E enjte, 25.04.2024, 10:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhafer Leci: Libri Hamit Haxhija “Nderi i Kombit”

E shtune, 08.05.2021, 04:27 PM


Libri Hamit Haxhija “Nderi i Kombit”

Nga Xhafer LECI

- Hamit Haxhija (05.01.1955 - 11.07.1990), oficer i vrarë-helmuar në ushtrinë e ish Jugosllavisë, si edhe shumë oficerë e ushtarë tjerë shqiptarë të pafajshëm, të vrarë e mbytur në forma të ndyshme, me procese të montuara!

Është një libër shumë orgjinal, i shkruar me fakte dëshmi të pamohueshme, duke e mbështetur me dokumente, nga lindja e Hamitit, shkollimi e deri në vrasjen e Tij.

Pamje nga ceremonia madhështore e varrimit dhe, promovimi i lapidarit!

- Autor: Arif Haxhija, vëlla i Hamitit, botuar në Gjakovë, 2020-, 285 faqe.

Ai shkruan shkurt, edhe për historikun, traditën atdhetare, qendresën e familjes dhe fshatit të tij, Botush e Gjakovës, gjatë shekujve në luftëra kundër pushtuesve serbo-sllavë, osmanësve...

-Në fillimvitet 1970-ta, Hamiti kishte regjistruar gjimnazin ushtarak në Beograd, me shumë shokë shqiptarë, ku ka vazhduar dhe mbarur edhe akademinë ushtarake, deri në arritjen e gradës së kapitenit të klasit të parë.

- Hamiti ka qenë oficër në garnizonin e Nishit.

Ai, si i ri kishte mësuar-frymëzuar nga filozofitë e odave shqiptare, për të kaluarën e vuajtjeve të mëdha të popullit shqiptar nga pushtues të shumtë. Si shumë atdhetarë të tjerë, edhe Hamiti kishte ndjerë dhimbje, për masakrat, vrasjet, dëbimet e dhunshme, duke bërë pastrim etnik, vuajtjet e papërshkruara të shqiptarëve të Sanxhakut, të Nishit eToplicës, 1878-1881. Pak nga ata kanë pasur fatin të mbijetojnë!

- Fillimi i vëzhgimit, ndjekjes së Hamitit, për zhdukjen e tij fizike kishte filluar, me rastin e burgosjes politike te dy vëllazërve të Hamitit, Arifit dhe Haxhisë në vitet 1980-ta dhe, më vonë me denocimin publik, të Lubisha Vishnjevac, i cili kishte vrarë, Fadil Tallën, në vitin 1998, para shtëpisë së tij dhe, kishte plagosur dy ushtarë shqiptarë, që te tre të rinj.

- Oficerët serbo-malazez, kanë dashur që oficerët dhe ushtarët shqiptarë, të denojnë demonstratat e vitit 1981. Hamiti këtë nuk e kishte  bërë atëherë, e as më 1989, kundër demonstratave për mbrojtjen e mos ndryshimit të Kushtetutës së vitit 1974, grevës së minatorëve të “ Trepçës”...

- Helmimi i 8 mijë fëmijëve shqiptarë, në mars të vitit 1990, nëpër shkolla të shqiptarëve, në krejt Kosovën, ku pati edhe viktima, ishte krim kriminal i qeverisë shoviniste serbe.

- Helmimi u shtri edhe tek individë atdhetarë shqiptarë, cilët ishin bërë halë në sytë e sigurimsave të Serbosllavisë.

- Në lidhje me helmimin e Hamitit, kishte shkruar një servil, sherbëtor i pushtuesit serb, me iniciale M.M., tek “Rilindja”, e enjte 02.08.1990.

I njëjti kishte shkruar, gënjyer edhe për vdekjen dhe varrimin e ushtarit Xhevdet Aruçi. Tani, sigurisht me porosi, kishte shkruar edhe rreth vrasjes së kapitenit Hamit Haxhija, cili mundohet ta paraqes vdekjen e Hamitit, nga sëmundja me diagnozë “Leocemi”!

Gënjeshtra e këtij shpifësi, sherbëtor i UDB-së, demantohet me dëshmi të pamohueshme në bazë të fakteve, dokumenteve, ku prej fillimit në Nish dhe Beograd  ( VMA) diagnoza ka qenë helmim i rëndë, vetëm pas vdekjes i është caktuar (fletë lëshimi) "Leokemi"

Në spitalin e Nishit ka qendrur nga data 18-22 qershor 1990.

Ndërsa në Spitalin e Akademisë Ushtarake të Mjekësisë në Beograd, qendron në repartet e helmimit, nga data 22.06.deri më 03.07.1990, duke përjetuar dhimbje të mëdha nga temperatura e lartë.

- Disa oficer të ushtrisë Jugosllave, nga Garnizoni i Gjakovës kishin ardhur me një tog ushtarak, cili duhej ti bënte formalitet sipas rregullave ushtarake ,me kundërshtim e familjes dhe masës së madhe janë detyruar të largohen.

-Autori përmend edhe vrasjet e rreth 40 ushtarëve shqiptarë, në forma të ndryshme në APJ.

Ai përmend edhe emra oficerësh, miq, shokë e vendas të Hamitit, si oficererët Islam Sadiki, zëvendës Ministrin e Mbrojtjes, Agim Mehmeti, ligjërus në Akademinë Ushtarake në Sarajevë dhe disa vende tjera si në Namibi, Irak, Libi,…me lëndën Taktika.

- Në vitin 1987 nga Gjykata Ushtarake në Sarajevë, Agim Mehmeti dënohet me 3 vjet 9 muaj burg, bashkë me të edhe grupi i shumë oficerë tjerë shqiptarë.

-Shumë falëmnderit që ma dhurove këtë libër me shumë vlerë, miku im Arif, të cilin dhimbshëm e lexova.

Autori është mërgimtar-veprimtar i hershëm dhe ish i burgosur politik, ka botuar tri vepra:

1.-Dritat e gjerdanit të lirisë kombëtare (Monografi), 2013

2.-Botusha gjatë shekujve (Monografi), 2019

3.- Hamit Haxhija “Nderi i Kombit”, 2020

Lavdi dhe nderim të përjetshëm !

Wendlingen, 08.05.2021



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora