Speciale
Pajazit Hajzeri: Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeu tek autorët kroatë
E diele, 09.05.2021, 06:07 PM
Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeu tek autorët kroatë
Nga Dr.
Sc. Pajazit Hajzeri
Padyshim që figura e Gjergj Kastriotit
Skënderbeu është ajo më markantja në gjithë historinë e mesjetës së vonë dhe
asaj moderne, jo vetëm për shqiptarët por edhe për gjithë popujt e Ballkanit
Perëndimor dhe Europës Perëndimore.
Ti bësh një përshkrim figures së Gjergj
Kastrioti Skënderbeu është sa e vështirë aq edhe e lavdishme, sa madhështore aq
edhe interesante.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi në vitin e
largët 6 maj 1405 në një familje krishtere, ku në moshë të njomë rrëmbehet nga
osmanët, dhe rinin e tij e kalon në pallatet e Sulltanit në Stamboll si
mysliman. Si prijës ushtarak ai për ?do ditë i'a shton lavdin por njëkohësisht edhe territoret Perandorisë,
në luftë kundër të krishterëve.
Kthehet në Arbëri dhe i lufton myslimanët
(osmanët), bashkon të gjithë princat arbëror pa dallim religjioni për ta
luftuar të keqen që i shkaktonte
Perandoria osmane trevave arbërore, kështu që figura e tij është shumë
emblematike dhe madhështore.
Nuk ka dyshim që autorët dhe studiuesit e
mirëfillt shqiptar, figuren e Gjergj Kastrioti Skënderbeut e ngritin në stadin
më të lartë të lavdisë, por edhe studiues të tjerë nëpër botë e bënë të njëjtën
gjë.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu njihet si: ushtar
trim, strateg - prijës ushtarak, diplomat, burrë shtatas, humanist, aleat
besnik, i cili bënte luftë për paqe. Historia na njofton se 90% të luftrave
nëpër botë bëhen si rezultat i lakmisë për të pushtuar territore të të tjerëve,
ndërka? ne shqiptarët
gjithmonë kemi bërë luftë për të mbjellur trevat tona stërgjyshore dhe paqen në
Ballkan.
Me këtë rast kemi zgjedhur disa autor kroat
të cilët me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skenderbeut, figurën dhe bëmat
e tij i ngrisin po në atë nivel sa edhe vetë shqiptarët.
Figura e Heroit Kombetar qe burim i
frymëzimit për autor të ndryshëm nëpër botë, por njëkohësisht edhe autorët
kroat nuk e lënë anash këtë figure. Skënderbeu si njëri prej prijësave më të
njohur të shekullit të XV-të, që i bëri ballë zgjerimit të Perandorisë Osmane
në Ballkan, është radhitur në mesin e heronjve më të nderuar të rilindasve
kroatë. Ai do të konsiderohet si heroi më popullor i popujve të Ballkanit, i
cili luftoi jo vetëm për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar, por edhe të
popujve të tjerë të Ballkanit dhe Evropës. Pjesa më e madhe e rilindasve
kroatë, do e ngritnin lart figurën e Skënderbeut dhe luftën e tij, në veprat e
tyre letrare, por edhe në tekste historike, studime të veçanta, artikuj të
shumtë gazetash, etj. Në të, ata shohin rebelimin, qëndresën, luftën e drejtë
dhe të pakompromis kundër zgjerimit Osman në Ballkan dhe mënyrën e vetme të
kundërvënies, sepse në atë kohë, ende ishte aktuale Perandoria Osmane dhe
bashkimi kombëtar e ndërkombëtar, për një qëllim të përbashkët, lirinë dhe
ruajtjen e identitetit kombëtar! Mund të pohojmë, se figura e Skënderbeut, ka
luajtur një rol shumë pozitiv, në rrjedhat historike romantike, të zgjimit të
vetëdijes dhe ndërgjegjësimit kombëtar të popullit kroat.
Figurën e Skënderbeut tek autorët kroat e
gjejmë nëpër artikuj të historisë, në drama, poezi, proza, këngë, etj.
Nga
poetët e Dubrovnikut, të cilët flasin për Skenderbeun, do t'i përmendi vetëm
dy. Shkrimetarët e Dubrovnikut ndonjëherë Shqipërinë e quajnë edhe Skenderija,
që domethënë toka e Skenderbeut.
Ivan Gunduliq në veprën e tij “Osmani”
ceku heroizmin e Skenderbeut dhe luftërat kundër turqve në strofat e tij.
“Me ta
Gjergji Skenderbeu dëbuesi i fuqive turke nëpër botë fluturojnë të gjitha,
Kalorësia e tij në beteja vrapojn…”
Kështu
poeti i mirënjohur Ivan Gunduliq (1589-1638) duke madhështuar heroizmin e
ushtarëve të krishterë, nuk e harron edhe Gjergj Kastriotin tonë.[1]
Dubrovnikasi
i dyte të cilin do ta përmendi është Brno Gjamanji? – Zamanja (1735-1820). Ai
më parë ka qenë jezuit, dhe me pezullimin e Shoqerisë Jezuite, u bë prift dio?ezan
në Dubrovnik. Përktheu në gjuhën latine Odisejen e Homerit. Dëshironte edhe në
gjuhën kroate ta përshtaste Ilijaden dhe Odisen, mirëpo nuk e njihte mirë
gjuhën amëtare. Ai dëshmon për përhapjen e poezive popullore kroate mbi
Skenderbeun, Sibinjan Jankin dhe princin Markun, kurse si klasik është ankuar
që Kroatët nuk i madhështojnë heronjët grekë dhe trojanë.[2]
Një
kontribut të ?muar në ngritjen e figures së Skenderbeut në
popullin kroat e bëri poeti dalmatin fra
Andrija Ka?iq Mioshiq (1704-1760) françeskan, me
pesëmbëdhjetë poezi për Gjergj Kastriotin dhe mejdanet e tija. Si prift, botoi
në Venedik një manual të propedeutikës filozofike në gjuhën latine, e më vonë,
më 1756 dhe 1759 librin më të rëndësishëm dhe më të popullarizuar të tij në
prozë e poezi “Bisedat e këndeshme e popullit sllav”.[3] Kjo përmbledhje deri me
sot arriti rreth 60 botime, kurse te kroatët është libri i dytë me botime, pas
Biblës. Andreja Ka?iq Mioshiq edhe në poezinë Mejdanet e Gjergj
Kastriotit,[4]
figurën e Skënderbeut e ngrit në piedestalin më të lartë të një trimi dhe
luftëtari. Kështu që barinjët e thjeshtë kroatë dhe bujqët dëgjuan për Gjergj
Kastriotin dhe nëpermjet poezive të Ka?iqit dhe e pranuan si hero
të vetin.
Përpos
“Bisedës se këndeshme...” Ka?iqi shkruajti edhe “Korablicën”(1760),
kjo është një kronikë popullore në prozë nga zanafilla e botës deri në kohën e
autorit. Në këtë kronikë, Ka?iqi “në tregimin e shkurt
për luftën e kalorësve të Gjeregj Kastriotit, princit dhe prijësit nga
Arbanija” e përshkroi jetën e Skenderbeut. Lexuesi i cili dëshiron më tepër të
dijë për Juri Kastriotiqin i preferon që t’ju përvishet autorëve të jashtëm dhe
“disa pjesëve të Sagredes, Barlecijes, Giamarijes dhe Breshaninit e të
tjerëve”.
E në
listën e “prijësve dhe fisnikëve të popullit sllaven” Ka?iqi
shënon edhe familjen “Kastriotiq, prijësin ose princin nga Shqipëria nga ky fis
ishte Jure Kastriotiq i ashtuquajturi Skendebeg, i cili tërë kohën e jetës tij
më turq bëri luftë dhe gjdo herë fitoi (ngadhënjeu)”. [5]
Në
"Bisedat" e tija, pos gjërave tjera, Ka?iqi, ka shkruar, në dhjet
rrokshin popullor, edhe 17 vjersha me 2954 vargje për trimin legjendar shqiptar
- Skënderbeun.[6]
Në poezitë e Kaçiqit ,në mbi 700 strofa është
arritur që të krijohet, të profilizohet relativisht mirë portreti fizik, moral,
psikologjik dhe social i heroit.
Përveç portretimit të jashtëm dhe të botës së brendshme të
heroit, Kaçiqi e ka paraqitur Skenderbeun edhe si strateg të shkëlqyeshëm të
luftës, organizator të jetës ushtarake, orator dhe së fundit ndonëse mjaft
zbehtë edhe si diplomat dhe si njeri të epikës historike dhe legjendare.[7]
Ngjashëm
duke shkruar për luftëtarët, heronjët dhe mbretërit, bashkëkohësi tragjik i Ka?iqit,
fra Filish Grabovac (1697-1749) në veprën e tij “Lulëzimi i bisedës së popullit
dhe gjuhes ilirike ose kroate...” në prozë dhe në strofa foli edhe për
“shtëpinë e Kashtriotit” (familja Kastrioti).”
Për
t'i njohur me përmbajtjen e vjerrshave të Kaciqit edhe ata që nuk dinin
kroatishten, fra Emerik Paviq (1764 dhe 1768 viti i botimit) duke botuar në
Budime interpretimet e lira poetike në gjuhën latine. Paviq në gjuhen latine
sjell përmbajtjen e poezive të Ka?iqit, e nuk e përcjell në
mënyrë të këndimit. Kështu që tek ne arriti edhe poezia e tij latine “Rymtus de
Georgio Kastriotiq dicto Scandebego”. Paviq në këtë poezi këndoi në vargje të
metrikës sikur himnin “Stabat mater Dolorosa” (“Rrinte Zoja tuj lotue»), edhe
kjo mund të këndohet me të njejetën melodi.
Një
autor tjetër kroat e kemi edhe Ivan Kukuljeviq-Sakcinskit, i cili la një dorëshkrimi
që ruhet, në Arkivin e HAZU-t, është një dramë, e cila konsiderohet e
papërfunduar, ngase i mungojnë disa skena të aktit të parë, të tretë dhe të
katërt. Përkundër dëshirës së madhe që kishte, Ivan Kukuljeviq-Sakcinski, nuk
ia doli që t’i përmbahej të dhënave dhe fakteve historike, ngase një gjë të
tillë, nuk e duronte teksti letrar i dramës. Ideja për të shkruar një vepër
letrare, në formë drame, e vuri përballë vështirësive të shumta. Ishte koha kur
letërsia e Rilndjes korate luftonte me të gjitha forcat, për realizimin e
qëllimeve të caktuara politike, arsimore dhe letrare. Kërkoheshin heronj
dinjitozë antikë e mesjetarë, përmes shëmbëlltyrës së të cilëve, dëshirohej të
grishej vetëdija kombëtare, në luftë për liri dhe çlirim të përgjithshëm
kombëtar. Ky ishte njëri ndër shkaqet, që Skenderbeu gëzonte një vend të
veçantë: te krijuesit, intelektualët dhe nacionalistët kroatë. Për të do të
shkruhen vepra historike, studime historiko-letrare, do të botohen fejtone, do
të thuren poezi, tregime, drama dhe vepra muzikore, në të cilat do të tregohet
si model i pathyeshmërisë, luftës së pamposhtur dhe sakrificës së madhe, pa
marrë parasysh numrin dhe fuqinë e armikut.[8]
Dorëshkrimi
ofron një vlerë të madhe kulturore-historike, pikërisht për faktin se pasuron
bibliografinë e veprave letrare-historike, që janë shkruar në kroatisht për
Skënderbeun. Njëkohësisht është tregues real i interesimit të studiuesve dhe
krijuesve kroatë për figurën e Skenderbeut dhe historinë e popullit shqiptar
gjatë mesjetës.[9]
Mendoj
se me këtë paraqitje nuk përfundon e gjithë ato që publikuan poetët dhe
shkrimtarët kroatë për Gjergj Kastriotin Skenderbeun, mirpo është një tabllo e
mirë për të ndjekur informacionet dhe të dhënat që na paraqiten nëpër libra si
në poezi, prozë, këngë, dram, libra të historisë etj, etj, figuren e
Skënderbeut.
Skënderbeu
ishte figura më frymëzuese te rilindasit kroat, të cilët për ngritjen e
vetëdijes kombëtare për çlirimin e atdheut të tyre përdorën Skendërbeun si
prijësin, luftëtarin, diplomatin dhe strategun e pamposhtur në luftë me
Osmanët.
Një
tjetër arsye përse autorët kroat e zgjodhën Skenderbeun për shkrimet e tyre
frymëzuese ishe edhe fakti se kishin të dhëna të shumta ngase Skendërbeu kishte
marredënie diplomatike me Republikën e Raguzës, po ashtu në gojën e popullit
shqiptar ishte figura më e lartë dhe më e ndritur, kiste këngë dhe legjenda të
thurura që këndoheshin gjithandej për te, poashtu, një numër shumë i madh
arbërish kishin emigruar pas vdekjes së Skënderbeut në viset bregdetare të
Kroacisë si në Dubrovnik, Split dhe Zarë, e të cilët me vete e kishin
Skenderbeun si në këng, poezi, prozë dhe më së tepërmi në tregimet gojore gjatë
gjithë kohës në kontakt me popullatën kroate në ato vise. Prandaj, frymzimi për
autorët kroat vinte nga populli i Skënderbeut i cili kishte emigruar në viset
kroate për të mos rënë pre e pushtuesve osman vërsulur për dekada me radhë.
Përveç
autorëve kroat, figuren e Gjergj Kastriotit Skënderbeun e gjejmë edhe tek
librat e autorëve; turq, serb, malazez, italian, anglez, francez, e shumë autor
e popuj të tjerë. Padyshim që figura e Skendërbeut ishte më madhështorja për
kohën e mesjesës së vonë.
Skënderbeun,
përveç në libra historie, poezi, prozë, dramë, letërsi, e gjejmë edhe në
piktura, gravura dhe skulptura të punuara nga artist të mëdhenj gjithandej
nëpër botë.
Figura
e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe bëmat e tij janë pasqyruar prej kohësh në
vepra të pikturës, të skulpturës dhe të gravurës në vende të ndryshme të botës.
Pjesa
më e madhe e veprave me vlera artistike dhe historike, si tipare
karakteristike, japin një profil të veçantë me sy të gjallë dhe hundë
shqiponjë.
Portreti më i hershëm që njihet me Skendërbeun ndodhet në galerinë Ufici (Uffizi) të Firencës. Mendohet se është mbështetur në vizatimin të bërë drejtpërdrejtë nga natyra, të piktorit venecian Xhentile Benini. Në këtë portret, Heroi Kombëtar i shqiptarëve është paraqitur në moshë të shtyrë, si duket kur e ndërmori udhëtimin e tij të fundit në Itali në vitin 1466.[10]
Burimet dhe literatura
Jeta e re, Revistë letrare, XIX, [1967]. Rilindja, Prishtinë;
Jeta e re, Revistë letrare, I, [1968]. Rilindja, Prishtinë;
Don Frok Zefi, Skenderbeu në literature Kroate, në udhëkryq të botave, www.famulliabinqes.com
http://illyriapress.com/nder-veprat-me-te-vlefshme-te-letersise-kroate, 04/09/2013 - 2:37 AM
Skënderbeu: Një dramë e panjohur dorshkrim i
1840 në arkivin e Zagrebit,
http://floripress.blogspot.com/2013/01/skenderbeu-nje-drame-e-panjohur.html
https://www.sa-kra.ch/skenderbeuxhz.htm, shkruan: Xhelal ZEJNELI
[1] Don Frok
Zefi, Skenderbeu në literature Kroate, në udhëkryq të botave, www.famulliabinqes.com
[2] Ibid.
[3] Jeta e re, Revistë letrare, XIX, 1967, Rilindja, Prishtinë, p.1183.
[4] Jeta e re, Revistë letrare, I, 1968, Rilindja, Prishtinë, pp. 21, 24.
[5] Don Frok Zefi, op cit.
[6] Jeta e re, Revistë letrare, XIX, 1967, Rilindja, Prishtinë, p.1184.
[7] http://illyriapress.com/nder-veprat-me-te-vlefshme-te-letersise-kroate, 04/09/2013 - 2:37 AM
[8]
Skënderbeu: Një dramë e panjohur dorshkrim i
1840 në arkivin e Zagrebit,
http://floripress.blogspot.com/2013/01/skenderbeu-nje-drame-e-panjohur.html
[9] Ibid.
[10] https://www.sa-kra.ch/skenderbeuxhz.htm, shkruan: Xhelal ZEJNELI