E merkure, 24.04.2024, 12:59 PM (GMT+1)

Kulturë

Shefqet Dibrani: Ndërmjetësime letrare

E marte, 04.05.2021, 07:46 PM


Nga Shtëpia Botuese “Armagedoni”, doli libri: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor Shefqet Dibrani

(Nga parathënia)

Libri Ndërmjetësime letrare është një panoramë dhe një përzgjedhje shkrimesh kritike për krijimtarinë letrare të Arif Molliqit bërë nga studiues dhe kritikë të letërsisë ndër vite. Roli im në këtë libër është ndërmjetësimi në mes të asaj që ka botuar autori dhe ndërmjet atyre që kanë shkruar për veprat e tij.

Duke i përfshirë kritikat, recensionet dhe mbresat letrare në këtë libër kam arrirë ta konceptoj kritikën letrare si një ndërmjetësim letrar në mes të veprës dhe lexuesit. Edhe kritikat e përfshira këtu, edhe pse janë mbresa letrare të rastit e të çastit, pasqyrojnë vlerën e veprave dhe, së këndejmi, botëkuptimin e tyre kritik qoftë për veprën, qoftë për autorin e tyre. Pa dyshim, nëpërmjet këtyre vlerësimeve kam sajuar këtë interpretim kritik për krijimtarinë e Molliqit.

Arif Molliqi ka kultivuar me përkushtim të gjitha llojet e shkrimeve letrare ani pse, shikuar nga prizmi i vështrimeve kritike bërë për veprat e tij, sikur krijohet përshtypja se ky autor më shumë është poet dhe prozator sesa i një lloji tjetër të shkrimit. Ndërsa ne mendojmë se s’kanë mbetur mbrapa as fushat e tjera që e kanë bërë krijues më të kompletuar dhe mjaft të profilizuar.

Shkrime kritike nga: Majlinda Zorba, Mereme Llubani, Ali D. Jasiqi, Nebi Islami, Adem Gashi, Berat Dakaj, Halil Haxhosaj, Nimon Muqaj, Ndue Ukaj, Bilall Maliqi, Bukurie Bushati, Sadik Krasniqi, Dibran Demaku, Naim  Kelmendi, Shaban Cakolli, Shyqyri Fejzo, Nue Oroshi,  Albin Mehmeti, Alban H. Kodra, Adem Lushaj, Laureta Miftari, Shefqet Dibrani.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora