Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Varreza e Rrmajit në Shkodër në dy harta

| E hene, 03.05.2021, 05:20 PM |


Varreza e Rrmajit në Shkodër në dy harta

Nga Kastriot Dervishi

Harta bashkëlidhur tregon varrezën e Rrmajit në Shkodër sipas koordinimit të dy hartave, të vitit 1944 dhe të kohës së sotme. Krahasimi tregon se është shtuar tokë në drejtim të lumit, në pjesën lindore. Vija e kuqe tregon zgjerimin e varrezës nga lindja. Shigjeta me ngjyrë të zezë tregon drejtimin e pushkatimeve në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist. Pjesa e brendshme e varrezës është e qartë në hartën origjinale dhe nuk është përdorur për të varrosur personat e dënuar me vdekje (brenda rrethimit ka qenë edhe një tip magazine). Vetëm në vitin 1945 në Shkodër u ekzekutuan me vendim gjykate plot 66 persona. Në listën e përgjithshme të personave të këtij viti, Shkodra zë vendin e dytë pas Tiranës, e cila ka një shifër të konsiderueshme. Numri i të ekzekutuarve të vitit 1945 është shumë i lartë për një vend të vogël si Shqipëria. Është për t’u kujtuar se në vitet e regjimit fashist dënimet me vdekje të gjykatave nuk e kalojnë shifrën e 10 personave të ekzekutuar.