E enjte, 25.04.2024, 04:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Botë e çuditshme

E premte, 06.07.2007, 06:38 PM


Zbuluesi i parë i fonografit (gramafonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison, në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të shpikte një incizues diktimi për në zyrë. Fonografi kishte formë cilindri deri në vitin 1887, kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakëfonografin, i cili u zhvillua në një medium artistik.

Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SHBA, kur më 24.01.1848 një pronar i një punëtorie të drurit dhe shoku i tij zbuluan ar në Sacramento (sot Kalifornia). Një vit më vonë vërshuan mbi 80 mijë gjurmues ari, të ashtuquajtur forty niners. Në vitin 1853, numri i tyre arriti mbi 250 mijë.

Merlin Monro, ekzaktësisht Norma Jean Mortenson, e lindur më 01.06.1926, në fëmijërinë e saj ndërroi 12 familje.
 
Si antibiotik natyror kinezët përdorin kivin. Kivi e forcon sistemin e imunitetit, duke i shumuar qelizat mbrojtëse deri në dymbëdhjetë herë.
 
Ushtari japonez Teruo Nakamuro, 30 vjet pas përfundimit të luftës (u gjet në pyjet e pashkelura), nuk dinte asgjë për përfundimin e luftës.

Sikur nga ujërat e deteve dhe oqeaneve të nxirrej kripa, me të do të mbulohej e gjithë sipërfaqja e tokës sonë me një shtresë prej rreth 130 metrash.

Për herë të parë, koncepti i sinusit dhe i kosinusit në trigonometri është futur nga shkencëtari arab Batani. Tabelën e parë të sinuseve e bëri Hasan El Marakeshi më 1299-n.
 
Sinani, arkitekti i madh shqiptar (1489 1588), gjatë gjithë jetës së tij ndërtoi 355 ndërtesa apo komplekse: 81 xhami të mëdha, 50 dhoma faljeje, 62 medrese, 19 mauzoleume, 17 tregje, 3 spitale dhe 7 ujësjellës. Kryevepra e tij është xhamia Selimije e ndërtuar në vitin 1522. Në bazë të projekteve të tij ndërmjet vitit 1609 dhe 1617 u ndërtua Xhamia Blu.

Nervi optik i syrit përbëhet nga 500 mijë fije, të cilat nëse renditen njëra pas tjetrës arrijnë gjatësinë prej 60 kilometrash.

Në mjedis të hapur, kur nuk fryn erë, zëri i njeriut mund të dëgjohet 200 metra larg.
 
Në vitin 1795 një nëpunësi në Berlin i lindi ideja që shtëpitë në qytet të shënoheshin me numra, kurse emërimi i rrugëve është bërë shumë më vonë.
 
Fjalia e parë e transmetuar nëpërmjet telefonit është: "Uaston, eja këtu". Këto fjalë u thanë nga shpikësi i telefonit Aleksandër Graham Bell, i cili thirri ndihmësin e tij Uaston. Ai e mori telefonin me numër 174465 në vitin 1876.
 
Prej kohësh njerëzit kishin vënë re se krokodilët, pasi hanin gjahun e kapur, fillonin të lotonin. Kjo dukuri të linte përshtypjen se kjo kafshë qante për prenë e ngrënë. Prandaj lindi edhe shprehja "lotët e krokodilit", që personifikojnë hipokrizinë e njerëzve të ligj. E vërteta është se krokodilit nuk i vjen keq për kafshën e ngrënë, por është gjëndra e kripës ajo që prodhon lotët. Pasi krokodili ka ngrënë kafshën, fillon veprimin gjëndra e kripës, që ndalon sasinë e tepërt të kripës, e cila del jashtë në formën e pikave të lotëve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora