E enjte, 25.04.2024, 01:49 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Në Hamburg u festua 28 Nëntori, Festa jonë kombëtare

E diele, 30.11.2008, 04:18 PM


FLAMURI KUQ E ZI , SIMBOL I IDENTITETIT TONË KOMBËTAR

 

Të premten, në Hamburg, në Klubin Shqiptar “ Verrat e Llukës”, u mbajt një mbrëmje festive për ndër të 28 Nëntor festes së Flamurit tonë kombëtare, pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes se komandantit Adem Jasharit. Në mbrëmjen festive kishin ardhur shumë bashkatdhetarë thuaja nga të gjitha trojet tona etnike.

            Fjalën e rastit për ketë festë e mbajti kryetari i klubit z. Haxhi Dervishaj, i cili mes tjerash tha:  “të nderuar bashkatdhetar,  jemi mbledhur sonte këtu për ta kujtua një ditë të madhe për tërë kombin tonë, jemi mbledhur ta kujtojmë  28 Nëntorin, ditën e Flamurit tonë Kombëtar. Dhe është hera e parë që kjo festë gjithë kombëtare po festohet me dy shtete të pavarura shqiptare; me Shqipërinë dhe Kosovën. Prandaj, sa herë i afrohemi muajt Nëntor, shpresat tona, gëzimet tona janë më të mëdha, sepse qenia e jonë kombëtare me këtë muaj është e lidhur më së shumti më çështjen e vet ekzistencës sonë. Historia jonë ka treguar, dhe tregon edhe sot, se pikërisht me muajin Nëntor kanë ndodhur ngjarjet e mëdha për kombin tonë. Andaj, gjithmonë në Nëntor ndjehemi më të  gëzuar, apo, jemi mësuar që pikërisht në nëntor t´i sublimojmë përpjekjet tona për liri dhe pavarësi...

            Pastaj, zoti Dervishaj tha:  sot, derisa Kosova po përplaset për një pavarësi të mirëfilltë, kanë mbetur edhe shumë troje tjera shqiptare që nuk mund ta festojnë ditën e flamurit tonë. Prandaj, të urojmë të gjithë së bashku që në një Nëntor të tretë të festojmë të gjithë të lirë  28 Nëntorin, ditën e Flamurit tonë Kombëtar, 28 Nëntorin ditë e shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë dhe, 28 Nëntorin ditëlindjen e komandantit tonë legjendar Adem Jasharit. “

            Në ketë mbrëmje nuk u la pa u përmendur edhe kjo; pse gjithmonë në festa gjithë shqiptare mungojnë  mërgimtarët që vijnë nga Shqipëria?! Ata, sikur janë integruar më shumë se sa kërkohet sepse, asnjëherë nuk organizojnë manifestime kombëtare dhe shtetërore, nuk marrin pjesë në tubime gjithë shqiptare dhe, fëmijët e tyre nuk shkojnë në shkollat shqipe në Hamburg.

            Në pjesën e dytë të Festes, grupi muzikor “Jusuf Gërvalla” me këngëtaret dervish ferizi, Gani Gashi, Muhamet Nikqi Mentor Haxhiu, kënduan këngë  kushtua Flamurit, pavarësisë së Shqipërisë, Adem Jasharit, Sali Çekajt dhe këngë tjera folklorike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora