E premte, 24.09.2021, 12:25 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Hasan Hasanramaj: 31 vjetori i pajtimit të 124 familjeve

E hene, 03.05.2021, 05:54 PM


Tridhjetë e një - vjetori i pajtimit të 124 familjeve te  Verrat e Llukës në komunën e Deçanit

Burgjet shtëpiake i rrënuan burrat dhe trimat e kombit shqiptar ...

Ata që e shtrinë dorën e pajtimit të gjaqeve, të bashkimit, të unitetit  mbeten heronjtë të cilët i ngritën  përmendoren e historisë sonë, sepse fitoreve tona nuk ka mundur t’ua ndalë hovin  e armiqërie të e çfarëdo ngjyre. Pra, burgjet shtëpiake i rrënoi  burrëria dhe trimëria e burrave të kombit, e me këtë bota u bind  se shqiptarët janë popull i civilizuar...

Nga Hasan Hasanramaj

Fshati Llukë e Epërme në komunën e Deçanit është  një nga shtyllat e forta të historisë, vendi me i shenjtë i lavdisë së shkruar historike e kombëtare, ku trimat shqiptarë që nga vitit 1878 e deri me 1910 te Verrat e Llukës dhanë kushtrimin dhe e lidhen Besën e Madhe Shqiptare për  fillimin e luftës çlirimtare kundër pushtuesve otomanë dhe për mbrojtjen e tokave stërgjyshore nga grabitqarët serbë dhe malazias të përkrahur nga “nëna” Rusi. Ky lokalitet dhe Rrafshi i Dukagjinit në gjirin e vet ka rritur burra të kombit dhe të inteligjencës shqiptare të cilët gjatë historisë kanë dhënë kontribut të madh në rezistencën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për mbrojtjen dhe çlirimin e trojeve stërgjyshore nga pushtuesit shekullorë dhe për eliminimin e të gjitha të zezave ngado që u vinin shqiptarëve.

Katër kuvende historike të mbajtur te Verrat e Llukës i dhanë kahet dhe premisat për liri, dinjitet kombëtar, ku secili prej tyre solli nga një kryengritje kundër forcave pushtuese turke, serbe dhe malazeze, ku u dha të kuptojnë  fuqive të  mëdha së shqiptarët dinë të mbrojnë dinjitetin e vet, kur ai shkelet dhe nëpërkëmbet nga ata që pushtojnë dhe masakrojnë një popull të vogël dhe të pafajshëm, e këto ishin forcat barbare serbe dhe përkrahësit  e tyre anekënd Evropës ?! ...

Në këtë traditë janë edhe gjurmët e fshatit Llukë të Epërm të komunës së Deçanit, e cila është një nga shpatullat me të forta të historisë sonë, vendi më i shenjtë i lavdisë historike e kombëtare të shkruar mu te Verrat e fshatit Llukë të Epërme para njëqind e dhjetë vjetëve, kur trimat shqiptarë dhanë kushtrimin dhe lidhën besën për luftë çlirimtare kundër pushtuesit otoman, por edhe për mbrojtje nga rrebeshet e armiqve të tjerë. Kuvendi te Verrat e Llukës së Epërm ndjek vargun kuvendeve siç ishin Kuvendi i Arbrit dhe i Lezhës, si dhe Kuvendi  për pajtimin e gjaqeve te Verrat e Llukës, të cilët me iniciativën e Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve nisi faljen e parë të gjaqeve në fshatin Lumbardhë të komunës së Deçanit, në krye me studiuesin e folklorit tonë  të njohur dhe të nderuar, tani të ndjerin profesor Anton Çetën.

Me një maj të vitit 1990 te Verrat në fshatit Llukë të Epërme, të Deçanit, dorën e pajtimit e shtrinë njëqind e njëzet e katër familje të Kosovës.

Kuvendi Kombëtar te Verrat e Llukës përherë pati karakter pajtimi dhe ngjeshje të radhëve për t’i dalë zot këtij populli që po lëngonte nën thundrën turke dhe serbe. Në vitin 1910 aty u pritën krerët  më të njohur të fiseve dhe të krahinave shqiptare Në mesin e tyre ishin edhe këngëtarë nga të gjitha viset shqiptare, të cilët krijonin një atmosferë festive para së të shpalleshin faljet e gjaqeve dhe vendimet e tjera të Kuvendit. Me Një Maj të vitit 1990, te Verrat e Llukës së Epërm në komunën e Deçanit u tubuan mbi gjysmë milioni njerëz, të cilët atëbotë ishin të gatshëm të flijojnë jetën para tytave dhe tankeve të piromanëve serbo çetnikë.

Dorën në zemër mbajtja e kuvendeve te Verrat e Llukës  me dhjetë shkurt të viteve 1903, 1910 dhe 1990 kanë një rëndësi të veçantë historike dhe mbarëkombëtare. Në Kuvendin te Verrat e  fshatit Llukë të Epërme të komunës së Deçanit shqiptarët vendosën që t’i kundërshtojnë reformat e sulltanit. Sipas disa gazetave të huaja Kuvendi i mbajtur te Verrat e fshatit Llukë e Epërme ka qenë nën influencën e Austro-Hungarisë.

Këtë Kuvend dhe jehonën që bëri për mobilizimin e shqiptarëve në rezistencë e ka fiksuar mirë kënga popullore:

“ U mblodh Kosova bitevi

Bajraktarë dhe holi

Në Llukë të Epërm u baordi

N’ Breg të Llukës pjekën e ka ba

Krejt Shqiptaria besë ka lidhë”

Në këtë manifestim të madh popullor, si para njëzet vjetëve, edhe një herë, duhet spikatur madhështia e njeriut tonë, i cili di ta zotërojë ndjenjën e urtësisë, burrërisë dhe bashkimit. Për ta qëndisur historinë e re fshati Llukë e Epërm më Një Maj në Kosovën e lirë dhe të pavarur ishte fletë e hapur e historisë sonë në të cilën hyri populli shqiptar dhe me fjalë burrash edhe një herë dëshmoi se është i denjë për të ecur krah për krah me botën e civilizuar dhe demokratike, sepse edhe Kosova e lirë e demokratike është pjesë e një civilizimi të pranuar, të dëshmuar në thellësi të shekujve të kaluar.

Shqiptarët në këto troje nuk janë ardhacakë, por popullatë autoktonë

Pseudoshkencëtarët serbë në shkrimet e tyre në shekullin e fundit vazhdimisht shkruan se shqiptarët e Kosovës janë popull ardhacak, por këto trillime dhe shpifje të pabaza nuk kanë të bëjnë me të vërtetën. Ne shqiptaret kemi qenë ata që gjithmonë me të drejtë  vazhdimisht kërkuam formimin e shtetit të lirë demokratik, për të cilin shumë bij dhe bija të këtyre trojeve stërgjyshore dhe të këtij populli në njëqind e tridhjetë e dy vitet e fundit, dhe më parë, dhanë jetën për një Kosovë të lirë. Andaj me gjakun e dëshmorëve tanë si shtet i pavarur me hapa të sigurt po marshojmë drejt botës së qytetëruar...

Andaj të gjithë ata, të cilët  e shtrinë dhe do ta shtrijnë dorën e pajtimit të gjaqeve, të bashkimit, unitetit, janë heronjtë tanë të cilët po i ngrinin përmendore historisë, sepse fitoret tona nuk ka mundur dhe nuk do të munden t’i ndalë as koha, as armiqtë e çfarëdo ngjyre do të jenë. Pra burgjet shtëpiake në Kosovë i rrënoi burrëria dhe trimëria e burrave të mëdhenj të kombit shqiptarë. Pra, ka ardhur koha – na thanë shumë bashkëbisedues që shqiptarët në mënyrë të organizuara dhe unike, t’i dalin në pritë të keqes e cila është e pranishme në Kosovë...

“ Kur  e ngrehu fjalën Antoni plak

Lindi pajtimi s’ka më gjak

Kur e ngrehu fjalën Anton Çeta

U fal gjaku u zgjat jeta”...

  manifestimin e madh popullor që u mbajt të Verrat e Llukës me një respekt të madh u përkujtuan të gjithë ata që nuk janë fizikisht në mesin tonë. Puna e madhe e shumë profesorëve, e studenteve, e intelektualeve dhe e të tjerëve ishin dhe mbetën pjesë e aksionit të madh popullor për pajtimin e gjaqeve. Andej, sot pas dy dekadave shumë pjesëmarrës të këtij manifestimi dërguan falënderime të shumta në adresë të  gjithë atyre që kontribuuan dhe po kontribuojnë në kurorëzimin e aksionit të faljes së gjaqeve. Pra, aksioni për pajtimin e gjaqeve te Verrat e Llukës ishte një mrekulli shqiptare për pajtim, për tolerancë dhe për bashkim kombëtar. Në të gjitha kuvendet në Kosovë dhe në Shqipëri  burrat e kombit falën gjakun për hir të lirisë, të vendit dhe të popullit. Të gjithë bashkëbiseduesit tanë dërguan falënderime të përzemërta   adresë të gjithë atyre që punuan dhe e shtrinë dorën e pajtimit të gjaqeve: përjetësisht qofshin të nderuar! Qytetaret nga anët e ndryshme të Kosovës kërkojnë ndërtimin e një shoqërie të re në bazë të parimeve të lirisë, të paqes, të demokracisë, të sundimit të ligjit, të barazisë dhe të respektimit të të drejtave të njeriut e të pajtimeve  ndëretnike. Prioriteti ynë është integrimi evropian i Kosovës dhe i qytetarëve të saj. Për realizimin e parashikimeve tona kërkohet që në Kosovë më në fund të mbizotërojë uniteti i plotë i të gjithëve, pa marrë parasysh përcaktimeve partiake, fetare dhe ndërnacionale.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora