vite tranzicioni, ndeshet përditë me marëdhënie jo të mira edhe brenda familjeve. Ky fakt më ngacmoi gjatë gjithë ditës, mbasi nuk mbeta i plotësuar në këshillat e dhëna. Për të plotësuar disi më shumë mendimet,

mundësisht për të ndikuar në shkëputjen e shoqërisë nga këto shfaqje dhe veprime të padëshiruara, parashtroj trajtesën e më poshtme, nëpërmjet improvizimit të një letre që një prind i drejtohet djalit dhe vajzës.

"Të dashur fëmijtë e mi!

Ju uroj shëndet dhe mbarësi

në jetë, ashtu siç dëshironi dhe ju për fëmijët tuaj. Jemi me distancë të largët, prandaj po komunikoj me mesazh.

Para disa ditësh ju patët një

debat të ashpër, krejtësisht i panevojshëm, por me ndikim urrejtjeje mes jush.

Si prind atë sjellje, nuk e

pëlqeva aspak, prandaj të dy, nuk them ta harroni, por kërkoj me gjithë zemër e shpirt të mos e përmendni më dhe të mos e lejoni veten t'ju komandojë ai helm në marëdhëniet tuaja. E di që për momentin e keni të veshtirë, prandaj fillimisht mos e përmendni dhe mos e vazhdoni. Asgjë e mirë nuk vjen nga zemërimi, inati dhe ju e dini këtë fort mirë.

Kërkesa ime është e sinqertë,

nuk dua që këto, disa vite jete të vazhdoj të jem i merakosur dhe i mërzitur. Kemi patur dhe kemi plot mërzitje dhe dhimbje, prandaj nëse këtë kërkesë timen do e shikoni si prindër që jeni, do e kuptoni sa e rëndë është për prindin kur mes vllezërve apo motrave krijohen marëdhënie të papëlqyera dhe që shkaqet janë tepër bajate.

Më besoni se debati juaj, që

ditën e parë që ndodhi dhe sot po më shqetëson shumë, nuk jam i qetë dhe kjo vjen edhe nga mosha ime, moshë e cila, do nuk do, çdo sjellje apo veprim krijon shqetësim shpesh edhe të panevojshëm.

Gjithë sa thashë, besoj se do

më gëzoni, do më riktheni qetësinë aq me vlera për momentet që po kalojmë. Ndjenjat e mia në këtë mesazh janë të vërteta dhe kërkesa ndaj jush është tepër serioze. Ju këshilloj të mos e nënvlerësoni. Më ndihmoni që të jem i qetë, sepse kjo është në dorën tuaj

dhe besoj se edhe ju e dëshironi më të mirën për veten dhe prindërit tuaj.

Shpresoj dhe besoj se më të

mirat do të na vijnë.

Nuk duhet harruar për asnjë

çast se askush nuk të bëhet më i dashur, më i sinqertë se prindët, vllezërit dhe motrat. Mos harroni kurrë se, zilia, zemërligësia dhe armiqësia e të tjerëve është gjithmonë pranë çdo njeriu. Përgjithësisht, me disa përjashtime, jo të gjithë dëshirojnë të

mirat për të tjerët edhe kur bëhen rrufera me be (betime), përveç, me më pak rezerva njerëzve të familjes. Të tjerët afrohen dhe largohen për aq kohë sa plotësohen interesat e tyre, më pas largohen, disa prej tyre tjetërsohen në urrejtje të thellë dhe në armiqësi të pa ndalur.

Gjithë sa thashë janë rezultat

i përvojave të mira dhe të këqia që  kanë ndodhur dhe ndodhin në jetë!.

Kam besim se do kuptohemi drejt

dhe do pranohet këshillë-kërkesa ime.

Nuk dua përgjigje, mjafton të

veproni drejt dhe të punoni gjithmonë për mirëkuptimin dhe tolerancën.

Babi që ju don shumë juve të

dyve dhe gjithë njerëzit e familjes, të afërmit, miqtë dhe shokët. Me zemër ju uroj harmoni dhe mirëkuptim mes jush për gjithë jetën.

Ju përqafoj me dashuri e dhimshuri

prindërore".

Babi, Tiranë, më 12 /prill/2021.-

…………..

Gjatë këtyre tre dekadave, familjet

shqiptare jane ndeshur me probleme të vështira, materiale, ekonomike, morale, sociale dhe, pa një e pa dy, fajin ja kalojmë tranzicionit.

Shtypi dhe mediat çdo ditë informojnë

për ndodhira të ndryshme e të shumta që shumica e tyre i përkasin çekuilibrit moral, me frekuenca më të shpeshta brenda trungut familjar, duke krijuar përshtypjen se "hapja" e shoqërisë justifikon anomaliltë, amoralitetet, etj. Turren sociologët për të ndikuar

me daljet e tyre në publik, me mjete dhe me mënyra të ndryshme, por nuk arrijnë të gërshetojnë teoritë e mësuara në kurse apo shkolla me tërësinë e shkaqeve që jeta, praktika krijon pa ndërprerje. Sjellim këtu edhe rastet e shtimit të divorceve. Sociologët dhe jo vetëm ata, shkruajnë dhe flasin nëpër mediat televizive, duke u përgjigjur flakë për flakë (siç shprehen të "diturit" e gjuhëve të huaja-flesh), se shkaqet e divorceve vijnë nga vështirësitë ekonomike, emigracioni, apo dhuna qoftë mashkullore apo femërore,etj. Harrojnë sociologët, analistat, lektorët etj, ose u "druhen" deklarimeve ndaj subjekteve shtetërore dhe shoqërore si shkaqe të vërteta që lejojnë shtimin dhe shpeshtimin e ndodhive jo morale. Janë këto subjekte, të cilat i kanë hequr "pengoret" e mirësjelljeve, të respektit, të lirisë së shpenguar-pa kufizime, të krijimit hapësinor të hajdutllikut, korrupsionit, të përkrahjes politikisht, sipas krahëve partiakë të zullumqarëve, etj.

Të gjithë i njohim rastet kur dikush, institucion apo individ kryen veprime antiligjore, imorale në çdo fushë të jetës, nuk vonohen marrjet në mbrojtje nga krahu përkatës politiko-partiak. Ndërhyrjet politiko-partiake, për mbrojtje të të "këqijve", kanë kaluar çdo cak, deri në çdo strukturë të lartë shtetërore të sistemit të drejtësisë.

Ja pra, ky u quaka "tranzicion",

dhe serviret si domodoshmëri kalimi nga një rend ekonomik në një tjetër rend. Në të vërtetë tranzicioni nuk është aspak "domosdoshmëri". Ai është një "shpikje e rreme" e kupolës politike, prej të cilit ata vjelin pa pushim të mirat pasurore (materiale, monetare dhe statuset shtetërore). Mashtruesit kanë moton: "Le të shtrëngohet dhe lirohet në të gjitha drejtimet, por të mos guxohet në ndërprerjen e tranzicionit.

Ah! Ky tranzicioni që na është

servirur dhe serviret veçse si një fjalë dhe si i tillë, duke u konvertuar në fjalë kuptohet nuk ngarkohet me ndëshkim. Qëllimisht nuk arrihet të kuptohet dhe të veprohet për të nxjerrë përgjegjësitë e atyre që e krijuan tranzicionin, të cilët nëndheshëm hartojnë dhe miratojnë ligje për vetëmbrojtje. Tranzicionistët mbrohen ligjërisht, me ligje që dikur ishte shprehja: "Vetë shkruaj, vetë vulos, askush nuk të thotë mos".

Këtë letër këshilluese mendova

ta ndaj me lexuesit si dhe disa prej shqetësimeve shumë vjeçare që na detyrojnë ti kemi pjesë jete, ata që duhet të na mbrojnë dhe të na sigurojnë të ardhme sa më të mirë për sot e mot!.

Studiues Fahri Dahri.

Itali, më 15/04/ 2021.-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora