E shtune, 20.04.2024, 12:17 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Ai zgjodhi lavdinë e atdheut të tij

E enjte, 06.05.2021, 08:44 PM


Blerim Latifi:

E kishte në duar gjithë lavdinë e fuqisë më të madhe të kohës, por ai zgjodhi lavdinë e atdheut të tij. Dhe në vend të nënshtrimit të popujve tjerë, ai zgjodhi të mbronte popullin e tij nga nënshtrimi. E dinte se një ditë forca e trupit dhe e mendjes do t'i tretej në dhe, por shembulli që do të linte pas do t'i shërbente popullit të tij për të mos hequr dorë kurrë nga ëndrra për liri.Hegeli shkruan se të vetmit heronj që u mbijetojnë shekujve, janë ata që luftojnë për kauzën e lirisë, dhe fakti se, ndërsa shekujt kalojnë, kujtimi i Skënderbeut vazhdon të jetë i gjallë e frymëzues, na e dëshmon se ai ishte një hero i tillë. Primus inter pares. I pari ndër të parët. Dje dhe sot. E sigurisht edhe nesër.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora