E merkure, 24.04.2024, 01:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Lulja jonë plot mirësi!

E marte, 04.05.2021, 05:45 PM


Bashkim Saliasi

LULJA JONË PLOT MIRËSI!

Për Ty Aura mendova

Disa vargje të kushtova.

Gjyshi Baçi, kur thërret

Zemra ime bëhet mbret.

Je e vogël, lozonjare

Gojëmbël dhe bujare.

Mbesa ime, zanë trime

Je diamant me shkëlqime.

Kur na del në telefon

Zemra jonë na gufon.

Je thesar, je flori

Mjalt i mjaltit, s’ka si Ti.

Me zërin tënd si kanarinë

E  mbushë gjithë shtëpinë.

E  ndriçon, i jep dritë

Na shtonë mallin dhe  mirësitë.

E moj Aura zemra ime

Të shikojmë na jep gëzime.

Kur zërin ta dëgjojmë

Na duket sikur fluturojmë.

Jetë të gjatë të urojmë,

Thesar je princesha jonë.

O lule plot nektar,

Zemra jote qoftë behar…

25 prill 2021



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora